Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të organizuara virtualisht.
Guvernatori Sejko zhvilloi takime me drejtues të të këtyre institucioneve dhe mori pjesë gjithashtu edhe në seancën plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së si dhe në takimin e Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Tema kryesore e diskutimit të këtyre takimeve ishte ndikimi i pandemisë në ecurinë e ekonomisë shqiptare, zhvillimet në sistemin financiar e bankar, si dhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë në të ardhmen.
Guvernatori Sejko tha se, fluksi pozitiv i kreditimit të ekonomisë ka qenë thelbësor në zbutjen dhe përballimin e nevojave financiare të biznesit, ndërsa theksoi se, si sektori publik, edhe ai privat kanë ruajtur aksesin në tregjet financiare ndërkombëtare. Guvernatori Sejko prezantoi masat e marra nga Banka e Shqipërisë si përgjigje e goditjes së krijuar nga pandemia dhe shtoi se progresi i vaksinimit të popullsisë jep shpresë për rikthimin e situatës në normalitet gjatë vitit 2021.
?Këto zhvillime rritin gjasat e rikuperimit gradual por të vazhdueshëm të aktivitetit ekonomik në horizontin afatmesëm. Sidoqoftë, përllogaritjet e parashikimeve makroekonomike janë të varura veçanërisht nga kohëzgjatja e pandemisë,? tha Sejko.
Guvernatori u shpreh se që nga fillimi i pandemisë sektori bankar ka vijuar pa asnjë ndërprerje aktivitetin normal dhe ka qëndruar i gatshëm të japë kontributin e nevojshëm për përballimin dhe tejkalimin e situatës së krijuar. Ai shtoi se aktualisht sistemi paraqitet me tregues të mirë financiarë, si dhe me një nivel të mirë kapitalizimi dhe likuiditeti. Rritja e kreditimit ka vazhduar, duke ndihmuar kështu me likuiditet bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme, si dhe mbështetur vijimin e investimeve, ndërkohë që cilësia e portofolit ka vijuar të jetë e qëndrueshme, ku raporti i kredive me probleme është aktualisht në nivelin 8.15%.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore vlerësuan se qëndrimi i politikës monetare ka qenë dhe mbetet i përshtatshëm, duke ofruar stimujt e nevojshëm për nxitjen e rritjes ekonomike. Ata shtuan se politikëbërësit duhet t?i kushtojnë një rëndësi të veçantë periudhës së tranzicionit të post pandemisë, duke i përshtatur politikat e tyre makroekonomike në mënyrë që të sigurohet dhe garantohet stabiliteti makroekonomik, qëndrueshmëria dhe rimëkëmbja graduale e ekonomisë.
Në deklaratën për shtyp të Komitetit Monetar Financiar të FMN-së thuhet se ekonomia globale u rimëkëmb nga kriza me ritëm më të shpejtë sesa pritej në tetorin e vitit të kaluar, falë një përgjigjeje të jashtëzakonshme të politikave dhe progresit të shpejtë në zhvillimin e vaksinës. Megjithatë, parashikimet për rimëkëmbjen ekonomike ende mbartin shkallë të lartë pasigurie dhe ndryshojnë si në nivel vendor ashtu edhe ndërmjet vendeve, për shkak të hapësirave jo të njëjta për zbatimin e politikave individuale, strukturave dhe ngurtësive të ndryshme ekonomike, brishtësive paraekzistuese dhe aksesit jo të njëjtë në vaksina. Komiteti paralajmëron se brishtësitë e konsiderueshme financiare mund të sjellin rreziqe, të cilat mund të çojnë në shtrëngim më të shpejtë të kushteve financiare në nivel global./Monitor
Aeroporti i Rinasit u prek nga fenomeni global i reduktimit ...
Grup-moshat më të vjetra të popullsisë janë më pak të ekspoz...
Jetëgjatësia e pritshme për një të sapolindur është rritur n...
Ekonomia shqiptare ka pasur ecuri më të mirë sesa pritej në ...
Të gjitha valutat e huaja kanë shënuar rënie në tregun e bre...
Afera e inceneratorëve mund të konsiderohet si afera më e ma...
Shkodra, Lezha dhe Vlora panë rritjen më të madhe të normës ...
Nga viti 2010 në vitin 2019, numri i hoteleve, bareve dhe re...
Në kulmin e pandemisë dhe nën ethet e fushatës elektorale pë...
Pandemia COVID-19 do të mbahet mend në histori si një ndër k...
Në vitin më të keq, që pas 1997-s, ekonomia ka humbur rreth ...
Duke nisur nga 1 prilli pensionistët do të kenë një rritje m...
Ekonomia shqiptare ra me 3.31% në vitin pandemik 2020, shumë...
Transporti urban në Tiranë përveç rënies të fluksit të pasag...
Bashkimi Evropian përmes prgramit IPARD do të mbështes ferme...
Pandemia Covid -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës d...
Pandemia e Covid-19 si kudo tjetër edhe në Kosovë ka shkaktu...
Rreth 15% e bizneseve në vend janë bare dhe restorante. Në v...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar ditën e s...
Ekonomia shqiptare po përballet me vështirësi e sfida të shu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...