web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Marina, Marina..." Sulejman Starova ia merr këngës

31 Dhjetor 2020, 15:07, Sport CNA

Në darkën e fundvitit të organizuar nga klubi i Teutës, Sulejman Starova, drejtori i klubit durrsak, ka shpalosur talentin e tij në këngë! Dihet që ?Bobi? është një admirues i muzikës italiane, por jo vetëm!

Atij i pëlqen edhe stili i futbollit italian, kuzhina dhe padyshim gjuha italiane! Dje ka kënduar me miqtë e tij këngën ?Marina? të kantautorit Roko Granata. Si gjithmonë, ish-trajneri i Partizanit dhe shumë skuadrave të tjera në kampionatin shqiptar di të shkëlqejë brenda dhe jashtë fushe.

Fitorja 0-3 ndaj Kukësit dje në ?Elbasan Arena? ka kthyer gëzimin në kampin durrsak, teksa Teuta e sheh veten në fund të 2020-ës në vendin e dytë me 6 pikë më pak se Vllaznia kryesuese duke bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm me triumfin e fundit në renditje.





Lajmet e fundit nga