web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Polici që vrau, njësoj me zyrtarët që si vrasës me pagesë refuzojnë të drejta të tjera

10 Dhjetor 2020, 20:41, Aktualitet CNA

Në datë 8 Dhjetor një individ i veshur me uniformë policie i dha të drejtën vetes të ekzekutojë një të ri 25 vjeçar!

Kjo është ngjarja!

Një ngjarje e dhimbshme që nuk flet vetëm për horrin e veshur me unifirmë policie e të pajisur me armë shërbimi.

Një ngjarje e tmerrshme që tregoi sesi një person i veshur me unifornën e mbrojtësit të shtetit, qëlloi si vrasës profesionist dhe pa gabuar shenjë ekzekutoi në vend një djalë të ri. Pak rëndësi ka për këtë analizë se cila ishte historia e jetës së 25 vjeçarit të ekzekutuar në mes të rrugës.

Ngjarja kërkon transparencë për historinë e jetës së vrasësit dhe jo të viktimës. Këtë trasparencë, duhet ta bëjë shteti që ai kriminel profesionist përdori si trugun pas të cilit tentoi të fshihej pas vrasjes. Nuk ishin të rastësishme rrjedhjet e “lajmeve” për gjetje pistoletash nëpër rrugicat e Tiranës dhe as “thashethemet” e lëshuara për histori depresioni (mendore!?) të viktimës.

Për fat, u kuptua që ngjarja nuk mund të mbulohej dhe sot një kriminel ka nisur një rrugë nga e cila do i duhet shumë kohë përpara se të rifillojë një jetë ndryshe.

E ardhmja e afërt e vrasësit me uniformë dihet. Ajo që nuk kërkohet nga askush është e kaluara e kriminelit ordiner të infiltruar në rradhët e Policisë së Shtetit. Cila është jeta e njeriut që qëllon si vrasës profesionist, përpara se ai të vishej me uniformë? Pas kësaj mund të kuptojmë gjithshka për vrasësin e datës 8 Dhjetor. Por në 8 Dhjetor ne u njohëm me një vrasës që të heq të drejtën e jetës.

Por sa të tillë ka të shpërndarë në zyrat e shtetit? Sa vrasës të drejtash ka sot në gjithë piramidën administeative të pushtetit Rama-2? Sa zyrtarë zyrash të pasurive të paluajtshme, refuzojne të kthejnë përgjigje për të drejta të garantuara me Kushtetutë siç është e drejta e pronës?

Janë të drejta që garantohen nga e njëjta Kushtetutë që i garantonte të drejtën për të jetuar 25 vjçarit të ekzekutuar në 8 Dhjetor.

Sa zyrtarë sot refuzojnë të kthejnë përgjigje apo të zbatojnë ligjin që i detyron ata që ti sigurojnë shtetasve respektimin e të drejtave? Sa zyrtarë sot, flenë mbi dosjet e të drejtave të shtetasve dhe shpesh refuzojnë brutalisht të zbardhin akte pronësie, licenca, leje dhe autorizime që vetë shteti ka sanksionuar mes dispozitave ligjore?

A janë vrasës gjithë këta të tjerët? E nëse për punën që nuk bëjnë edhe paguhen, a mund të quhen këta vrasës me pagesë? Dhe këta nuk janë pak!

Këta janë drejtues institucionesh qendrore, janë kryetarë bashkish, drejtues drejtorish të përgjithshme etj. Këta janë kudo në tepsinë e vetme ku ha sot Shqipëria.

Kryeministri doli publikisht dhe dënoi vrasësin me pistoletë, por a e di Rama se çfarë masakre bëjnë një listë e pafund zyrtarësh që duhet të administrojnë dhe garantojnë dhjetra të drejta të tjera, që shetasve u thuhet nga ligji që i gezojnë me ligj?

Nuk është e vështirë të gjenden dhjetra e qindra vrasës me pagesë në zyrat e shtetit.

Ramës i duhet vetëm të verifikojë kohën e përgjigjeve (mospërgjigjeve) që u jepen (refuzohen) shtetasve. E ka të thjeshtë! Pasi reklamon që gjithshka këtej e tutje do bëhet tek e-Albania, boll të verifikosh në “e” se çfarë masivizimi ka marrë vrasja e të drejtave në “Albania”!

Çdo tejkalim i afateve për përgjigje të garantuara nga ligji, është një vrasje e të drejtës. Secila nga ato vrasje bëhet nga zyrat e shtetit, nga vrasësit me pagesë të ulur në zyrat e shtetit.

Dhe kur të kuptojë zoti Rama se sa masiv është sporti i vrasjes së të drejtave në zyrat e shtetit të tij, do kuptojë pse ai krimineli me kapele i dha të drejtën vetes të përdorë pistoletën.

Pistoletën kishte, atë përdori!/CNA.al.





Lajmet e fundit nga