Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Rusia thotë se duhet të jetë e gatshme të përgjigjet nëse Bashkimi Evropian vendos sanksione të ashpra mbi të për arrestimin dhe burgosjen e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny.
Duke folur para gazetarëve të premten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska duhet të jetë e përgatitur të zëvendësojë çdo pjesë të infrastrukturës së saj të rëndësishme me elementët e nevojshëm për t’iu kundërvënë vështirësive me të cilat Rusia do të përballet nëse ndaj saj vendosen sanksione.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në një intervistë për kanalin Soloviev Live në YouTube më herët të premten se Moska është e gatshme të ndërpresë lidhjet me Bashkimin Evropian nëse blloku prej 27 vendesh anëtare vendos sanksione të ashpra ekonomike ndaj Rusisë.
Zoti Lavrov tha se vendi i tij do të kundërpërgjigjej nëse “përsëri shohim sanksione të imponuara në disa sektorë që krijojnë rreziqe për ekonominë tonë, përfshirë në sferat më të ndjeshme”, duke shtuar se rusët “nuk duan të izolohen nga jeta globale, por duhet të jenë të gatshëm për këtë. Nëse doni paqe, atëherë përgatituni për luftë”, tha zoti Lavrov.
Sanksionet e mundshme do të jenë ndalimet e udhëtimit dhe ngrirja e pasurive të bashkëpunëtorëve të Presidentit Vladimir Putin, që mund të vendosen qysh këtë muaj pasi Franca dhe Gjermania treguan se ishin të gatshme për masa ndaj Rusisë.
Presioni për sanksione është intensifikuar pasi Moska dëboi diplomatët gjermanë, polakë dhe suedezë javën e kaluar pa informuar shefin e politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, i cili ishte në Moskë për një vizitë.
Navalni, 44 vjeç, doli përsëri përpara gjykatës të premten për shkak të pretendimeve se ka bërë një deklaratë nënçmuese për një veteran të Luftës së Dytë Botërore vitin e kaluar.
Seanca vjen pasi gjykata urdhëroi Navalnin muajin e kaluar të vuante 2 vjet e gjysmë burg nën pretekstin e shkeljes së një dënimi me kusht ndërsa po shërohej në Gjermani nga një sulm në Rusi me agjent helmues.
Ndërkohë, ka njoftime të pakonfirmuara se bashkëshortja e Navalnit, Yulia, është larguar nga Rusia për në Gjermani.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax dhe e përditshmja gjermane Der Spiegel njoftuan për largimin e saj, duke cituar burime të paidentifikuara.
Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS, avokatët e Navalnit nuk mund të konfirmonin largimin e saj dhe thanë se nuk kishin asnjë informacion në lidhje me të./ VOA
Në emisionin e fundit para zgjedhjeve në Kosovë Balkan Talks...
Senatorët mbeten të ndarë në pikëpamjet e tyre rreth gjykimi...
Qeveria gjermane vendosi t’i zgjasë sërish masat kufizuese t...
Të paktën nëntë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksid...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 6 humbje jet...
Avokatët e ish-presidentit Donald Trump thanë se u duhet vet...
Kancelarja gjermane Angela Merkel foli të enjten në Bundesta...
Presidenti Biden të enjten kritikoi programin e vaksinimit k...
Serbia mund të ketë kapacitete për të prodhuar vaksinën ruse...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare këng...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti ...
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian i doli në mbr...
Qeveria në Kosovë është duke e mbajtur një mbledhje online d...
Ndërsa bota po bën përpjekje për t’i dhënë fund nacionalizmi...
Pas disa orësh negociata, Kancelarja Angela Merkel dhe udhëh...
Prokurorët në Qarkun Fulton të shtetit Xhorxhia kanë filluar...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbesin të ndara lidhur ...
Kancelaria gjermane dhe udhëheqësit e shtetit zhvilluan ditë...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ...
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar planin për ri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...