web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asambleja/ Duka sulmon Ramën: Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit më e turpshmja e 30 viteve të fundit

18 Dhjetor 2020, 10:12, Sport CNA

U mbajt sot, Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e FSHF-së! E gjithë familja e futbollit sot do të duhet të ishte në zyrat e reja të Federatës Shqiptare, një vepër deri në 9 milionë euro që shpejt do të jetë edhe shtëpia e kombëtareve të futbollit me fushat dhe ambientet e akomodimit.

Mirëpo, situata prej pandemisë ka detyruar që asambleja e përgjithshme statutore të zhvillohet me anë të teknologjisë. Secili prej klubeve, me anë të delegatit që kishte të drejtën e votës lidhi ?MS Teams?, me anë të një kompjuteri dhe linje të mirë interneti.

NDRYSHIMET ? Teksa FSHF nuk ka shpërndarë për mediat materialet e kësaj asambleje, gazeta ka siguruar në rrugë të tjera një kopje të materialeve që do të diskutohen sot. Krahas pasqyrës vjetore financiare,e një nga çështjet që do u diskutua dhe kalua për miratim është edhe shkrirja e Komisionit të Disiplinës dhe atij të Etikës në një të vetëm. Shembull për funksionimin e një trupe të tillë si Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, është struktura në UEFA apo edhe në FIFA. Kësisoj, u vendos për kryesinë e këtij komisioni në vijim, ashtu siç edhe do të caktohet se sa komisionerë të Disiplinës do të ketë nevojë.

STATUTI ? Në këtë asamble u bënë edhe disa ndryshime në statut. Që në krye të herës, nisur nga fakti që FSHF tashmë ka një seli të re dhe adresë të re të saj, atëherë nevojitet ndryshimi edhe në statut. Gjithashtu, me shtimin e kampionateve amatore, do të duhet të shtohen në organigramën e aktiviteteve të FSHF-së.

?HALLET PA ZË? ? Si në çdo asamble, edhe këtë herë pati një pikë me diskutime dhe çështje të tjera. Por, siç ka ndodhur edhe në asambletë e tjera, edhe kësaj here, klubet kanë qenë fare pa zë, duke mos diskutuar ?hallet? dhe problemet, në mënyrë që e gjithë familja e futbollit t?i japë një zgjidhje.

ZHVILLIMI I ASAMBLESË:

Pasi u mbaj 1 minutë heshtje për të gjithë personat e botës së futbollit që për fat të keq humbën jetën gjatë këtij viti, fjalën menjëherë e mori presidenti Armand Duka, i cili bëri një rezyme për të gjitha zhvillimet e ndodhura këtë vit, teksa nuk nguroi të thumbonte qeverinë, teksa u shpreh ndër të tjera:

ARMAND DUKA: Kjo situatë na ka bërë që të mblidhemi për herë të dytë në këtë mënyrë. Jemi ndër të vetmet Federata që nuk kemi anuluar asnjë garë. Dua t?i falenderoj të gjithë për respektimin e protokollit dhe mbylljen e sezonit, gjë që u reflektua në Europë me kalimin e tureve nga skuadrat shqiptare në Europë, si Tirana, Laçi, Teuta.

FSHF ka bërë detyrën ndaj familjes së futbollit sa i takon bojkotit. Kemi marrë një premtim pozitiv nga Qeveria. E deklaroj publikisht se miratimi i Ligjit të Sponsorizimeve sipas propozimit tonë do bëjë të funksionojë sportin dhe do hapë faqe të re për këtë. Në pak vjet sporti do kthehet në ekonomi të fortë që gjeneron të ardhura dhe jo në një lypsar të rëndomtë që shtrin dorën për të mbijetuar.

Nuk kërkojmë lëmoshë por atë që na takon, ne dhe gjithë fëmijëve në Shqipëri. Futbolli kontribuon me rreth 45 milion euro në ekonomi. Të dhënat tona janë një pjesë e realitetit, ku nuk përfshihen mijëra të rinj që janë përfshirë në eventet tona.

Po punojmë për implementimin e projektit për 100 fushat. Jemi të vetëdijshëm se duhet shumë inpenjim. Qeveria nuk ka dënjuar as ta lexojë projektin tonë, por Ministria jonë e famshme e Arsimit është nxituar të na kthejë përgjigje negative. Ne do vazhdojmë projektin dhe meqë qeveria nuk përgjigjet ne do e mbështesim me 50 përqind. Çdo klub, individ që do të bëjë një fushë të re standarte do mbështete me kujdes. Mënyra shtetërore e drejtimit të sportit është e turpshme dhe më e turpshmja e 30 viteve të fundit. MAS i  Qeverisë Rama e theu rekordin e MTKRS të asaj paraardhëse, me dy gërma më pak e shumë  kilometra diferentizëm më shumë?, u shpreh Duka ndër të tjera.

PËRFAQËSUESI I FIFA-S NË ASAMBLE NADAR AKLAKAÇI: ?FIFA ka qenë tepër e kënaqur me qasjen e FSHF-së për të rishikuar statutin. Përkushtim tepër i lartë i FSHF-së për një qeverisje të mirë dhe koherente. Federata e mori vendimin për një reformism, në një vit të veccant. Moderizimi i futbollit është një sfidë kostante, ne e mirpresim këtë iniciative. VAR-i është një shembull inovacioni. Kemi edhe zhvillime jashtë fushës së lojës, sicc është paraqitja e kodit elektoral. Kjo është ajo ccka ne bëjmë dhe presim në FIFA.

Shpreh përgëzimet e mija. Në emër të presidentit të FIFA-s, do të doja të përgëzoja gjithë komunitetin e futbollit shqiptar, është bërë një punë e shkëlqyer, për rishikimin e statutit. Sa më të forta dhe të qarta të jenë statutet e FSHF-së, aq më e fortë është organizata. Një fundvit sa më të mbarë dhe më të shëndetshë?, u shpreh përfaqësuesi i FIFA-s.

PËRFAQËSUESI I UEFA-s NË ASAMBLE,  JAN HASHLER ?Për mua është një privilegj dhe nder të jem pjesë e kësaj asamblesë, në këtë 90-vjetor të krijimit të FSHF-së. Futbolli ka qenë një formë shtyse, për t?u rikthyer në normalitet, në të gjithë Europën. Për UEFA-n është e rëndësishme të jetë pranë federatave. Infrastruktura kulmoi me inagurimin e stadiumit Air Albania dhe Shtëpinë e Futbollit.

Është koha që ju të vendosni mbi rishikimin e statuteve të FSHF-së. Në muajt e fundit FIFA dhe UEFA ka qenë në kontakt periodik me përfaqësuesit e FSHF-së. Më lejoni t?iu uroj një sezon të mbarë të kësaj asambleje?, u shpreh Jan Hashler.

CAKTIMI I VËZHGUESVE, KOMISIONI I NUMËRIMIT TË VOTAVE:

Besnik Kapllani, Brajan Fraholli, Gjergj Petro

EMËRIMI I DELEGATËVE PËR TË VERIFIKUAR PROCESVERBALIN E ASAMBLESË: 

Nderim Nexhipi, Ylli Çekiçi, Olsi Dranga





Lajmet e fundit nga