web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do e marrë Pipero dozën e dytë?/ Manastirliu: Presim lajme nga mjekët që e ndjekin

2 Shkurt 2021, 09:24, Aktualitet CNA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një reagim për media ka folur për gjendjen shëndetësore të mjekut infeksionist Pëllumb Pipero dhe nëse ky i fundit duhet të marrë dozën e dytë të vaksinës ose jo.

Sipas Manastirliut, gjendja shëndetësore e tij është e mirë dhe pritet një konfirmim i mjekëve që po e ndjekin për të vendosur kur do e marr dozën e dytë.

Ministrja shtoi se vaksinimi përfshin të gjithë popullatën, por dozën e dytë fillimisht do e marrin mjekët.

?Do të vijojmë me procesin e vaksinimit. Fushata e vaksinimit vazhdon. Pritet që në javën në vijim të kemi 10 mijë doza dhe më pas 30 mijë doza. Fushata e vaksinimit është më e rëndësishme dhe është për t?u ndjekur dhe për të vijuar me vaksinimin e mjekëve dhe infemierëve. Dhe me ardhjen e dozave të tjera do të jetë edhe vaksinimi për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve.

Do të jetë një proces i kombinuar. Vijon vaksinimi për ata që marrë dozën e parë dhe për ata që kanë nevojë dhe janë në vijën e parë. Kemi vijuar punën për të bërë gati bazën logjistike. Kemi trajnuar vaksinatorët për mjekët që do të ndjekin vaksinën në Shkodër dhe Vlorë. Jemi të gatshëm që të përfshijmë edhe infermierë të tjerë.

Pipero është mirë. Është duke kaluar ditët e COVID dhe do kemi besoj shumë shpejt lajme nga mjekët që e ndjekin që deri tani më informojnë se gjendja e tij është e mirë. Për marrjen e dozës së dytë do të vendosin mjekët dhe infermierët. Vaksinimi përfshin të gjithë popullatën. Ne jemi të përgatitur. Kemi tre skenarë që i kemi bërë të ditur.

Skenari i parë është ai i 14 muaj. Skenari i dytë është 18 muaj. Skenari i tretë është 24 muaj. Ne jemi të përgatitur të vazhdojmë me skenarin e parë. ISHP sikurse ka informuar dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra për variantet dhe punën e tyre në vazhdimësi.

Deri tani nuk kemi raste të varianteve të reja të COVID. Puna është duke vazhduar. Jemi në situatë delikate?, tha ajo./CNA.al





Lajmet e fundit nga