web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD prezantoi planin ekonomik/ Rama: Është pa shtyllë kurrizore si Basha

2 Shkurt 2021, 10:35, Aktualitet CNA

?Pa shtyllë kurrizore, njësoj si karakteri i Lulzim Bashës?, kështu e ka cilësuar Edi Rama programin ekonomik të PD-së që në thelbin e saj ka taksën e sheshtë prej 9% mbi fitimin, për pagat mbi 30 mijë lekë.

Rama tha se taksa progresive që është aplikuar nën qeverisjen e tij është më e drejta pasi kush fiton më shumë paguan më shumë, ndërkohë që premtoi një rishikim të taksimit 23% për pagat mbi 130 mijë lekë të reja. Sipas Ramës kjo nuk bëhet për efekt elektoral, edhe pse realisht premtohet vetëm 2 muaj para zgjedhjeve të Prillit.

?Është kohë e humbur që të diskutojmë propozimet e PD-së pasi në tërësinë e vetë programi është si karakteri i liderit të Partisëm i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Në parim them që ti përgjigjem pyetjes suaj, pasi është një diskutim parimor që ndaj qartësisht rrugët dhe alternativat tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, për tiu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për tiu marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak.

Kjo është pak por e sigurt, sot jemi në kushtet kur taksa jonë, që unë e quaj taksim i ndershëm, është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat qoftë në aspektin e moralit shoqëror, qoftë në aspektin e nivelit të të ardhurave për individin dhe shtetin. 23% është një keqinterpretim, natyrisht që ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit për të ardhurat personale, që të jemi më të hapur ndaj nevojës së atyre që janë jo në pjesën e sipërme fare të të ardhurave personale, por në pjesën që ju prekët.

Por kjo do të bëhet bazuar në bindjen se është koha për ta bërë, dhe e dyta pa asnjë lidhje me fushatën elektorale. Ne nuk duam që fushata të jetë një arsye për të dobësuar karakterin tonë, që është i bazuar te filozofia kush paguhet më shumë paguan më shumë, dhe kush paguhet më pak paguan më pak?, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga