Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Sot u bënë plot 10 vite nga ngjarja që ka lënë shenjë në historinë e Shqipërisë, pasi në protestën e 21 janarit të vitit 2011, në Bulevard u vranë 4 qytetarë të thjeshtë.
Por pavarësisht se sot i takonte të ngrinte zërin dhe të kërkonte drejtësi për 4 protestuesit e vrarë, presidenti Ilir Meta nuk ka bërë asnjë reagim.
Duke marrë shkas nga heshtja e Kreut të Shtetit, po ju sjellim për rikujtim fjalimin që Meta ka mbajtur në Parlament dy ditë pas vrasjes, në kohën kur ai ka qenë kryetar i LSI-së.
Meta fajësonte Ramën për dhunën e ushtruar në protestë dhe ngriti akuzat në Bulevard kishin shkuar njerëz banditë, me armë, me bomba dhe të gjitha sendet e forta.
Presidenti asokohe kërkonte solidaritet dhe mbështetje më të madhe për Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe të gjitha institucionet që mbronin ligjin dhe shtetin.
Deklarata e plotë e Metës më 23 janar 2011:
E nderuara zonja Kryetare, Të nderuar kolegë,
Nuk mund të rrija pa folur, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për këtë ngjarje tepër të rëndë që ka ndodhur. Më 19 janar, 2 ditë para se të shpërthente dhuna e frymëzuar, e financuar, e dirigjuar nga Edi Rama, përpara Kryeministrisë, publikisht kam paralajmëruar Edi Ramën që të heqë dorë nga dhuna kundër institucioneve, publikisht kam bërë të ditur, sipas të dhënave që ne kemi pasur dhe që s?kanë qenë fare sekret, nga strukturat tona nëpër rrethe, se përfaqësues të PS-së dhe deputetë të PS-së po rekrutonin elementë kriminalë, po rekrutonin banditë, po rekrutonin njerëz me precedentë penalë, njerëz që gjithnjë janë të gatshëm për të luftuar me shtetin dhe se do t?i përdornin këta njerëz me mjete të forta, kundër policisë më 21 janar. Më 20 janar, një ditë para kësaj ngjarjeje, i kemi dërguar me shkresë, si Lëvizje Socialiste për Integrim, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotit Hysni Burgaj, këto informacione që ne kemi pasur, ku në krye bëhej fjalë për rrethin e Shkodrës, dhe i patë që ata që ishin në vijë të parë, pjesa më aktive, ishin llumi i rekrutuar nga ajo zonë, dhe nga disa rrethe të tjera të vendit.
Pavarësisht nga fjalët më të mira që do të thosha për Policinë e Shtetit, për vetëpërmbajtjen e saj, për heroizmin që ka treguar, për durimin e jashtëzakonshëm, përsëri unë mendoj se edhe Policia e Shtetit dhe të gjithë institucionet e tjera duhet të kishin bërë më shumë për të parandaluar atë që ndodhi, duhet të kishin bërë më shumë që në atë vend, në atë bulevard të mos hynin njerëz banditë, me armë, të cilët i pamë të gjithë dje në të gjitha televizionet, të mos hynin banditë me bomba dhe të gjitha sendet e forta dhe, natyrisht, kjo përvojë le të shërbejë për të ardhmen. Dëgjuam nga përgjegjësi i parë dhe i fundit i dhunës dhe i të gjithë bilancit tragjik të saj, se gardistët dhe policia ishin horra. Nuk ishin horra horrat e kryehorrit që hodhën flamurin kombëtar në mënyrën më të turpshme, më antishqiptare, më antikombëtare, por horra ishin ata policët atje, të cilët nën tërë atë breshëri gurësh dhe pllakash, përsëri nuk e lanë flamurin kombëtar të rrinte si leckë atje në bulevard, ku e hodhën horrat e kryehorrit. Ne sot duhet t?u japim solidaritetin dhe mbështetjen më të madhe Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe të gjitha institucioneve që mbrojnë ligjin dhe shtetin në këtë vend. Ne sot duhet të japim mbështetjen më të vendosur që në të ardhmen të zbatohet ligji në mënyrën më të vendosur dhe më të qartë.
Duhet të mendojmë se si të mos na lëndohet një polic, duhet të shqetësohemi për çdo përfaqësues të shtetit që rrëzohet nga sulmet që i bëjnë banditët e politikës së bandave. Ashtu siç sulmuan këtu në Parlament para një jave, në atë stil nxitën dhe realizuan sulmin te Kryeministria vetëm pak ditë më parë. Pak para se të vija këtu pashë lajmet, pashë disa gra, disa zonja, disa shoqe, për të cilat nuk mund të them se nuk janë socialiste, disa janë kryetare të njësive bashkiake të Tiranës, i kishte nxjerrë Edi Rama me pahir përpara një rajoni policie dhe kërkonin që të liroheshin bijtë e tyre, të afërmit e tyre të pafajshëm. Është e drejtë e Partisë Socialiste që t?ia lejojë vetes të përfundojë aty ku përfundoi ditën e premte, atë të premte të zezë për Shqipërinë, një parti e cila kishte në plan të parë fytyrën e horrave, kishte fytyrën e kriminelëve, kishte fytyrën e banditëve, kishte fytyrën e antishtetit, kishte fytyrën e djegieve, kishte fytyrën e ndotjes së kryeqytetit, kishte fytyrën e gjakosjes së policëve, por edhe të qytetarëve të pafajshëm, që u ishte premtuar se do të merrnin pushtetin ditën e premte në Tiranë. Unë kam një të drejtë t?u them atyre grave, atyre shoqeve, atyre motrave: A nuk ju vjen turp të thoni që jeni familjare, që jeni nënat, që jeni motrat e atyre vandalëve që flakën flamurin kombëtar si leckë para gjithë shqiptarëve? A nuk ju vjen turp të thoni që jeni nënat dhe që jeni motrat e atyre horrave, e atyre flokëpalarëve, që godisnin policët, të cilët kishin vetëm një qëllim: se si të shmangnin dëmtimin e agresorëve. Po ata policë nuk kanë nëna, nuk kanë motra, nuk kanë fëmijë, nuk kanë kushërinj? Prandaj, ne kërkojmë të mos ketë asnjë tolerim ndaj të gjithë elementëve kriminalë, të ndiqen kudo që janë.
Kamerat kanë qenë atje, me dhjetëra e qindra kamera, të policisë dhe të të gjithëve, të gjithë ata që kanë vënë dorë ndaj policisë, të gjithë ata që kanë guxuar të hedhin edhe një gur ndaj policisë, të arrestohen kudo që të jenë, të shpallen kudo në kërkim. Këta njerëz duhet ta kuptojnë një herë e mirë se nuk mundet të shkatërrojnë themelet e një shteti të ndërtuar me sakrifica të tëra, nuk mundet të shkatërrojnë imazhin e një vendi thjesht dhe vetëm, sepse i financon, sepse i sponsorizon dhe sepse i drogon një njeri i cili është akuzuar haptazi për përdorimin e kokainës. Unë, edhe një herë tjetër, shpreh mbështetjen më të fortë për Policinë e Shtetit, shpreh mbështetjen më të fortë, në emër të LSI-së, për Gardën e Republikës.
Lidhur me mandat-arrestet, mendoj se ato janë të paligjshme. Unë jam konsultuar me juristë, ato janë krejtësisht të paligjshme, ato janë mandate politike, ato janë mandate nën presionin e Edi Ramës, që bënte thirrje në orën 1 të natës ku ishte kryeprokurorja, se s?dua të përmend emra, të gjithë i kanë parë. Ato janë mandate të porositura. Komandantët e Gardës janë aty në krye të detyrës, nuk kanë refuzuar të bashkëpunojnë me prokurorinë, përkundrazi, duhet të bashkëpunojnë. Ata nuk janë kriminelë, nuk janë horra, që mund të largohen nga vendi, përkundrazi, janë njerëz që kanë qenë në krye të detyrës, hetimi të bëhet, sqarimi të bëhet, ka prokurori, ka gjykata, ne do t?i respektojmë të gjitha këto, por kurrsesi ne nuk mundet që të marrim në qafë, që të shpallim fajtorë pa u bërë hetimet disa njerëz vetëm pse morën përgjegjësi për të mbrojtur shtetin, për të mbrojtur institucionet.
Nuk mund t?u japim mesazhin horrave, kthehuni prapë në Tiranë ju, se ata që mbrojtën institucionet ikën dhe tani mund të hyni ku të doni dhe të bëni çfarë të doni. Jo, ky nuk mund të jetë shteti i horrave, ky do të jetë shteti i ligjit, i atyre që mbrojnë ligjin, i atyre që mbrojnë institucionet. Ne jemi dakord me këtë komision parlamentar, sepse këtu ka gjëra të cilat duhen parë, si kanë funksionuar institucionet dhe si duhet të funksionojnë më mirë në të ardhmen. Edhe një herë, siç i thashë pardje, po ia them edhe sot Edi Ramës, të heqë dorë nga implikimi i institucioneve të pavarura në këtë puç kundër shtetit, sepse institucionet nuk janë pronë private e askujt. Viti 2011 14 Legjislatura e 18-të Të gjithë janë të përkohshëm dhe secili ka një detyrë: të respektojë ligjin, të respektojë Kushtetutën dhe në rast se të tjerët nuk e bëjnë dot këtë gjë, ne jemi këtu, jemi Parlamenti, do ta bëjmë deri në fund./ CNA.al
Presidenti Ilir Meta, ka pritur sot në një takim Avokaten e ...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadori i B...
Qeveria Shqiptare ka shpallur non grata diplomatin rus, Alex...
Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste pë...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, me anë të një video të shpërn...
Shpëtim Idrizi i PDIU ende nuk e ka përmbyllur marrëveshjen ...
Shprehja “ikën nga fryn era” iu shkon shumë për shtat aktorë...
Gazetari Nikoll Lesi ka kujtuar ngjarjen e 21 janarit 2011 n...
Deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zotëron...
Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar foton e kryetar...
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka kujtuar ...
Në 21 janar të vitit 2011, opozita e atëhershme e drejtuar n...
Perandoria e Ilir Metës ka nisur të shkërrmoqet. Lëvizja Soc...
Ditën e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha konfirmoi Tomorr Ali...
Gjetja e gjuhës së përbashkët mes kreut të Partisë Demokrati...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka prezantuar 36 ka...
Djegia e mandateve do vërë në provë opozitën jashtë parlamen...
Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti ka reaguar për n...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka z...
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përvjetorin e ndarjes nga je...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...