Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Mes shqetësimeve në rritje lidhur me efektivitetin që garanton vaksina kundër COVID-19, e prodhuar nga kompania AstraZeneca, ndaj variantit të Afrikës së Jugut, ministri britanik i Shëndetësisë tha sot se nuk ka asnjë provë që vaksina nuk parandalon vdekjet apo format e rënda të sëmundjes.
Të dielën Afrika e Jugut pezulloi fushatën e vaksinimit pasi një studim i ri zbuloi se vaksina e AstraZeneca-s është më pak efektive kundër një varianti të virusit të gjetur në këtë vend.
Sot Organizata Botërore e Shëndetësisë po zhvillon një takim në lidhje me zhvillimin e fundit në Afrikën e Jugut.
Afrika e Jugut ndaloi shpërndarjen e vaksinave të AstraZeneca-s që luftojnë COVID-19 pasi të dhënat e një studimi të ri treguan se ajo ofronte mbrojtje minimale kundër rasteve të lehta të sëmundjes të shkaktuara nga një variant dominues i koronavirusit në vend.
Lajmi ishte një goditje për Afrikën e Jugut, ndërsa vendi ka pësuar më shumë se 46,000 vdekje nga virusi prej fillimit të pandemisë.
Studiuesit e Universitetit Witwatersrand në Johanesburg dhe atij të Oksfordit thanë se vaksina e AstraZeneca siguronte nje mbrojtje minimale kundër infeksioneve të lehta apo mesatare në mesin e të rinjve të shkaktuara nga i ashtuquajturi varianti i Afrikës së Jugut. Të dhënat e studimit nuk janë shqyrtuar ende nga ekspertë të tjerë të fushës.
Por ministri britanik Edward Argar tha se studimi sugjeronte se nuk kishte prova që vaksina nuk do të ishte efektive në parandalimin e shtrimeve në spital, rasteve të rënda si dhe vdekjeve.
?Ju mund të keni parë dje gjatë një numri intervistash Profesoren Sarah Gilbert (eksperte për prodhimin e vaksinave në Universitetin e Oksfordit). Ajo nuk tha asnjë që mund të përbënte shqetësim, se vaksina nuk do të ishte efektive kundër formave të rënda të sëmundjes, shtrimeve në spital apo vdekjes nga virusi. Në të vërtetë kjo është gjëja kryesore që ne po kërkojmë të trajtojmë në këtë pikë ku ndodhemi. Ne kemi nevojë për të shpëtuar jetë, ne duhet të parandalojmë njerëzit që preken nga format e rënda të sëmundjes?, tha ai.
Ndërkohë Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran tha të hënën se ai vazhdonte ta mbështeste vaksinën e AstraZeneca, duke argumentuar se siguronte mbrojtje të mjaftueshme kundër “pothuajse të gjitha varianteve” të virusit.
Sipas tij të paktën 99 për qind e varianteve që qarkullojnë aktualisht në Francë nuk kanë asnjë ngjashmëri me atë të Afrikës së Jugut. Ministri Veran u pa tek merrte vaksinën në një nga qendrat e vaksinimi në qytetin Melun, në rajonin e Parisit.
?Po bëjmë gjithçka që mundemi, duke mobilizuar të gjithë shkencëtarët, institucionet biologjike, spitalet, autoritetet shëndetësore rajonale, për të kufizuar sa më shumë të jetë e mundur përhapjen e variantit të Afrikës së Jugut. Sot unë vazhdoj të rekomandoj që punonjësit e shëndetësisë, sikurse bëjnë të gjitha vendet evropiane, të vaksinojnë popullatën me vaksinën e AstraZeneca-s, e cila mbron ndaj te paktën 99 për qind të varianteve që qarkullojnë në të gjithë vendin”.
Ndërkohë të dielën kompania farmaceutike AstraZeneca bëri të ditur se po punonte për prodhimin e një tjetër vaksine që do të ishte më efektive kundër variantit të Afrikës së Jugut, dhe pret që të ofrojë rezultate mbi këtë çështje në vjeshtën e këtij viti./ VOA
Maqedonia e Veriut vendosi të blejë vaksina kineze të prodhu...
Bashkimi Evropian mbrojti të hënën vizitën e diplomatit të l...
Këtë javë, Uashingtoni do të përballet me dy çështje të rënd...
Maqedonia e Veriut ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim m...
Katërmbëdhjetë persona në një shtëpi të moshuarish në Gjerma...
Izraeli ka nisur lehtësimin e masave kundër pandemisë derisa...
Komisioni Europian po kritikohet ashpër për porositjen me vo...
Partia Republikane e shtetit Wyoming votoi me shumicë dërrmu...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha të dielën...
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit George P. Shultz, një titan...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri thirrj...
“A janë këta studentë apo terroristë që përpiqen të mësyjnë ...
Katër persona janë arrestuar vetëm sot pas hetimeve mbi prot...
Kuba ka njoftuar për reformë në ekonominë e saj që kontrollo...
Të paktën 157 persona janë raportuar të zhdukur e dy të tjer...
Bashkimi kombëtar me Shqipërinë është përmendur shpesh në fu...
Maqedonia e Veriut regjistron 8 viktima dhe 199 raste të rej...
Të dielën në Kosovë janë shënuar edhe 249 raste të reja me k...
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, nëpërmjet një statusi ...
Nuk ka kaluar as 30 minuta nga publikimi i telegramit të Pre...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...