21 janari dje dhe sot!
Në 21 janar të vitit 2011, opozita e atëhershme e drejtuar n...
Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka kujtuar ngjarjene 21 janarit të vitit 2011.
Bushati thotë se edhe pse ka kaluar një dekadë, drejtësia mungon dhe 21 Janari i vitit 2011 mbetet një njollë turpi në historinë e tranzicionit demokratik të Shqipërisë. Ish ministri thekson se nga drejtësia në proces reformimi pritet një sjellje e re që nuk kufizohet vetëm tek pastrimi i radhëve të saj nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Mes të tjerash Bushati thekson se është koha që të rritet presioni publik për të transformuar pushtetin gjyqësor nga një pushtet të korruptuar në një forcë aktive që mbështet shteti, shoqërinë dhe forcon kohezionin shoqëror.
?Një dekadë drejtësi e munguar!
21 Janari i vitit 2011 mbetet një njollë turpi në historinë e tranzicionit demokratik të Shqipërisë teksa shteti vrau katër protestues të pafajshëm. Për fat të keq, një dekadë më pas, drejtësia nuk është vendosur.
Nga drejtësia kërkohet me forcë që të arnojë vrimat të cilat shkaktohen nga erozioni i normave. 21 Janari i vitit 2011, përveçse tragjik për fatin e katër protestuesve, nxori nga skutat e ndërgjegjjes njerëzore instinkte primitive, ku politikanë, propagandistë e madje televizione kombëtare u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror, duke relativizuar jetët njerëzore të humbura, e duke tentuar përmbysjen e hierarkisë së vlerave që janë indi lidhës i çdo shoqërie. Prandaj, zbatimi i detyruar i së drejtës shtrëngon në radhe të parë politikën për të mos harruar e kapërcyer vijat e kuqe dhe ndihmon në ripërtëritjen e virtyteve, të cilat janë parakushte për rendin ligjor demokratik.
Nga drejtësia në proces reformimi pritet një sjellje e re që nuk kufizohet vetëm tek pastrimi i radhëve të saj nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Proces, që ka vështirësitë e veta, por që vijon edhe falë mbështetjes të partnerëve tanë SHBA dhe BE. Tani më shumë se kurrë na duhen gjykata të republikës, ku e drejta mund të kërkohet edhe kundër vetë shtetit. Na duhen magjistratë me integritet, në gjendje për të dhënë drejtësinë e munguar.
Vlera e vërtetë e drejtësisë për një shoqëri nuk mund të llogaritet asnjëherë. Krijimi, forcimi dhe transmetimi i normave pa të cilat ne nuk mund të realizojmë jetën e përditshme, masa e drejtësisë, arsyeshmërisë, faljes dhe tolerancës, pra, ajo që në një masë të konsiderueshme duhet të përbëjë kulturën tonë normative, nuk ka vlerë në shifra. Drejtësia është garancia e vetme, por e heshtur përtej premtimeve të zhurmshme të politikës.
Ndaj në këtë përvjetor të dhjetë të 21 Janarit 2011, teksa nderojmë kujtimin e katër protestuesve të vrarë nga dora e shtetit, përtej ligjërimit politik të ditës, na duhet të rrisim presionin publik për të transformuar pushtetin gjyqësor nga një pushtet i zbehtë dhe i korruptuar në një forcë aktive, shërbimi i të cilit e mbështet shtetin, shoqërinë dhe forcon kohezionin shoqëror?, shkruan Bushati./CNA.al
Në 21 janar të vitit 2011, opozita e atëhershme e drejtuar n...
Perandoria e Ilir Metës ka nisur të shkërrmoqet. Lëvizja Soc...
Ditën e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha konfirmoi Tomorr Ali...
Gjetja e gjuhës së përbashkët mes kreut të Partisë Demokrati...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka prezantuar 36 ka...
Djegia e mandateve do vërë në provë opozitën jashtë parlamen...
Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti ka reaguar për n...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka z...
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përvjetorin e ndarjes nga je...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka dhënë lajmin për ...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli u shpreh...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është bërë nos...
Parlamenti grek ka votuar me shumicë dërrmuese zgjerimin e d...
Gazetari Baton Haxhiu thotë se pavarësisht ardhjes së Joe Bi...
Dy prej aleatëve të Lulzim Bashës, janë shprehur skeptikë li...
Rezart Prifti, ekspert ekonomie, tregoi në studion e “Ditari...
Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar pasditen e sotme...
Caktimi i Mark Markut drejtues qarku në Lezhë, ka shkaktuar ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, është pyetur sërish mbrëmjen ...
Prej disa CNA.al ka raportuar se mes Lulzim Bashës ka pasur ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...