Mungesa e transparencës/ Bizneset amerikane: Të fitosh një tender, mision i pamundur
Pjesmarrja dhe fitimi i një gare publike duket se është kthy...
Imagjinata e kryeministrit arriti maja të tjera këtë të hënë. Duke shpalosur premtimet elektorale të mandatit të tretë, zoti Rama e shpalli veten si armikun më të madh të oligarkëve. Sipas Ramës, në tetë vjet përmes taksës progresive, qeveria e tij u ka marrë mbi 1 miliardë euro taksa oligarkëve dhe u ka falur po 1 miliardë euro qytetarëve të thjeshtë. Pra morali i fabulës është i qartë. Kjo qeveri punon për qytetarët dhe jo për oligarkët.
Por teksa kryeministri, përpiqet të bindë qytetarët për miliardat që kanë paguar oligarkët, dikush duhet t?i bëjë disa pyetje.
Sa është tatimi mbi dividentin që ka paguar dhe do të paguajë për të gjithë jeteëgjatësinë e kontratës koncesionare, inceneratori 400 milionë eurosh i Tiranës?
Sa është tatimi mbi dividentin që kanë paguar ose do të paguajnë me radhë, koncesioni i laboratorëve, ai i dializës dhe të gjithë koncesionarët e regjistruar në Hollandë?
Nëse kryeministri nuk i di përgjigjet, mund të konsultojë stafin. Dhe përgjigja që do i japin është zero. Për shkak të një marrëveshjeje absurde për taksimin e dyfishtë, kompanitë e regjistruara në Hollandë, nuk paguajnë asnjë lek tatim mbi dividentin në Shqipëri, oavarësisht se këtu fitojnë qindra milionë euro në vit. Dhe kjo është arsyeja se pse të gjitha guackat e koncesioneve të qeverisë, mbijnë në Hollandë.
Kjo është një nga gropat më të mëdha të evazionit në Shqipëri, që grabit qindra milionë euro në vit. Tani, meqë kryeministri ka qejf të bëjë llogari se sa shumë taksa u ka marrë oligarkëve dhe se sa shumë u ka falur qytetarëve, ta ilustrojmë me një shembull të thjeshtë.
Unë punoj në një biznes privat. Me pagën që kam, qeveria më merr automatikisht 17 për qind si tatim efektiv mbi të ardhurat. Vetëm tatim mbi të ardhurat, pa përfshirë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore.
Por janë dhe dy Klodianë të tjerë, që kryeministri i njeh mirë. Ndryshe nga unë, këta nuk punojnë me rrogë, por kanë kompani në Hollandë dhe bëjnë biznes koncesionesh me qeverinë e kryeministrit. Vitin e kaluar, të dy këta fituan miliona euro dhe formalisht paguan vetëm 15 për qind tatim mbi fitimin. Formalisht 15 për qind, ndërsa realisht më pak se 10 për qind. Gati dy herë më pak se unë.
Ky është sistemi tatimor i ndershëm i kryeministrit që bërtet se ka taksuar oligarkët. Por sic ka thënë dhe Orëelli, jo të gjithë Klodianët janë njësoj. Klodianët e qeverisë, fitojnë miliona euro në vit dhe paguajnë zero taksa.
Gropa e evazionit të koncesioneve hollandeze, qëndron e hapur me bekimin e qeverisë. Kjo është një vjedhje e pastër shtetërore. Qeveria shqiptare mund të justifikohet se rinegocimi i marrëveshjes për shmangien e taksimit të dyfishtë me Hollandën është i vështirë. Por qeverinë dhe kryeministrin nuk e pengon asgjë, që të ndalojnë me ligj regjistrimin e kompanive koncesionare në Hollandë apo Zvicër. Aq më tepër, kryeministrin nuk e ndal askush, që të përjashtojë nga tenderat dhe prokurimet publike, të gjitha kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale.
Ndoshta, atëherë përrallat e kryeministrit, që pretendon se ka taksuar oligarkët do të duken më bindëse. Sot realiteti është ky. Qeveria e Shqipërisë takson më shumë rrogëtaret se sa oligarkët e koncesioneve.
Pjesmarrja dhe fitimi i një gare publike duket se është kthy...
Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë e shohin me...
Pjesa e Shqiptarëve që mbajnë euro cash është rritur vitet e...
Të menaxhosh një biznes, sidomos të vogël sa vjen e po bëhet...
Pandemia e Covid-19 ka hyrë në një fazë intensive në vendin ...
Kriza pandemike nxori të papunë 43, 00 persona në vitin 2020...
Regjimi komunist në Shqipëri e shkatërroi pronën private thu...
Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) përllogarit se Shqipë...
Viti 2021, edhe pse pritet të jetë më i mirë se ai që lamë p...
Teksa shumë sektorë të ekonomisë u futën në ngërç nga pandem...
Qeveria shqiptare ka kërkuar edhe 30.2 milionë dollarë hua p...
Huaja informale jashtë institucioneve huadhënese është një f...
Puna në bankë ose në sigurime sjell sot në vend shpërblimin ...
Mjeku i njohur gjinekolog Halim Kosova është i ftuar mbrëmje...
Qeveria shqiptare ka kërkuar që projekti për modernizimin e ...
Shqiptarët duhet të punojnë 5 orë e 22 minuta për të paguar ...
Edhe para Covid-19, klubet e natës ishin në vështirësi. Pand...
Euro mbetet monedha më e lirë për të marrë kredi nga familje...
Shitjet online u revolucionarizuan gjatë pandemisë Covid-19,...
Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...