web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte pranë Laçit, ja ku ka firmosur Peter Pakult

17 Dhjetor 2020, 12:37, Sport CNA

Laçi tashmë e ka trajnerin e saj. Ai është një nga ata me shumë eksperiencë në futbollin shqiptar dhe fjala është për Shpëtim Duro. Por, para se të zyrtarizohej Duro, një opsion për kurbinasit ishte edhe Peter Pakult, i cili gjithashtu e njihte Superioren duke qenë se në të kaluarën ka punuar me Kukësin.

Megjithatë, tashmë rrugët e Laçit dhe trajnerit austriak janë ndarë, ndërsa Pakult ka firmosur së fundmi me klubin e ri. 61-vjeçari ka vendosur të qëndrojë në vendlindje dhe kështu ka marrë drejtimin e klubit të Ligës së Dytë austriake, Austria Klagenfurt.

Pakult do të kërkojë promovimin në elitë me këtë skuadër, teksa ka një kontratë deri më datë 30 qershor të vitit 2021, ndërkohë që debutimin me ekipin e ri do ta bëjë më datë katër janar 2021.





Lajmet e fundit nga