web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLP plotëson vakancën/ Kush është anëtarja e re që i zë vendin e Besnik Canit

28 Janar 2021, 14:39, Aktualitet CNA

Eloida Goxhi është zgjedhur anëtare e KLP-së me 104 vota pro duke zënë vendin e Besnik Canit.

Besnik Cani u shkarkua më 27 shkurt 2020 pasi i dolën probleme me pasurine, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.

Ditën e sotme, Moisi Duda, prokuror i Apelit, mori automatikisht vendin tjetër që ishte bosh. Ndërsa 4 prokurorët e tjerë që ishin në garë për vendin e dytë të lirë ishin:
? Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
? Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
? Albert Kuliçi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
? Elona Alvora, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë./CNA.al





Lajmet e fundit nga