Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Kancelarja gjermane Angela Merkel foli të enjten në Bundestag për të mbrojtur zgjatjen e masave kufizuese në të gjithë vendin deri në 7 Mars.
Qeveria gjermane dhe liderët rajonalë të landeve federale ranë dakord t’i zgjasin masat e kufizimit përtej 14 shkurtit, por me mundësinë e hapjes më herët”gradualisht” të shkollave dhe të kopshteve ditore si dhe të parukerive.
Çfarë tha Merkeli?
“Ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos futemi përsëri në këtë spirale eksponenciale të rritjes,” u tha Merkel deputetëve në Bundestag.
Ajo paralajmëroi gjithashtu se mutacionet e reja, të cilat janë tashmë të pranishme në Gjermani, “mund të shkatërrojnë çdo sukses” të arritur nga mbyllja për muaj me radhë. Kancelarja gjithashtu mbrojti përdorimin e niveleve të infektimit si argument për të përcaktuar se kur është e sigurt të lehtësohen masat kufizuese.
“Unë vërtet e mbështes faktin që kur bëhet fjalë për hapje dhe rihapje të mëtejshme ne kemi vendosur në bazë të këtyre mutacioneve të reja, jo që të japim data, por që të japim shkallën e infektimit,” tha ajo.
Kancelarja gjermane pranoi se bllokimi kishte shkaktuar shumë vuajtje, duke thënë: “Ky është një dimër i vështirë, si jashtë, ashtu edhe kur bëhet fjalë për jetën tonë”.
Sidoqoftë, ajo tha se qëllimi i saj ishte të shmangte një valë tjetër me shifra të infektimit jashtë kontrollit.
“Synimi im është që çdo vale të re që mund të ndodhë nëse variantet e reja të virusit bëhen dominante, të mos i japim hapësirë, nuk duhet të përfundojmë me një rritje tjetër eksponenciale me dy shifra.”
Merkel më pak nën presion për të bërë kompromise
Korrespondentja politike e DW Nina Haase që e ndoqi fjalimin theksoi se pozita e Merkel është më e lehtë nga fakti që ajo nuk po kandidon për rizgjedhje. Ajo “nuk ishte nën të njëjtin presion si politikanët e tjerë për të bërë kompromise”.
“Angela Merkel dëshironte shtrirjen maksimale të mundshme të masave aktuale të bllokimit, ajo donte që ato të zgjateshin të paktën deri në 14 mars,” tha Haase për DW.
Sidoqoftë, “ka disa kryeministra landesh që janë nën një presion shumë më të madh, sepse shumë njerëz duan heqjen e kufizimeve dhe ata do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe rajonale që do të mbahen më 14 mars.”
Data e zgjatjes së masave kufizuese deri në 7 mars ishte një “dhuratë për votuesit” pak para zgjedhjeve, tha Haase.
Si reaguan ligjvënësit e tjerë?
Karl Lauterbach, ekspert shëndetësor për Partinë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) i tha DW se ai mendonte se i duhej dhënë më shumë theks bashkëpunimit me Evropën.
“Është e pamundur që ne ta mundim këtë pandemi vetëm. Unë u habita pak që Angela Merkel nuk përmendi Evropën këtë herë,” tha ai, duke iu referuar fjalimit të kancelares në parlament.
Lauterbach paralajmëroi se në të ardhmen, Evropa duhet të vazhdojë programin aktual të vaksinimit si dhe të sigurojë vaksina të reja ose të përshtatura për të trajtuar mutacionet.
Ai i përshkroi javët në vijim si momente me rëndësi qëndrore në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. “Po të arrijmë rezultatet e duhura në tre ose katër javët e ardhshme, do të jemi në gjendje t’i kontrollojmë me të vërtetë dy muajt e ardhshëm deri në verë, kur po përgatitet shtrirja e gjerë e vaksinimit.”/DW
Presidenti Biden të enjten kritikoi programin e vaksinimit k...
Serbia mund të ketë kapacitete për të prodhuar vaksinën ruse...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare këng...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti ...
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian i doli në mbr...
Qeveria në Kosovë është duke e mbajtur një mbledhje online d...
Ndërsa bota po bën përpjekje për t’i dhënë fund nacionalizmi...
Pas disa orësh negociata, Kancelarja Angela Merkel dhe udhëh...
Prokurorët në Qarkun Fulton të shtetit Xhorxhia kanë filluar...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbesin të ndara lidhur ...
Kancelaria gjermane dhe udhëheqësit e shtetit zhvilluan ditë...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ...
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar planin për ri...
Policia italiane ka sekuestruar mbi 1,300 kg kokainë në port...
Koronavirusi ka shumë të ngjarë të jetë shfaqur për herë të ...
Presidenti amerikan Joe Biden tha se ndërsa gjyqi kundër par...
Analisti Baton Haxhiu thotë se Kosova ka nevojë për ndryshim...
Arrestimi dhe më pas burgosja e kritikut më të ashpër të Kre...
Dy qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fund...
Duke marrë shkas nga shifrat në rritje të rasteve me koronav...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...