web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ I tregoi telefonin gjyqtarit, futbollisti i skuadrës së njohur e pëson keq

28 Dhjetor 2020, 19:35, Sport CNA

Një situatë e paprecedentë u regjistrua në ndeshjen e kampionatit turk mes Beshiktashit dhe Sivasporit.

Kapiteni i Sivasportit, Hakan Arslan, u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë, teksa bëri një veprim të rrallë.

Fillimisht, Arslan u ndëshkuar me karton të verdhë për një protestë ndaj një vendimi të gjyqtarit në fillim të takimit, teksa pretendoi se goli i parë i vendasve duhej anuluar, pasi topi e kishte kaluar vijën anësore.

Më pas, kapiteni i Sivasporit shkoi e mori telefonin e tij, për t?i treguar gjyqtarit se kishte gabuar në atë vendim.

Gjyqtari nuk e toleroi këtë veprim të futbollistit dhe e ndëshkoi menjëherë me kartonin e dytë të verdhë, duke e përjashtuar nga takimi. Skuadra e tij u mposht me rezulatin 3-0 nga Beshiktashi.





Lajmet e fundit nga