web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Maradona te Haxhi e Pele, yjet botërorë që refuzuan Juventusin

18 Dhjetor 2020, 13:34, Sport CNA

?I thashë ?jo? Juventusit, por edhe Interit për nder të Napolit. Nuk doja kurrsesi të tradhtoja popullin napolitan, që më ka dhënë aq shumë në vitet e mia aty, ndonëse më ofruan mjaft para?.

Këto fjalë dolën pak ditë më parë nga goja e Edinson Kavanit, sulmuesit uruguaian, i cili pasi u largua me parametër zero nga PSG-ja, më datë 30 qershor, duke mos pranuar që të luajë as Champions-in me francezët, tashmë ka firmosur në Angli me Mançester Junajtid.

Por, ?El Matador? është vetëm i fundit kundrejt një liste të gjatë, por ndoshta me emra edhe më madhështorë sesa i tiji, që kanë injoruar shumat e mëdha apo edhe disa çmenduri që zbulohen nga media italiane, që Juventusi ka ofruar për lojtarët, më saktë yjet që ka dëshiruar ndër vite, ndonëse në fund e kanë refuzuar.

NJË FABRIKË FIAT-i ? Ishte vera e vitit 1988, një periudhë në të cilën flitej pa fund për Diego Armando Maradonën, i freskët pas fitimit dy vite më parë të Botërorit 1986, por ndërkohë një tjetër ?Maradonë? kishte nisur të dhuronte spektakël, ndonëse brenda kufijve të një vendi komunist si Rumania.

Ndonëse regjimit të Çausheskut po i vinte fundi, një ditë të bukur, duke përshkruar korridoret e fabrikës së makinave FIAT, Xhani Anjelit, ose siç njihej ndryshe ?Avokati?, i lindi ideja për të bërë të vetin atë që kishte nisur të quhej ?Maradona i Karpateve?, pikërisht yllin e futbollit rumun, i cili kishte mahnitur Anjelin.

Madje, ky i fundit vendos që të thërrasë në takim drejtuesit e Steauas së Bukureshtit në Torino: përveç parave lumë, presidenti i Juves për George ?Xhika? Haxhin arriti deri aty sa u premtoi drejtuesve të Steauas që t?i garantonin diktatorit Çaushesku se brenda 4 viteve të ardhshme, ai do të ndërtonte dhe do t?i dhuronte Bukureshtit një fabrikë të FIAT-it, në të cilën do të kishin mundësi të punësoheshin mijëra njerëz. Por pavarësisht kësaj çmendurie, sërish Steaua tha jo, duke revoltuar shumë Anjelin.

ÇEK I BARDHË ? Një tjetër çmenduri e Juventusit ka qenë ajo për Diego Armando Maradonën. Pas shkëlqimit dhe dy viteve të para magjike te Napoli, ?Avokati? Anjeli i ofroi legjendës së shuar së fundmi një çek të bardhë për rrogën, por edhe të mira materiale si vila luksoze e gjithçka tjetër.

Madje, vetëm për të dëgjuar ofertën që i bënë, Anjeli i dërgon në Napoli një Ferrari të zi në qese, të cilën Maradona e pranon, por sërish i thotë ?jo? Juventusit, ndonëse joshja brenda Diegos ishte e madhe, siç ka konfirmuar ai vite më vonë: ?Po të kisha shkuar te Juventusi, do të kisha bërë një jetë më të qetë dhe do të kisha jetuar si mbret, por as kjo nuk krahasohej me atë që më jepte Napoli?.

900 MILIONË LIRETA VETËM PËR FIRMËN ? Nëse shuma në fjalë do të konvertohej me kohën, ndoshta mund të ishte e barabartë me 90 milionë eurot aktuale, pasi po flasim për vitin e largët 1961. Kur e gjithë bota kishte shijuar në maksimum Pelenë, familja Anjeli, e cila kishte shkuar në Brazil për të inauguruar të parën fabrikë FIAT-i jashtë Italisë, përfitoi nga rasti për të pasur edhe një takim me yllin brazilian.

Pele, i cili ishte i ftuari i nderit në atë inaugurim, pati edhe një takim kokë më kokë me Xhani dhe Umberto Anjelin, të cilët vetëm për ta bindur që të zbarkonte në Torino, i ofronin 900 milionë lireta vetëm për të firmosur me Juventusin, ndërsa pagat dhe kontrata do të ishin më vete. ?E refuzova ofertën e Anjelit, pasi Santosi prej 12 vitesh kishte qenë shtëpia ime më e mirë?, shprehej Pele.

?JO? PËR NDER ? Në vitin 2011, pasi kishte luajtur 4 sezone për Napolin, fillimisht Milani provoi ta bënte të vetin kapitenin e të kaltërve, Marek Hamshik. Kuqezinjtë, si kampionë në fuqi të Italisë, menduan se sllovaku nuk do të refuzonte, por pas kësaj ?jo?-je dukej se fshihej Juventusi. Tratativat ishin në një stad të rëndësishëm, falë edhe menaxherit Mino Raiola, mik i skuadrës bardhezi. Por pasi lajmet e para nisën të qarkullojnë dhe tifozët u rebeluan me kapitenin e tyre, Hamshik hoqi dorë nga ajo që 9 vite më parë do ta bënte lojtarin më të paguar në Itali.

?NUK MË LË GRUAJA? ? Një tjetër histori ?pikante? është ajo e 10 viteve më parë, kur Juventusi, i cili kërkonte të ringrihej, tri vite pas rikthimit në Serinë A, i bëri një ofertë prej 6 milionë eurosh në sezon (në Friuli fitonte vetëm 900 mijë euro) Antonio di Natales, kryegolashënuesit të Serisë A dhe të Udinezes me 29 realizime. Por edhe pse u mendua, ?Toto? do të dilte hapur pak kohë më pas duke nënvizuar: ?Do të kisha shkuar te Juvja, por bashkëshortja ime, edhe pse në pjatë ishin shumë para, më tha: ?Nuk dua që të të quajnë hajdut në këtë moshë?. Ndaj vendosa që të qëndroja në Udine?, tha Di Natale.

?MË PËLQEN DETI? ? Një tjetër refuzim epik për bardhezinjtë ka qenë ai i verës së vitit 1970. Pasi Xhixhi Riva kishte udhëhequr Kaljarin te fitorja e titullit kampion historik, Juventusi nuk ngurroi që të ofronte 1 miliard lireta për kartonin e sulmuesit. Kjo shifër në atë periudhë u quajt nga media italiane dhe ajo kontinentale si një bubullimë e frikshme, por në mënyrë të habitshme ishte vetë Riva që e refuzoi ofertën: ?Jo, faleminderit. Unë dua të qëndroj në Sardenja. Më pëlqen më shumë plazhi sesa mali?.





Lajmet e fundit nga