Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gazeta opozitare turke Ozgur Gündem ka mbuluar tema që lidhen me pakicën kurde në vend. Ata që zgjodhën të mbulojnë zhvillime problematike dhe që punuan si redaktorë në këtë publikim kanë ndeshur në përndjekje nga autoritetet, madje edhe burgim. Në vazhdim, historia e dy aktivistëve të guximshëm që ngritën zërin për liritë civile:
Turqia është një ndër vendet kryesore në botë për nga numri i gazetarëve të burgosur, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Shumë nga ata që kanë ngritur zërin për lirinë e shtypit e kanë pësuar.
Kjo është historia e dy prej tyre.
Më 17 korrik 2019, para Pallatit të Drejtësisë në Stamboll një grup mbështetësish ishin mbledhur për të përshëndetur aktivisten e të drejtave të njeriut ?ebnem Fincanci, e cila pas një beteje tre vjeçare, sapo ishte liruar nga akuzat për përhapjen e propagandës terroriste? për të cilën mund të ishte dënuar me burgim disa vjeçar.
?Për herë të parë në një periudhë shumë të gjatë jemi mbledhur me lajme të mira. Jemi mbledhur për të ngritur zërin. Njerëzit këtu dënohen për krime që nuk i kanë bërë kurrë,? thotë zonja Fincanci.
Vendimi i gjykatës së lartë ishte i papritur dhe dëshmi se shtypja e qeverisë së Presidentit Erdogan ndaj medias së lirë dhe mendimit opozitar nuk kishte arritur të shuante zërat e kundërshtarëve. Akuzat kundër zonjës Fincanci u ngritën lidhur me angazhimin e saj me një gazetë opozitare që merrej me çështjen kurde. Që nga mesi i viteve 1980, ushtria turke ka luftuar kundër organizatës kurde PKK që ka tentuar të krijojë një territor autonom në juglindje të Turqisë. Konflikti ka lënë 40,000 civilë të vrarë dhe ka plagosur shumë më tepër. Po ashtu, konflikti është bërë shkas për ligje anti-terroriste që ndikojnë tek liria e veprimit të shtypit që raporton mbi çështjet kurde në Turqi.
?Të gjithë ata që mbulojnë tema që lidhen me kurdët, në ndonjë mënyrë pozitive janë në rrrezik të akuzohen për terrorizëm,? thotë Lisel Hintz me Universitetin Johns Hopkins.
Gazeta opozitare Ozgur Gündem ? ka mbuluar tema lidhur me kurdët që nga viti 1992. Qeveria e Presidentit Erdogan brenda një viti hapi 260 hetime kundër kësaj gazete dhe arrestoi stafin për të penguar daljen e gazetës. Më 3 maj 2016, në Ditën Ndërkombëtare për Lirinë e Shtypit, Ozgur Gündem filloi një fushatë për të nxitur lirinë e shprehjes. Mbi 50 aktivistë për lirinë e shtypit shprehën gatishmërinë për të punuar një ditë si redaktorë në gazetë. ?ebnem Fincanci ishte një prej tyre.
?Arsyeja kryesore që na shtyu të shprehim dëshirën të punojmë një ditë si redaktorë ishte për të rritur ndërgjegjësimin për problemin kurd, për masakrat e kryera në rajonin kurd. Ndërtesa ku ndodhet gazeta u sulmua me bombë, u dogj, shumë nga gazetarët u arrestuan. Disa janë vrarë,? thotë zonja Fincanci.
Qeveria iu përgjigj fushatës duke arrestuar shumë nga ata që kishin dalë vullnetarë për të punuar si redaktorë për një ditë, ndër ta edhe zonjën Fincanci. Më 20 qershor 2016, ajo filloi dënimin me 10 ditë burgim para se të shpallej fajtore për përhapje të propagandës terroriste. Ndalimi i zonjës Fincanci si dhe arrestimi i vullnetarëve të tjerë që kishin ardhur në gazetë u pasua me protesta. Nuk ishte hera e parë që zonja Fincanci ballafaqohej me autoritetet.
Ajo punon si mjeke ligjore dhe në të kaluarën ka parë nga afër dëshmi të korrupsionit në qeveri.
?Në javën e parë të punës si praktikante, pashë se si falsifikoheshin e fshiheshin nga Instituti Zyrtar i Mjekësisë Ligjore rezultatet e autopsive që flisnin për tortura. Atë ditë fillova punën si aktiviste, duke përdorur shkencën për të mbështetur aktivizmin tim përmes nxjerrjes së të vërtetës?, thotë ajo.
Hetimet e kryera nga zonja Fincanci lidhur me tortura e vrasje të individëve në Turqi çuan në procese gjyqësore që rezultuan me dënimin e anëtarëve të forcave të rendit e të sigurisë për shkelje të të drejtave të njeriut. Më pas ajo ndihmoi për hartimin e standardeve të Kombeve të Bashkuara për hetimin dhe dokumentimin e provave për tortura, të njohura si Protokolli i Stambollit.
?Ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë betejë. Nuk do të ndalemi kurrë!?, thotë ajo.
Sot zonja Fincanci është presidente e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut në Turqi si dhe aktiviste që vazhdon punën për lirinë e shtypit.
?Është e papranueshme që të burgosen gazetarët. Por po përballemi me këtë situatë. A mund ta pranojmë? Në asnjë mënyrë. E kam provuar vetë mohimin e lirisë; është shkelje e të drejtave të njeriut,? thotë zonja Fincanci.
Edhe Erol Öndero?lu ishte vullnetar që punoi për një ditë si redaktor në gazetën Ooz-gur Goon-Dem. Ashtu si zonja Fincanci, ai u arrestua dhe u mbajt për 10 ditë në qershor 2016. Për më shumë se dy dekada, zoti Öndero?lu ka mbuluar çështje të lirisë së shtypit si përfaqësues në Turqi i organizatës Gazetarët Pa Kufi. Gazetarët gjithnjë e më shpesh po bëhen tema e raportimit, duke e gjetur veten të akuzuar në gjyq, të shpallur fajtorë për shkelje të ligjeve anti-terroriste të Turqisë. Zoti Öndero?lu është aktivist i njohur nga gazetarët turq. Ai shpesh ndihmon gazetarë të huaj të operojnë në mjedisin e kontrolluar mediatik në Turqi.
Me punën e tij të palodhshme ai mbështet gazetarë të të gjitha organeve të shtypit, pavarësisht nga animi politik apo pikëpamjet që reflektojnë punëdhënësit e tyre.
?Që kur fillova karrierën kam mbështetur idenë e lirisë së veprimit për grupe mediatike si konservatore, ashtu edhe liberale. Prandaj është krejt e natyrshme për mua të solidarizohem me gazetën Özgür Gündem?, thotë zoti Öndero?lu.
Arrestimi i zotit Öndero?lu dhe zonjës Fincanci u panë si përpjekje e qeverisë së Presidentit Erdogan për të frikësuar jo vetëm gazetarët, por edhe këdo që i mbështes ata. Rezultati i gjyqit të tyre që filloi në nëntor 2016 do të tregonte nivelin e persekutimit në Turqi. Gjyqi vazhdoi për disa muaj dhe për një periudhë disa vjeçare nuk u deklarua vendimi. Më 16 prill 2019, dy vjet e gjysmë pas fillimit të gjyqit, Erol dhe bashkëshortja e tij, Serpil u nisën më këmbë nga apartamenti i tyre për seancën e 11-të gjyqësore. Erol takoi një mik rrugës dhe po diskutonin për procesin gjyqësor.
?Mendoj se do të më shpallin fajtor. Siç e di, u fol që mund të më dënonin me 1 vit e gjysmë burgim,? tregon zoti Öndero?lu.
Një vit e gjysmë në burg për mbështetjen që i kishte dhënë lirisë së shtypit.
?Kur shpallën akuzat, mendova se megjithë punën që kisha bërë për të mbrojtur fjalën e lirë, nuk isha një anëtar i mirëpritur i shoqërisë. Për herë të parë mendova se nuk kisha vend në Turqinë e sotme,? tha zoti Öndero?lu.
Atë ditë, gjykata vonoi nxjerrjen e vendimit duke e zgjatur edhe më shumë paqartësinë e të pandehurit. Më 17 korrik 2019 gjykata shpalli vendimi. Zoti Öndero?lu nuk ishte i pranishëm. E pandehura tjetër, zonja Fincanci foli në emër të të gjithë gazetarëve ndaj të cilëve ishin ngritur akuza.
?Në këtë vend, fjalët ?terrorizëm? dhe ?terrorist? janë shtrëmbëruar. Megjithëse ne jemi ata që luftojmë në këtë vend, që luftojmë për jetën, për rininë, për të mos lejuar që askush të vritet, në fund ne përfundojmë të akuzuar për terrorizëm,? tha zonja Fincanci.
Në Turqi, kjo është bërë normale. Por këta dy aktivistë nuk pranojnë të humbin shpresën për atdheun e tyre dhe të ardhmen e tij.
?Shpresoj se në të ardhmen, kur Turqia të ketë një vend në botën demokratike, këto që kemi kaluar do të na kujtojnë për nevojën e ripajtimit në këtë vend,? tha zoti Öndero?lu.
?E konsideroj detyrën time si qenie njerëzore që të luftoj për të bërë të mundur një botë më të mirë. Jam e bindur se njerëzimi do ta arrijë,? thotë zonja Fincanci.
Dy muaj pasi aktivistët u shpallën të pafajshëm, prokurorët fituan apelin e çështjes. Tani zoti Öndero?lu dhe zonja Fincanci do të dalin përsëri në gjyq të akuzuar për propagandë terroriste në një proces që fillon në shkurt 2021./voa
Paraqitja e rasteve në Kosovë me variantin britanik të koron...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e sheh si “punë të jashtë...
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundje...
Ekipi i drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që p...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi t...
Dy raste të reja të variantit britanik të coronavirusit janë...
Ndërsa vendet kanë nisur të zhvillojnë pasaportat e tyre të ...
Duke filluar nga e diela në mbrëmje kufijtë e Francës me ven...
Policia e Kapitolit po shton masat e sigurisë në pikat e tra...
Media ruse e kontrolluar nga shteti ka vënë në lëvizje skema...
Zyrtarët federalë bënë të ditur të premten se dy bombat arti...
Ish-Presidenti Donald Trump pati të enjten një takim për rip...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti këtë të premte ka...
Gjykata e Lartë e Kosovës vendosi të premten që të pranojë n...
Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkall...
Hungaria është vendi i parë i BE që miraton vaksinën kineze ...
Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nisi sot (e ...
Johnson & Johnson theksoi këtë të Premten se vaksina e saj m...
Kosova ka regjistruar rastet e para me variantin e ri të kor...
Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me s...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...