web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Starova flet si drejtor i Teutës: Ja çfarë duhet të bëjmë

17 Dhjetor 2020, 14:54, Sport CNA

Tashmë është zyrtare, Sulejman Starova do të jetë drejtori teknik i Teutës. Ish-trajneri është prezantuar ditën e djeshme në krah të shefit të klubit, Enid Furxhi, në ambientet e ?Olympic Park? ku stërvitet ekipi, për të nisur më pas nga puna. Starova është një emër i njohur në kampin durrsak, teksa më parë e ka mbajtur këtë post, si dhe atë të trajnerit.

65-vjeçari kthehet në Durrës pas 8 vitesh, ku për herë të fundit ai ka qenë drejtor teknik i Teutës, ndërsa trajner ishte Hasan Lika. Nën drejtimin e dyshesh Starova-Lika, Teuta i shkoi shumë pranë fitimit të titullit kampion, ku Skënderbeu në përfundim të kampionatit e mbylli i pari me një pikë më shumë se durrsakët.

Barazimi 0-0 në shtëpi me Kamzën, në javën e 24- t, dy javë para mbylljes së sezonit bëri që skuadra durrsake të mos fitonte titullin në atë sezon kur Starova ishte drejtor teknik. Pas emërimit, ?Bobi? tha disa fjalë para skuadrës. ?Si fillim ju uroj suksese të gjithëve dhe shpresojmë që ndaj Apolonisë të marrim tri pikët?, u shpreh Starova para skuadrës.

Me ardhjen e 65-vjeçarit Teuta shton radhët, por edhe vlerat dhe ?Bobi? do të jetë një ndihmë më shumë për trajnerin Martini dhe stafin teknik, me shpresën që ekipi do të hyjë në korsinë e duhur. Starova ka qenë edhe dy herë trajner i Teutës, 2006- 2007 dhe 2008-2009.





Lajmet e fundit nga