Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
E vërteta më e preferuar e autokratëve është ajo që ata vetë e shpikin. Kur në pranverën e vitit të kaluar, erdhi papritur pandemia në Europë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç u tall dhe e minimizoi atë. Pas një kohe ai e kuptoi, se kjo mund t’i bëhej vërtet e rrezikshme. Ai vendosi lockdownin, kaq të fortë, sa askund në Europë. Pak muaj më vonë ai deklaroi fitoren mbi pandeminë, gjë që lidhej me zgjedhjet parlamentare.
Ndërkohë Vuçiç e ka filluar sërish luftën kundër Coronës. Dhe mediat e kontrolluara nga regjimi i tij trumbetojnë: Serbia ndodhet në një situatë më të mirë se gati të gjithë europianët – falë udhëheqjes së mençur të Vuçiçit.
Mbrojtësi i popullit
Të gjitha këto kthesa, kërcime dhe shifra të shpikura nga Beogradi mund t’i bënte vëzhguesit të talleshin, nëse pandemia nuk do të ishtë kërcënim serioz deri në vdekje. Kush ecën këto ditë nëpër rrugët e kryeqytetit serb, mund të mendonte, se si përmes një mrekullie, pandemia ka bërë një rrotullim të madh dhe e ka mënjanuar këtë vend ballkanik: kafenetë dhe restorantët janë të hapur, njerëzit qëndrojnë në radhë ngjitur me njëri-tjetrin në qendra tregtare. Shumica pa maskë, por edhe sikur ta mbajnë ajo varet poshtë hundës.
Serbët i inkurajon furnizimi me 1 milionë doza vaksine nga Kina. Rusia ka premtuar po ashtu të furnizojë vendin me vaksinën e zhvilluar. Presidenti Vuçiç përditë sillet para kamerave si mbojtësi i popullit, njeriu që kontakton 24 orë me radhë qeveritë, koncernet farmaceutike apo autoritetet për të siguruar vaksina të jera. Ai flet, – me gabime në fakte dhe me ton të papërshtatshëm – për “luftën? e kombeve për vaksina. Kështu ai e inskenon veten si hero para popullit të tij.
Ka líderë politikë narcistë që kjo u nevojitet për egon e tyre. Por e sëkëlldishme bëhet, kur në të njëjtën kohë ata shohin nga lart poshtë shtete të tjera, fqinjë ose jo. Sistemi shëndetësor i Serbisë, për të cilin Vuçiç është përgjegjës, nuk është aspak ai sistem, me të cilin do mund të krenoheshe. Edhe shifrat zyrtare të Coronës nuk i beson askush.
Solidariteti brenda BE nuk është vënë në dyshim
Në perëndim vaksinat nga Kina apo Rusia nuk janë lejuar. Në të njëjtën kohë është trishtuese dhe vështirë e durueshme, që në BE dhe SHBA ka probleme me prodhimin e vaksinës kundër Coronës. Kjo do të kushtojë jetë njerëzish. Prandaj me të drejtë qeveritë, edhe ajo në Gjermani, janë nën presionin qytetar. E megjithatë: Solidariteti në BE nuk është vënë në dyshim. Gjermania si vendi më i madh dhe më i pasur nuk shtyhet për të dalë e para që të përshpejtojë procesin e vaksinimit për qytetarët e saj dhe tregon vëmendje për vendet më të vogla.
Serbia nuk është anëtare e BE. E megjithatë Brukseli ka transferuar miliona për të mbështetur vendet e Ballkanit në drejtim të luftimit të pandemisë. Kjo është diçka që Beogradi me dëshirë e injoron këto ditë. Me furnizimin e vaksinës, Kina e forcon qeverinë e Beogradit. Duhet të jesh shumë naiv që të besosh, se kjo ndodh për arsye humanitare, apo si kërkim faljeje për atë që virusi e kishte origjinën në Kinë. Pekini mendon në perspektivë. Nëse ka vështirësi për të hyrë sipërmarrje të mëdha në vende si Gjermania, Britania e Madhe, SHBA, në vende si Serbia apo Hungaria kjo mund të arrihet me pak para. Sipas këtij modeli Kina vepron me kohë në vendet e Afrikës apo Amerikës Jugore.
Gabimi strategjik i perëndimit
Që bota e lirë e sheh këtë pa pjesëmarrje dhe me indiferencë mund dhe duhet të kritikohet. Reputacioni i qeverisjes komuniste në Kinë po shtohet në Ballkan, Hungari apo diku tjetër. Me furnizimin e vaksinës, Pekini nuk premton vetëm ndihmë, ai e ofron atë praktikisht.
Lënia e Ballkanit Perëndimor në influencën kineze apo ruse në rritje, është një gabim strategjik i perëndimit. BE duhet të paktën të përshpejtonte anëtarësimin e Malit të Zi. Aty qytetarët i shfuqizuan pjesë të aparatit të vjetër komunist. Nëse angazhimi për demokraci ia vlen, atëherë Brukseli mund të jepte këtu një sinjal të qartë./DW
Ndërsa ka mbetur pak më shumë se një javë para fillimit të g...
Mbi 2,700 vetë u arrestuan në gjithë Rusinë, gjatë protestav...
Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që p...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar njoftimin e ...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë k...
Gazeta opozitare turke Ozgur Gündem ka mbuluar tema që lidhe...
Paraqitja e rasteve në Kosovë me variantin britanik të koron...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e sheh si “punë të jashtë...
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundje...
Ekipi i drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që p...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi t...
Dy raste të reja të variantit britanik të coronavirusit janë...
Ndërsa vendet kanë nisur të zhvillojnë pasaportat e tyre të ...
Duke filluar nga e diela në mbrëmje kufijtë e Francës me ven...
Policia e Kapitolit po shton masat e sigurisë në pikat e tra...
Media ruse e kontrolluar nga shteti ka vënë në lëvizje skema...
Zyrtarët federalë bënë të ditur të premten se dy bombat arti...
Ish-Presidenti Donald Trump pati të enjten një takim për rip...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti këtë të premte ka...
Gjykata e Lartë e Kosovës vendosi të premten që të pranojë n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...