Gjermania shtyn kufizimin e koronavirusit deri në 7 Mars/ Lehtësohen disa rregulla
Pas disa orësh negociata, Kancelarja Angela Merkel dhe udhëh...
Ndërsa bota po bën përpjekje për t’i dhënë fund nacionalizmit të vaksinimit, në Ballkanin Perëndimor ka nisur turizmi i vaksinimit.
Ku mbarojnë konsideratat gjeopolitike dhe ku fillon shqetësimi për shëndetin e qytetarëve? Shumë qytetarë në vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë bërë këtë pyetje kohët e fundit ndërsa janë duke parë pafuqishëm se si në vendet fqinjë dhe më tej ka nisur vaksinimi në masë kundër koronës.
Për shumë qytetarë të Ballkanit Perëndimor që kanë kaluar dekada të izoluar pas Perdes së Hekurt duke diskutuar me forcë se cili ka më shumë bomba atomike, SHBA apo Bashkimi Sovjetik, cili do të humbiste në rast të një lufte të mundshme, kriza aktuale me vaksinën kundër koronës ka ngjallur një ndjenjë të çuditshme déjá vu.
Për momentin ka mosmarrëveshje se cila është më e mirë vaksina perëndimore apo ajo kineze dhe nëse aleatët në SHBA ose BE do të zemëroheshin, nëse të paktën për momentin ndonjë nga vendet e Ballkanit do t’i drejtohej Moskës ose Pekinit. Debati është natyrisht i një natyre thjesht teorike, sepse në praktikë shumica e rajonit i ka parë vaksinat po aq pak, sa dhe bombat atomike dikur. Në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnjë dhe Kosovë nuk ka nisur ende vaksinimi dhe nuk ka ndonjë të dhënë të saktë, se kur mund të pritet kjo.
Asnjë nga këto vende nuk ka aktualisht ndonjë vaksinë; autoritetet vetëm premtuan që dozat e para do të mbërrinin në fund të këtij muaji. Vetëm Shqipëria ka arritur të sigurojë – në mënyrë simbolike – 2000 doza për një popullsi prej rreth 2.8 milionë banorësh.
Një përjashtim në rajon përbë Serbia, e cila bën pjesë në vendet që kryesojnë në Evropë për sa i përket numrit të qytetarëve të vaksinuar.
“Provokime ruse”
Cili është ndryshimi midis Serbisë dhe pesë vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor? Ndaj kësaj pyetjeje politikanët lokalë thonë: gjeopolitika.
“Serbia blen vaksina nga Rusia, por ne si shtet jemi të orientuar drejt BE-së,” tha Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, këtë javë.
Një këndvështrim të ngjashëm ka edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e quajti ofertën e Moskës për vaksinën ruse “Sputnik V” si “provokim”.
“Harrojeni burokracinë dhe jepni dritën jeshile për rusët dhe kinezët dhe çdo vaksinë tjetër, të gjitha janë të mirëpritura. Ju do të bini në gjunjë që t’ju sjellin vaksina!?, u bëri thirrje autoriteteve maqedonase përmes Facebookut mjekja Tatjana Gurzanova. Thirrje dramatike si kjo po dëgjohen gjithnjë e më shpesh në vendet e rajonit që nuk kanë marrë ende vaksina.
Ndërkohë Mali i Zi pret dërgesën e parë prej 50.000 dozash të vaksinës “Sputnik V” dhe ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut më në fund nënshkroi të hënën (08.02) kontratën për blerjen e 200,000 dozave nga prodhuesi kinez Synopharm.
Fakti që edhe zgjidhja e krizës së thellë shëndetësore nuk mund të ndodhte pa gjeopolitikë, vërteton shprehjen që qarkullon prej kohësh në Ballkan: “Perëndimi nuk do të na pranojë, Lindja nuk do të na lëshojë”.
Kështu megjithë vonesat prej muajsh dhe kritikat e ashpra në vend, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, e pa të udhës të justifikohej para partnerëve perëndimorë për blerjen e vaksinave kineze.
“Unë dua të konfirmoj që kemi pasur bisedime me partnerët tanë strategjikë, NATO dhe Uashingtonin, në të cilat kemi arritur në përfundimin se blerja e vaksinave nga Kina nuk është një çështje gjeopolitike, por një e drejtë sovrane e çdo shteti”, tha Zaev në një intervistë.
Turizmi i vaksinimit
Ndërkohë nacionalizmi shumë i kritikuar i vaksinimit në Ballkan po merr ngadalë tipare krejtësisht të ndryshme dhe po shndërrohet në turizëm vaksinimi që kapërcen madje ndarjet e thella historike dhe etnike tipike për rajonin. Qytetarë të Bosnjës, shqiptarë të Kosovës, apo shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi po shkojnë në Serbi me shpresën se atje mund të vaksinohen kundër virusit të rrezikshëm.
Dikush mund të mendonte se njerëzi do të kërkonin shpëtim në një nga vendet fqinje që janë anëtare të BE-së, si Greqia, Bullgaria, Rumania ose Hungaria. Por ato ose kanë mbyllur kufijtë – ose nuk kanë as për vete vaksina./DW
Pas disa orësh negociata, Kancelarja Angela Merkel dhe udhëh...
Prokurorët në Qarkun Fulton të shtetit Xhorxhia kanë filluar...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbesin të ndara lidhur ...
Kancelaria gjermane dhe udhëheqësit e shtetit zhvilluan ditë...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ...
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar planin për ri...
Policia italiane ka sekuestruar mbi 1,300 kg kokainë në port...
Koronavirusi ka shumë të ngjarë të jetë shfaqur për herë të ...
Presidenti amerikan Joe Biden tha se ndërsa gjyqi kundër par...
Analisti Baton Haxhiu thotë se Kosova ka nevojë për ndryshim...
Arrestimi dhe më pas burgosja e kritikut më të ashpër të Kre...
Dy qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fund...
Duke marrë shkas nga shifrat në rritje të rasteve me koronav...
Një grup eurodeputetësh kërkojnë largimin e shefit të politi...
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka shk...
Barak Obama ishte i famshëm gjatë presidencës së tij për shk...
Ligjvënësit amerikanë propozuan këtë muaj dy projektligje mb...
Mes shqetësimeve në rritje lidhur me efektivitetin që garant...
Maqedonia e Veriut vendosi të blejë vaksina kineze të prodhu...
Bashkimi Evropian mbrojti të hënën vizitën e diplomatit të l...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...