web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këlliçi ķërcënon Veliajn/ Uroj ta shohë dritën e diellit me orar të kufizuar

15 Shkurt 2021, 21:37, Politikë CNA

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka sulmuar ashpër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Këlliçi tha mbrëmjen e sotme se uron që Veliaj ta shohë dritën e diellit me orar të kufizuar.

Demokrati deklaroi në emisionin ?Log? se kryebashkiaku i Tiranës e ka bërë kryeqytetin të pabanueshëm.

?Të rinjtë do godasin modelin më të keq të një të riu që ka hyrë në politikë sot, do godasin kryetarin e Bashkisë në Tiranë. Unë uroj që dritën e diellit ai ta shohë me orar të kufizuar. Pse? Sepse Tiranën ai e ka bërë të pabanueshme. Tirana sot është e ka mbytur nga smogu, nga trafiku. Sot është që Tirana të jetë një qytet për të rinjtë, që të paguajnë një qira normale, që të jetojnë në këtë qytet, që të zhvillojnë jetën në këtë qytet.

Do shembet Radio Tirana, e kanë lënë të degradohet pikërisht për ta shembur. Në plan kanë për të prishur Teatrin e Kukullave, në plan kanë për të prishur edhe Teatrin e Operas dhe Baletit, për të cilin logon e morën copy-paste para katër dtësh dhe kishin paguar 18 milionë lekë?, theksoi kreu i FRPD-së./ CNA.al





Lajmet e fundit nga