Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Teksa shumë sektorë të ekonomisë u futën në ngërç nga pandemia Covid -19, eksportet e prodhimeve bujqësore kanë pasur rritje të ndjeshme përgjatë vitit 2020, tendencë, që ka vijuar me ritme të larta edhe ketë vit.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në muajin janar 2021 eksporti i zarzavateve dhe frutave u rrit me 102 për qind në raport me një vit më parë. Në janar 2021 eksportet totale të këtij grupi arritën vlerën e 451 milionë lekëve nga 203 milionë lekë që ishin në janar 2020. Zakonisht muaji janar është i dobët në eksportin e prodhimeve bujqësore pasi përfundon prodhimi sezonal. Por këtë vit burimet nga tregu pohojnë se ka pësuar rritje eksporti i perimeve të dimrit si preshit dhe lakrës në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas ekspertëve nxitja e eksporteve bujqësore më shumë se sa nga prodhimi në fushë po vjen nga përmirësimi i zinxhirëve të tregtisë dhe eksportit.
Gjatë vitit 2020 eksportet e frutave dhe perimeve të prodhuara në vend arritën vlerën e 10,4 miliardë lekëve ose 84 milionë eurove.
Të dhënat nga tregu bëjnë me dije se rritja e shitjeve erdhi si pasojë e një sezoni më të mbarë prodhimi sidomos nga kushtet me të favorshme të motit.
Vlerën më të madhe të eksportit e shënuan zarzavatet me rreth 7.8 miliardë lekë të përfaqësuara nga rritja e kontratave me jashtë për shitjen e domates. Eksporti i zarzavateve në veçanti shënoi 7.8 miliardë lekë ose 63 milionë euro me një rritje 5,3 për qind në raport me një vit më pare.
Baza e eksporteve të frutave dhe perimeve është zgjeruar dukshëm gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Vlera e tyre është katërfishuar nga viti 2013, ku vlera e tyre ishte 2,8 miliardë lekë, duke arritur vlerën e 10.4 miliardë lekëve në vitin 2019.
Shkak për këtë rritje më së shumti janë faktorët gjeografike të cilët mundësojnë prodhimin më të hershëm të frutave dhe perimeve nga vendi ynë.
Por megjithë këtë, rritje Shqipëria mbetet e fundit në rajon për volumin e prodhimeve bujqësore dhe se ende është një vend që ende importon fruta dhe prime për nevoja të konsumit të brendshëm.
Të dhënat tregojnë se vitin e kaluar janë importuar 9.4 miliardë lekë ose rreth 77 milionë euro fruta dhe zarzavate nga jashtë vendit. Kjo vlerë përben 90 për qind të vlerës së eksportit të këtyre produkteve.
Vlerën më të lartë të importit e shënojnë frutat. Më 2019 u importuan gjithsej 6,8 miliardë lekë. Në tregtinë e frutave me jashtë Shqipëria është deficitare, pasi importon 6,8 miliardë lekë ose gati tre herë më shumë se eksporton.
Shqipëria është suficitare në tregtinë e perimeve dhe zarzavateve pasi eksporton 7,8 miliardë lekë dhe importon 2,5 miliardë lekë në vitin 2020./Monitor
Qeveria shqiptare ka kërkuar edhe 30.2 milionë dollarë hua p...
Huaja informale jashtë institucioneve huadhënese është një f...
Puna në bankë ose në sigurime sjell sot në vend shpërblimin ...
Mjeku i njohur gjinekolog Halim Kosova është i ftuar mbrëmje...
Qeveria shqiptare ka kërkuar që projekti për modernizimin e ...
Shqiptarët duhet të punojnë 5 orë e 22 minuta për të paguar ...
Edhe para Covid-19, klubet e natës ishin në vështirësi. Pand...
Euro mbetet monedha më e lirë për të marrë kredi nga familje...
Shitjet online u revolucionarizuan gjatë pandemisë Covid-19,...
Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata ...
Qeveria ka kryer shpenzimet kapitale faktike prej 91,2 milia...
Pas përjashtimit nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në import, t...
Pandemia i dha zhvillim të pazakontë tregtisë online. Mbi 20...
Në pesë vitet e fundit 2015-2020 turizmi dhe bujqësia janë s...
Kufizimi i qarkullimit në doganën e Kapshticës për shkak të ...
Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtim...
Lufta ndaj informalitetit gjatë vitit 2021 do të kalojë në n...
Bashkëthemeluesja e Lëvizjes për Ndryshim Melisa Braci ka bë...
Deficiti buxhetor, apo diferenca mes shpenzimeve dhe të ardh...
Në fund të vitit 2020, jashtë sistemit bankar qarkullonin 34...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...