Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zotëron pasuri familjare me vlerë 57.4 milionë lekë, e cila ka pasur si burim kryesor rritjeje shitjen e pasurive të patundshme.
Fatmir Xhafaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe e u largua me dorëheqje në tetor 2018, pas një serie akuzash të Partisë Demokratike në lidhje me vëllanë e tij të dënuar në Itali për trafik droge.
Fatmir Xhafaj ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko ? Juridike, dega Drejtësi. Gjithashtu ka kryer kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushat e konsulencës ligjore, menaxhimit dhe administratës publike.
Në vitet 1982-1986 ka qenë jurist në sistemin e drejtësisë, ndërsa në vitet 1999- 2001 ka kryer profesionin e lirë të avokatit. Xhafaj është përfshirë aktivisht në politikë në vitin 1997 si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ndërsa ka mbajtur postet e ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Ministrit të Drejtësisë në kabinetin e kryeministrit Fatos Nano në vitet 2002-2005.
Para se të zgjidhej ministër i Brendshëm, Z. Xhafaj ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi.
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Fatmir Xhafaj nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga deputeti Fatmir Xhafaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Fatmir Xhafaj deklaronte pasuri familjare prej 17.6 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është rritur me 3 herë dhe kap vlerën e 57.4 milionë lekëve.
Në fund të vitit 2018, Z. Xhafaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 20.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 12.5 milionë lekësh, automjete me vlerë 7.7 milionë lekë dhe kursime në cash prej 1.3 milionë lekësh. Xhafaj deklaron gjithashtu huadhënie prej 14.8 milionë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 110.9 milionë lekë, ku gati 30% e totalit kanë si burim shitjen e pasurive të patundshme. Të ardhurat nga paga e Z. Xhafaj zënë 26% të të ardhurave totale, ndërsa 25% kanë si burim pagat e familjarëve. Një burim tjetër i rëndësishëm janë të ardhurat nga qiratë, të cilat përbëjnë 15% të totalit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa ?flamuj të kuq?, të cilat lidhen kryesisht me transaksionet me pasuritë e patundshme dhe vlerat e konsiderueshme të parave të dhëna dhe të marra hua gjatë 15 viteve të deklarimit.
Në vitin 2005, Z. Xhafaj deklaron shitjen e një automjeti me vlerë më të lartë se sa çmimi i blerjes. Automjeti ?Benz? është deklaruar në vitin 2003 i blerë për 1 milion lekë dhe është shitur në vitin 2005 për 18 mijë euro.
Po në 2005, Z. Xhafaj deklaron pagesën e një kësti prej 40 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti me vlerë 115 mijë euro. Një vit më pas, subjekti deklaron një kredi bankare ?për blerje apartamenti? me vlerë 100 mijë euro, por nuk cilësohet nëse kjo kredi është përdorur për shlyerjen e detyrimit të mbetur për apartamentin e blerë në vitin 2005 apo për blerje të re.
Në vitin 2006, bashkëshortja e Z. Xhafaj deklaron dhënien e një pjesë të tokës në bashkëpronësi në Pogradec për ndërtim, përmes një kontrate sipërmarrjeje, ndonëse pronësia mbi truallin nuk ishte deklaruar në vitet e mëparshme. Gjithashtu, në deklaratën e pasurisë mungojnë të dhënat mbi sipërfaqen e truallit të dhënë për ndërtim apo kushtet e kontratës së sipërmarrjes, mbi bazën e së cilave janë realizuar kontrata shitjeje apo shkëmbimi apartamentesh, dyqanesh apo garazhe pas vitit 2011.
Të ardhurat në total nga shitja e pasurive të patundshme kapin vlerën e 32.2 milionë lekëve, të cilat kanë shërbyer si burim për shtimin e pasurisë dhe huadhëniet ndaj familjarëve.
Përgjatë periudhës deklaruese, Z. Xhafaj deklaron vlera të konsiderueshme të dhëna hua ndaj familjarëve, ndërkohë që ka qenë në një rast edhe vetë huamarrës. Huadhëniet përgjatë viteve kapin vlerën e 23.1 milionë lekëve, nga të cilat familjes Xhafaj nuk i janë kthyer në fund të vitit 2018 rreth 14.8 milionë lekë.
Ndërkohë në vitin 2008, Z. Xhafaj deklaron se ka marrë hua prej 54, 400 eurosh për blerjen e një automjeti, e cila është shlyer plotësisht me dy këste në vitet 2012 dhe 2013./BIRN
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018/
Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar foton e kryetar...
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka kujtuar ...
Në 21 janar të vitit 2011, opozita e atëhershme e drejtuar n...
Perandoria e Ilir Metës ka nisur të shkërrmoqet. Lëvizja Soc...
Ditën e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha konfirmoi Tomorr Ali...
Gjetja e gjuhës së përbashkët mes kreut të Partisë Demokrati...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka prezantuar 36 ka...
Djegia e mandateve do vërë në provë opozitën jashtë parlamen...
Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti ka reaguar për n...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka z...
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përvjetorin e ndarjes nga je...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka dhënë lajmin për ...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli u shpreh...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është bërë nos...
Parlamenti grek ka votuar me shumicë dërrmuese zgjerimin e d...
Gazetari Baton Haxhiu thotë se pavarësisht ardhjes së Joe Bi...
Dy prej aleatëve të Lulzim Bashës, janë shprehur skeptikë li...
Rezart Prifti, ekspert ekonomie, tregoi në studion e “Ditari...
Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar pasditen e sotme...
Caktimi i Mark Markut drejtues qarku në Lezhë, ka shkaktuar ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...