TI: Korrupsioni problem thelbësor në Shqipëri
Viti 2020 solli një tablo të zymtë përsa i takon korrupsioni...
Një raport konfidencial i siguruar nga Hashtag.al, godet alibinë e ish-Komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, lidhur me ndërrimin e tytës së pistoletës së tij gjatë hetimeve për vrasjen e katër qytetarëve më 21 janar 2011.
Raporti konfidencial i është dërguar ambasadës amerikanë në Tiranë dhe në këtë raport thuhet se ekspertët e laboratorit balisitik kishin frikë të firmosnin dhe certifikonin manipulimin e tytës së pistoletës së shërbimit të Ndrea Prendit. Ata kanë kërkuar që ekspertimi të bëhej nga ekspertë të huaj dhe ambasada amerikane ia ka kaluar FBI-së.
Dy ditë më parë, ish-komandati i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, deklaroi në emisionin Opinion të Blendi Fevziut se tyta e armës së tij ishte ndërruar pas ngjarjes së 21 janarit 2011, ku para kryeministrisë u vranë katër qytetarë.
Ish-zyrtari i lartë pohoi se për këtë gjë ishte akuzuar shoferi i tij, të cilit i ishte bërë presion nga prokuroria asokohe. Po çfarë deklaronte Ndrea Prendi dy ditë më parë i pyetur mbi ndërrimin e tytës së pistoletës së tij të shërbimit pas ngjarjeve të 21 janarit.
?Për këtë është akuzuar shoferi im të cilit i është bërë presion nga Prokuroria që të deklarojë atë që nuk është e vërtetë, teksa ka deklaruar se kishte patur akses të plotë në armatimin e Gjeneralit. Në momentin që Prokuroria ka marrë armatimin tim, ata e kanë marrë nëpër thasë dhe është mbajt mbi 5 muaj. Nga studimi balistik ka dalë që arma ime është në rregull. Prokuroria është tërhequr nga kjo akuzë dhe shoferi është i lirë. Në momentin që u mbyll protesta, Prokuroria ka bërë fajtor komandatin e Gardës së Republikës.? ? pohoi Prendi.
Hashtag.al ka arritur te sigurojë raportin konfindencial të prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, lidhur me hetimet e kryera ndaj armëve në përdorim nga Garda e Republikës që kanë bërë qitje ngjarjen e 21 janarit.
Gjetjet e prokurorisë
Nga moria e gëzhojave të gjuajtur, thekson raporti, vetëm 11 prej tyre rezulton se janë qitur nga pistoleta ?Beretta model 92-FS me numer P52796Z?, në përdorim nga Komandandti i Gardës asokohem Ndrea Prendi.
Ndërsa gëzhojate tjera që janë gjetur në vendin e ngjarjes rezulton të jenë qitur nga armët model ?MP-5? në përdorim nga efektivët e Gardës. Po kështu, vetëm njëra nga predhat e gjetura rezulton të jetë qitur nga pistoleta ?Beretta model 92-FS me numer P52796Z?, në përdorim nga shoferi i Prendit.
Në raportin konfidencial të prokurorisë, zbulohet se 11 gëzhojat e qitura nga arma me numër P52796Z e Prendit janë të tipit MKE 9mm MP-5, prodhuar nga kompania turke ?Makina ve Kimya Endustrisi Kurumu? dhe janë municion që e ka pasur në disponim vetëm ish-Komandanti i Gardës, Prendi.
Pas ekzaminimit balisitik nga ekspertët, rezulton se predha e vetme qitur nga pistoleta tjetër Beretta, ajo në përdorim të shoferit të Prendit është gjetur e futur në një pemë në krahu e majtë të Kryesisë së Kuvendit. Ekspertët kanë zbuluar se predha e gjetur në trupin e viktimës Faik Myrto, me një probabilitet prej 60% është qitur nga e njëjta armë, ajo e shoferit të Prendit.
Hezitimi në identifikimin e armëve qitëse sipas ekspertëve vjen pasi si krahasim nuk janë përdorur predha jo të njëjta me ato që janë qitur më 21 janar 2021.
Me sy të lirë, thuhet në raportin konfidencial, pistoleta me numër ?P52778Z? ka shenja më të lehta përdorimi se ajo e Prendit me numër ?P52796Z?. Por eksperti vijon duke thënë se tyta e pistoletës së shoferit të Prendit, mbart më shumë gjurmë që tregojnë se është pëdorur më shumë sesa tyta e pistoletës së Prendit me numër ?P52796Z?, së cilës i përkasin 11 nga gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Në fund të raportit, prokurori thotë se bazuar në faktet e lartpërmendura, lind dyshimi i natyrshëm dhe i arsyehëm se tytat e dy pistoletave janë ndërruar me njëra-tjetrën.
Ekspertët teknikobalistikë, thuhet në raportin e prokurorisë, kanë pohuar në mënyrë konfidenciale se gjilpëra e pistoletës me numër ?P52796Z?të Ndrea Prendit, në momentin kur është bërë ekzaminimi balistik ka qenë e përpunuar mekanikisht (goditur).
Një fakt i tillë nuk është përmendur në aktin e ekspertimit përkatës pasi ekspertët kanë pohuar në mënyrë konfidencale se i druheshin një ?hakmarrjeje? eventuale. Ata kanë kërkuar që ekspertimi të bëhej nga FBI-ja amerikane pikërisht për të shmangur ?hakmarrjen? që dyshonin se mund të vinte pas ekspertizës së tyre.
*Raportin konfidencial të prokurorisë në PDF e lexoni këtu: Raporti Konfidencial/Hashtag
Viti 2020 solli një tablo të zymtë përsa i takon korrupsioni...
Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë udhëtarët që...
Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka reaguar mbi dekla...
Fakulteti i Ekonomise, pjesë e Universitetit të Tiranës ka m...
Eloida Goxhi është zgjedhur anëtare e KLP-së me 104 vota pro...
Prej gati një viti vendi po përballet me pandeminë e koronav...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri nga foltorj...
Gazetari Artan Hoxha ka ngritur shqetësimin për mënyrën sesi...
Operacioni i pushtetit “Anti-Ndrangheta”, perfundoi me sukse...
Report Tv ka bërë disa sondazhe lidhur me performancën e qev...
Shqipëria ende nuk ka marrë dozat e para nga Pfizer në përmb...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka ironizuar Carlo Bolino...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar disa vendime ...
Mjekësia shqiptare në zi. Anestezisti i njohur, Aleksandër ...
Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino tha se ...
Ditën e sotme, Tirana International Airport (TIA) ka njoftua...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkujtuar Dita...
Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Si...
Ish kryetari i gjykatës së rrethit Dibër Qazim Gjonaj, mësoh...
Erida Nelaj, përgjegjëse e programit kombëtar të vaksinimit,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...