Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Avokatët e ish-presidentit Donald Trump thanë se u duhet vetëm një ditë për të paraqitur çështjen e klientit të tyre në gjyqin para Senatit amerikan.
Avokatët e zotit Trump kanë ndërtuar strategjinë e mbrojtjes pa ndonjë dëshmi nga ish-presidenti, i cili ka refuzuar të marrë pjesë në gjyq.
Mbrojtja pason një prezantim dy-ditor nga demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që lidhën retorikën e ish presidentit Trump në tubimin e 6 janarit me veprimet e turmës që sulmoi Kapitolin menjëherë pas fjalimit të tij në përpjekje për të bllokuar çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Në një lëvizje të pazakontë të enjten, tre senatorë republikanë – Lindsey Graham nga Karolina e Jugut, Ted Cruz i Teksasit dhe Mike Lee i Jutas – të cilët shërbejnë si anëtarë të jurisë në gjyq, u takuan me avokatët e ish-presidentit Trump.
Kanali CNN njoftoi se David Schoen, një nga avokatët e Trumpit, tha se senatorët donin të siguroheshin që ekipi mbrojtës i Trumpit ishte “i njohur me procedurën” para prezantimit të së premtes.
Ish presidenti Trump njoftohet të jetë i zhgënjyer me prezantimin e avokatëve të tij –David Schoen dhe Bruce Castor – të cilët u morën në punë pasi ekipi i parë ligjor i ish-presidentit u largua pak para fillimit të gjyqit.
Prokurorët, që janë nëntë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve argumentuan të enjten se ka prova “të qarta dhe dërrmuese” që ish Trump nxiti sulmin duke dërguar një turmë të mbështetësve të tij në Kapitol muajin e kaluar për t’u përballur me ligjvënësit, ndërsa ata po çertifikonin rezultatin e fitores së demokratit Joe Biden.
Në argumentat përmbyllëse, kongresmeni Jamie Raskin nga Merilendi, u tha 100 anëtarëve të Senatit që shërbejnë si anëtarë të jurisë se duhet të përdorin “arsyetimin praktik për atë që ndodhi”.
“Është parim themelor që askush nuk mund të nxisë protesta të dhunshme” në demokracinë amerikane, tha zoti Raskin.
Avokatët e zotit Trump kanë pretenduar gjerësisht se fjalimi i tij në tubim pak para sulmit në Kapitol, në të cilin ai u kërkoi mbështetësve të tij të “luftonin fort”, ishte retorikë politike, e sanksionuar nga mbrojtja e lirisë së fjalës sipas Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane.
Një votim prej dy të tretash është i nevojshëm për ta shpallur Trumpin fajtor për një akuzë të vetme, atë të nxitjes së rebelimit duke u kërkuar qindra mbështetësve të përballen me ligjvënësit në Kapitol për të ndalur çertifikimin e fitores së presidenti Biden. Në Senatin e ndarë politikisht me 100 anëtarë, do të duhet që 17 republikanë të bashkohen me demokratët për të arritur numrin e nevojshëm të votave për ta shpallur ish presidentin fajtor.
Për momentin, duket se vetëm një pjesë e republikanëve mund të votojnë për ta dënuar zotin Trump, i vetmi president në historinë amerikane ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza.
Avokatët e Trumpit thonë se ai nuk mban asnjë përgjegjësi për sulmin në Kapitol. Senati votoi 56-44 të martën për të filluar gjyqin, duke hedhur poshtë pretendimin e avokatëve të Trumpit se ishte antikushtetuese që Senati ta gjykonte atë pasi ai tashmë ka lënë detyrën. Votimi gjithashtu dukej se sinjalizonte se pak republikanë duken të gatshëm ta dënojnë ish presidentin.
Trump u largua nga Uashingtoni disa orë përpara inaugurimit të presidentit Biden më 20 janar dhe tani jeton në rezidencën e tij në Florida./VOA
Kancelarja gjermane Angela Merkel foli të enjten në Bundesta...
Presidenti Biden të enjten kritikoi programin e vaksinimit k...
Serbia mund të ketë kapacitete për të prodhuar vaksinën ruse...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare këng...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti ...
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian i doli në mbr...
Qeveria në Kosovë është duke e mbajtur një mbledhje online d...
Ndërsa bota po bën përpjekje për t’i dhënë fund nacionalizmi...
Pas disa orësh negociata, Kancelarja Angela Merkel dhe udhëh...
Prokurorët në Qarkun Fulton të shtetit Xhorxhia kanë filluar...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian mbesin të ndara lidhur ...
Kancelaria gjermane dhe udhëheqësit e shtetit zhvilluan ditë...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ...
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar planin për ri...
Policia italiane ka sekuestruar mbi 1,300 kg kokainë në port...
Koronavirusi ka shumë të ngjarë të jetë shfaqur për herë të ...
Presidenti amerikan Joe Biden tha se ndërsa gjyqi kundër par...
Analisti Baton Haxhiu thotë se Kosova ka nevojë për ndryshim...
Arrestimi dhe më pas burgosja e kritikut më të ashpër të Kre...
Dy qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fund...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...