web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy afrime dhe 2 largime, zbulohen lëvizjet te Vllaznia

17 Dhjetor 2020, 10:31, Sport CNA

Vllaznia është një nga skuadrat më në formë të momentit. Shkodranët kryesojnë Superligën pas javës së 8-të me 19 pikë dhe sfida e radhës do të jetë ndaj Laçit ditën shtunë në transfertë. Drejtuesit shkodran nuk po mendojmë vetëm për skuadrën aktuale, por edhe për merkaton. Nga klubi do të largohen dy të huajit, Eugen Sidorenko dhe Kristofer Madiangu që u afruar me shumë bujë në merkato, por këtë sezon nuk ka zbritur fare në fushë.

Që të dy lojtarët pritet të largohen në janar, ndërsa Vllaznia ka gati edhe zëvendësuesit. Elvir Maloku, ish-lojtari I Rijekas në Kroaci është bashkuar me shkodranët prej 2 muajsh dhe ka bindur drejtuesit që në janar të firmos kontratën e të federohet. I dyti është Abdurrahman Fangaj, mbrojtësi firmosi në verë, por prej dëmtimit është lënë jashtë skuadre. Ish-lojtari i Laçit sezonin e kaluar pritet që të rikthehet në fushë muajin e ardhshëm dhe Vllaznia pritet ta federojë për vazhdimsinë e sezonit. Drejtuesit shkodranët nuk do të ndalen vetëm me këto afrime pasi priten të tjera goditje në merkato





Lajmet e fundit nga