web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kategoria e Parë/ Ja 5 sfidat interesante që do të zhvillohen ditën e sotme

19 Dhjetor 2020, 10:43, Sport CNA

Do të luhen ditën e sotme duke filluar nga ora 13:30, 5 ndeshje, të vlefshme për javën e 8-të në Kategorinë e Parë.topi-kategoria-e-pare

Në grupi A, Besëlidhja do të kërkojë të rikthehet te fitorja, teksa pret në shtëpi Orkiun e vendit të fundit. Përballje interesante është edhe ajo mes Korabit dhe Erzenit, ku skuadrat do të kërkojnë një rezultat pozitiv.

Akoma më e bukur është gara në grupi B, aty ku ditën e sotme përballen skuadrat pretendente. Vëmendjen e tërheq Porgadeci-Flamurtari, dy skuadra me objektiv ngjitjen në Superiore, të cilat do kërkojnë me çdo kusht triumfin sot.

Përballje tjetër mes pretendentëve është edhe ndeshja Tomori-Besa, me të dyja skuadrat që ndajnë vendin e tretë dhe të katërt në renditje.





Lajmet e fundit nga