web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kumbulla tregon idhullin e tij, është legjenda e kombëtares shqiptare

28 Dhjetor 2020, 20:41, Sport CNA

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Romës, Marash Kumbulla pranoi se idhulli i tij shqiptar për futbollist është Lorik Cana.

Në pyetjet e fansave të tij në ?Instagram?, 20-vjeçari u përgjigj prerazi se ish-kapiteni i kombëtares është lojtari i tij shqiptar i preferuar.

Në mediat italiane, kjo përgjigje e Kumbullës është trajtuar në mënyrë të çuditshme duke kujtuar se Cana ka luajtur për disa vite me Lacion.

Që një lojtar i Romës të ketë idhull një ish-futbollist të Lacios ngjan e çuditshme në Itali duke patur parasysh rivalitetin e madhe që kanë të dyja klubet e kryeqytetit italian.





Lajmet e fundit nga