web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dorëhiqet këshilltari i Metës për Çështjet e Emergjencave Civile

16 Shkurt 2021, 12:17, Politikë CNA

Dorëhiqet nga detyra Këshilltari i presidentit Ilir Meta, për Çështjet e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Meta përmes një postimi në rrjetet sociale. Prençi është dorëhequr për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

?Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.
E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite. Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen?,shkruan Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga