Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Presidenti amerikan Joe Biden tha se ndërsa gjyqi kundër paraardhësit të tij është duke u zhvilluar në Senat, ai do të përqendrohet në lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
“Nuk po e ndjek”, u përgjigj Presidenti Biden kur u pyet nga gazetarët të martën në Zyrën Ovale nëse ai po e ndiqte gjyqin kundër ish Presidentit Trump. “Kemi humbur mbi 450,000 njerëz (nga Covid-19) dhe mund të humbasim shumë më tepër nëse nuk veprojmë me vendosmëri dhe shpejtësi. Shumë fëmijë po flenë të uritur. Shumë familje nuk kanë ushqime të mjaftueshme. Ata janë në vështirësi. Kjo është puna ime. Senati ka punën e tij, dhe ata janë gati ta fillojnë atë, dhe unë jam i sigurt se ata do të veprojnë në mënyrë të duhur.”
Presidenti shtoi se ai nuk do të thotë asgjë tjetër në lidhje me gjyqin ndaj ish-presidentit Donald Trump, ndaj të cilit zoti Biden fitoi në zgjedhjet e nëntorit të kaluar.
?Ai nuk është analist politik. Ai nuk do të shprehë mendimin në lidhje me argrumentet dhe nuk do të ndjekë gjyqin në Senat?, u përgjigj Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, kur u pyet më herët gjatë ditës nga një gazetar në lidhje me zhvillimet në gjyqin historik ndaj ish-presidentit Trump që filloi të martën.
Zëdhënësja Psaki u pyet gjithashtu se si është e mundur që Presidenti aktual Biden të mos shprehte mendimin mbi atë nëse është kushtetuese që Senati të hedhë në gjyq një ish-president dhe nëse kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm për institucionin e presidencës.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë.
“Ai do të presë derisa Senati të nxjerrë konkluzionet për këtë”, tha ajo gjatë konferencës ditore për mediat në Shtëpinë e Bardhë. “Pikëpamja e tij është se ai duhet të përqendrohet aktualisht në trajtimin e nevojave të popullit amerikan, kthimin e njerëzve në punë, luftën kundër pandemisë.”
Shtëpia e Bardhë po përpiqet të përcjellë imazhin e presidentit të përqendruar në këto çështje ndërsa zhvillohet gjyqi ndaj paraardhësit të tij.
Shtëpia e Bardhë ka planifikuar vizita për zotin Biden në Departamentin e Mbrojtjes dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit këtë javë. Të martën që vjen, presidenti do të shkojë në Miluoki të Uiskonsinit, ku do të marrë pjesë në një bashkëbisedim me qytetarë.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të tij më 16 shkurt, presidenti do t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me përpjekjet e administratës së tij “për të frenuar pandeminë e koronavirusit dhe për t?i dhënë nxitje një ekonomie të trazuar”, sipas CNN-it, që do të transmetojë ngjarjen.
Rrjeti televiziv sqaroi se do të përfshijë “një audiencë vetëm me ftesa dhe në respektim të rregullave të distancimit fizik”.
Zyrtarët e administratës thonë se nuk do të kishte asnjë avantazh politik për zotin Biden, një ish-senator dhe ish-nënpresident që të angazhohej në gjyqin ndaj ish-Presidentit Trump, çka do të shihej si një lëvizje politike në fillim të presidencës së tij dhe në një kohë kur amerikanët duan që ai të përqendrohet në lehtësimin e vuajtjeve të shkaktuara nga pandemia.
Zoti Biden “ka nxjerrë deklarata të shumta që përcjellin mesazhin se ajo që bëri (ish) presidenti, fjalët e tij dhe veprimet e tij, dhe natyrisht ngjarjet e 6 janarit, ishin një kërcënim për demokracinë tonë”, tha zonja Psaki të martën./VOA
Analisti Baton Haxhiu thotë se Kosova ka nevojë për ndryshim...
Arrestimi dhe më pas burgosja e kritikut më të ashpër të Kre...
Dy qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fund...
Duke marrë shkas nga shifrat në rritje të rasteve me koronav...
Një grup eurodeputetësh kërkojnë largimin e shefit të politi...
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka shk...
Barak Obama ishte i famshëm gjatë presidencës së tij për shk...
Ligjvënësit amerikanë propozuan këtë muaj dy projektligje mb...
Mes shqetësimeve në rritje lidhur me efektivitetin që garant...
Maqedonia e Veriut vendosi të blejë vaksina kineze të prodhu...
Bashkimi Evropian mbrojti të hënën vizitën e diplomatit të l...
Këtë javë, Uashingtoni do të përballet me dy çështje të rënd...
Maqedonia e Veriut ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim m...
Katërmbëdhjetë persona në një shtëpi të moshuarish në Gjerma...
Izraeli ka nisur lehtësimin e masave kundër pandemisë derisa...
Komisioni Europian po kritikohet ashpër për porositjen me vo...
Partia Republikane e shtetit Wyoming votoi me shumicë dërrmu...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha të dielën...
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit George P. Shultz, një titan...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri thirrj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...