web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 “25 Prilli segmenti më i bukur i rrugëtimit tonë”/ Niko Peleshi thirrje qytetarëve

21 Prill 2021, 15:14, Politikë CNA

Drejtuesi politik i Korçës Niko Peleshi nën qeverisjen e PS-së nëpërmjet rrjeteve sociale ka publikuar një video ku tregon të ndryshimet që ka pësuar ky qyetet nën qeverisjen e tij.

Peleshi ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen bashkë në këtë mision për Korçën dhe për fëmijët. Sipas tij, mandati që fillon në 25 Prill është segmenti më i bukur i rrugëtimit që qyteti i Korçës ka ndjekur pasi është segmenti i ekonomisë dhe projekteve të mëdha të punësimit dhe mundësive të jashtëzakonshme për të rinjtë.

Peleshi u shpreh se Korça ka vrapur gjithmonë pa u ndalur për të arritur projekte të mëdha të cilat i dhanë këtij qyteti standartin Europian.

?Të dashur qytetarë, banor në qytet apo në fshat në Korcëë, Pogradec, Kolonjë, Devoll, Maliq apo Bustec. Mjekë, mësues, sipërmarrës dhe punëtorë, studentë, vajza e djem , gra e burra, prindër, gjyshe e gjyshër, veteran e pasardhës. Kemi vrapuar plot entuziazëm së bashku për të arritur në këtë stuacion të udhëtimin tonë të pandalshëm. Kemi përballur shumë sfida dhe kemi fituar shumë beteja së bashku. Qyteti i Korçës është prova dhe modeli i qasjes sonë për zhvillimin. Ne do ta çojmë më tej atë që kemi arritur gjatë këtyre viteve ku kemi treguar se transformimi vjen nga puna  e palodhur dhe dashuria për vendin. Korça vrapoi, vrapoi pa u ndalour këto vite dhe ne ja dolëm të realizonim projekte të mëdha të cilat i dhanë standardin e një qyteti Europian. E bënë atë qytetin më të jetueshëm në Shqipëri, në destinacionin e preferuar të mijërave turistëve vendas dhe të huaj. Çdo hap që kemi hedhur në këto vite, çdo projekt dhe investim kanë vlerë sidomos falë qytetarisë tuaj. Sot së bashku jemi pranë endrrës sonë për zhvillimin e rajonit tonë si një i vetëm. Modeli. Reparti i qytetit të Korçës do të shtrihet në projekte dhe investime të mëdha në të gjitha qytetet dhe fshatrat e qarkut. Mandati i ri që fillon në 25 Prill është segmenti më i bukur i rrugëtimit tonë. Është segmenti i ekonomisë dhe projekteve të mëdha të punësimit dhe mundësive të jashtëzakonshme për të rinjtë. Korça qendër tregëtare e teknologjive të reja e inovacionit dhe industrive kreative do të jetësohet në vitet e punës së këtij mandati. Ndaj këto vite do të mbahen mend gjatë në historinë tonë të përbashkët. Le të bëhemi bashkë në këtë mision fisnik për Korçën tonë për fëmijët tanë?, u shpreh Peleshi./CNA.al





Lajmet e fundit nga