Ulsi Manja flet si rrallëherë për familjen/ Vajzën doja të bëja mjeke
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar ditën e s...
Rreth 15% e bizneseve në vend janë bare dhe restorante. Në vend ka rreth 13 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit.
Vetëm sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18% të të punësuarve në biznesin e vogël. Pas ulje ? ngritjeve në vitin 2020 që kaluan subjektet e shërbimit (baret, restorantet dhe klubet e natës ishin të parët që u mbyllën me shfaqjen e COVID-19 në muajin mars), me hapjen e ekonomisë deri në përfundim të verës, xhiroja e tyre arriti të rikuperohej, por duke mbetur shumë poshtë niveleve të parakrizës.
Sipas INSTAT, Indeksi i volumit, i Bar-Restorante, tregoi një rënie të fortë prej 55% në tremujorin e dytë, në periudhën e karantinës, ndërsa në të tretin dhe të katërtin, tkurrja ishte përkatësisht 25% dhe 19%.
Rënia e xhiros te bizneset e shërbimit të pijeve dhe ushqimeve ka vazhduar edhe në muajt e parë të 2021. Sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve, Restoranteve dhe Klubeve z. Enri Jahaj, arsyet kryesore janë rënia e konsumit dhe kufizimi i orarit të lëvizjes deri në orën 20:00.
?Xhiroja e restoranteve është e bazuar vetëm me punën që bëhet në drekë. Pas orës 18:00, të gjithë njerëzit vrapojnë për të shkuar në shtëpi. Me këtë fashë frekuentimi, xhiroja e restoranteve është reduktuar me 50%, ndërsa ajo e bareve dhe kafeneve, 40%. Te baret po ndihet më shumë kufizimi i orarit për konsumin e pijeve alkoolike. Njerëzit i frekuentojnë më shumë baret për pije alkoolike, pas punës dhe në orët e mbrëmjes. Sipas të dhënave zyrtare, rënia e konsumit është reflektuar edhe te tkurrja e importit të alkoolit.
Në anën tjetër, te shpenzimet e konsumatorit ka ndikuar edhe pasiguria e krijuar nga COVID-19. Nëse nga jashtë vërehet se frekuentimi i bareve është i lartë, brenda konsumi është i ulët. Shifrat zyrtare dhe operatorët e kafesë konfirmojnë rënien e importit. Pjesa më e goditur janë klubet e natës, pasi edhe pse janë të mbyllur prej një viti vazhdojnë të paguajnë dritat dhe ujin?.
Kriza nga COVID-19, përveç riskut për falimentime të këtyre strukturave, po favorizon lulëzimin e skemave të pastrimit të parave. Shoqata e Bareve e Restoranteve pohon se mjediset e bareve dhe restoranteve që lirohen nga falimentimi për shkak të pandemisë, po riinvestohen nga të tjerë për pastrimin e parave.
?Çdo ditë mbyllen biznese dhe hapen të reja në struktura të gatshme të bareve dhe restoranteve që merren me qira, në shumë raste, nga persona që duan të riciklojnë paratë (kjo është periudha më e mirë e pastrimit të parave, pasi jemi në prag të zgjedhjeve elektorale dhe mungon kontrolli nga institucionet shtetërore). Hapja e këtyre strukturave të reja nuk është domethënëse dhe mendoj se nuk do ta përmirësojnë gjendjen e sektorit. Rreth 30% e bizneseve ndodhen në zonën gri që mbyllen dhe më pas hapen, pasi merren me qira?, nënvizoi z. Jahaj.
Parashikimet e Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve nuk janë optimiste edhe me nisjen e sezonit turistik. Shpresa e vetme për rritje të xhiros mbetet te vaksinimi. ?Shumë shtete të Europës kanë subvencionuar me para strukturat e shërbimit, sepse të gjithë po përgatiten të hapen në muajin qershor. Ne, edhe këtë sezon do të nisim pa subvencionim dhe pa mbështetje konkrete nga shteti. Nëse 30-40% e popullsisë nuk vaksinohet, xhiroja në këto struktura edhe për këtë verë do të ketë rënie?./Monitor
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar ditën e s...
Ekonomia shqiptare po përballet me vështirësi e sfida të shu...
Turizmi ka qenë sektori më i goditur në vitin 2020. Pandemia...
Ndonëse 2020-a ishte një vit, kur udhëtimet u bllokuan që ng...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklar...
Pandemia e Covid-19 ka ndikuar ndjeshëm në aktivitetin e biz...
Sezoni pranveror i turizmit në Shqipëri pothuajse është djeg...
Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të ...
Ndryshe nga industria, që në pjesën më të madhe shënuan një ...
Konsumi u rimëkëmb në tremujorin e fundit të vitit, për herë...
Imagjinata e kryeministrit arriti maja të tjera këtë të hënë...
Pjesmarrja dhe fitimi i një gare publike duket se është kthy...
Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë e shohin me...
Pjesa e Shqiptarëve që mbajnë euro cash është rritur vitet e...
Të menaxhosh një biznes, sidomos të vogël sa vjen e po bëhet...
Pandemia e Covid-19 ka hyrë në një fazë intensive në vendin ...
Kriza pandemike nxori të papunë 43, 00 persona në vitin 2020...
Regjimi komunist në Shqipëri e shkatërroi pronën private thu...
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) përllogarit se Shqipë...
Viti 2021, edhe pse pritet të jetë më i mirë se ai që lamë p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...