Origjina e koronavirusit/ Ekipi i OBSH-së inspekton tregun në Wuhan
Një ekip shkencëtarësh me Organizatën Botërore të Shëndetësi...
Mbi 4,000 vetë u arrestuan në gjithë Rusinë, gjatë protestave në mbështetje të kritikut më në peshë të Kremlinit, Alexei Navalny. Protestat vijnë pas arrestimit të Navalny-t, pas rikthimit të tij nga Gjermania, ku u trajtua pas helmimit me agjent nervor. Policia i cilësoi protestat si të jashtëligjshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara dënuan dhunën ndaj protestuesve.
Policia ruse ndërpreu protestat në Moskë dhe vende tjera të Rusisë, ndërsa mbështetësit e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny dolën sërish në rrugë për të kundërshtuar arrestimin e tij, duke sfiduar të ftohtin, dhe duke mos u druajtur nga arrestimet dhe ndjekjet penale nga autoritetet shtetërore.
Bashkëpunëtorët e zotit Navalny bënë thirrje sërish për protesta gjithëkombëtare përpara procesit gjyqësor ndaj tij që pritet të fillojë të martën.
“Dua lirimin e Alexei Navalnyt, dua lirinë e vendit, dua që të kemi një jetë të mirë. Erdha sot këtu, por qendra është tërësisht e bllokuar, është e pamundur të hysh dhe është e zbrazët?, tha Mikhail, një protestues.
“Erdha për herë të parë në një protestë. Jam i lodhur nga keqërdorimi i pushtetit dhe mungesa e ligjit tek autoritetet. Asgjë nuk është qartësuar. Dua qartësi dhe ndryshim. Kjo më bëri që të vij këtu?, thotë Ivan, një protestues tjetër.
“Jam arrestuar nga policia sepse bërtita ?liri për Navalnin?. Mendoj se Aelexei Navalny u arrestua në mënyrë të paligjshme, prandaj në mënyrë paqësore po kërkoj lirimin e tij?, thotë Andrei Davydpv, protestues.
Demonstratat mbarëkombëtare pasojnë protestat e mëdha të fundajvës së shkuar që janë pjesë e një fushate për t?i bërë presion Kremilimit për lirimin e kundërshtarit kryesor të Presidentit Vladimir Putin.
Politikani opozitar u arrestua më 17 janar menjëherë pasi u kthye në Moskë nga Gjermania ku për afër pesë muaj u trajtua pas helmimit me një agjent nervor në Rusi verën e shkuar. Ai akuzoi zotin Putin se urdhëroi vrasjen e tij, gjë që është mohuar nga Kremlini.
Vetëm në Moskë policia arrestoi të paktën 100 persona në tubimin që u zhvillua nën prani të madhe policore. Mbi 500 protestues të tjerë u arrestuan të dielën në Shën Petersburg.
Autoritetet thanë se protestat janë të jashtëligjshme meqenëse nuk u autorizuan, duke paralajmëruar ndalimin e tyre dhe duke arsyetuar vendimin edhe me rrezikun e shpërndarjes së koronavirusit.
Policia e Moskës njoftoi mbylljen e shtatë stacioneve të metrosë dhe kufizoi lëvizjen e këmbësorëve në qendër të qytetit.
Në qytetin lindor Vladivostok, policia pengoi protestuesit të hynin qendër të qytetit, duke i detyruar ata të zhvendosen në shetitoren pranë lumit të ngrirë Amur.
Dhjetëra protestues u grumbulluan edhe në lindje të qytetit siberik Yakutsk, përkundër temperaturave prej -42 gradë Celsius.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar me forcë arrestimin e zotit Navalny dhe qindra arrestimet e javës së kaluar duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.
Në një postim në Twitter ditën e diel, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi ?përdorimin e vazhdueshëm të taktikave të ashpra kundër protestuesve paqësorë dhe gazetarëve nga autoritetet ruse për të dytën javë”./ VOA
Një ekip shkencëtarësh me Organizatën Botërore të Shëndetësi...
E vërteta më e preferuar e autokratëve është ajo që ata vetë...
Ndërsa ka mbetur pak më shumë se një javë para fillimit të g...
Mbi 2,700 vetë u arrestuan në gjithë Rusinë, gjatë protestav...
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që p...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar njoftimin e ...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë k...
Gazeta opozitare turke Ozgur Gündem ka mbuluar tema që lidhe...
Paraqitja e rasteve në Kosovë me variantin britanik të koron...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e sheh si “punë të jashtë...
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundje...
Ekipi i drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që p...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi t...
Dy raste të reja të variantit britanik të coronavirusit janë...
Ndërsa vendet kanë nisur të zhvillojnë pasaportat e tyre të ...
Duke filluar nga e diela në mbrëmje kufijtë e Francës me ven...
Policia e Kapitolit po shton masat e sigurisë në pikat e tra...
Media ruse e kontrolluar nga shteti ka vënë në lëvizje skema...
Zyrtarët federalë bënë të ditur të premten se dy bombat arti...
Ish-Presidenti Donald Trump pati të enjten një takim për rip...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...