web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta kalon në heshtje Buxhetin Faktik 2019/ Nuk ndryshon gjë po ta ktheja në Kuvend

10 Dhjetor 2020, 12:27, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta kalon në heshtje Buxhetin Faktik të vitit 2019.

Në një deklaratë, zyra e shtypit të Presidentit thotë se Presidenti i Republikës ka vlerësuar ta lërë në heshtje këtë ligj, por duke kërkuar vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për të marrë masa,  për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin.

Meta vë në dijeni edhe qytetarët mbi disa problematika të theksuara, që lidhen me planifikimin dhe zbatimin buxhetor.

Sipas Metës mosrealizim të lartë kanë treguar të ardhurat nga ndihmat, që janë realizuar në masën 8,811 milionë lekë kundrejt 15,500 milionë lekëve të planifikuara, ose 56.8 % ndaj planit.

Niveli më i lartë i deficitit buxhetor, sipas presidencës është në shkelje të ligjit ?Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë për vitin 2019?.

Njoftimi i Presidencës:

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z. ILIR META MBI MOSDEKRETIMIN ME SHPALLJE TË LIGJIT NR. 136/2020 ?PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2019?

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 16 nëntor 2020, ka miratuar ligjin nr. 136/2020 ?Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2019?, ligj të cilin e ka përcjellë tek Presidenti i Republikës për shpallje.

Nga shqyrtimi i përmbajtjes së këtij ligji, në raport me dokumente dhe të dhëna të tjera zyrtare mbi zbatimin e buxhetit të shtetit (2019), veçanërisht konstatimet nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi zbatimin e tij, Presidenti i Republikës, sjell në vëmendje të Kuvendit, qeverisë, si dhe vë në dijeni edhe qytetarët mbi disa problematika të theksuara, që lidhen me planifikimin dhe zbatimin buxhetor.

Në kushtet kur bëhet fjalë për një ligj që miraton buxhetin faktik, si dhe duke patur në konsideratë sjelljen vijuese të Kuvendit ndaj çështjeve kaq delikate, kthimi i këtij ligji për rishqyrtim në Kuvend, nuk do të përbënte ndonjë ndryshim thelbësor.

Për këtë arsye Presidenti i Republikës ka vlerësuar ta lërë në heshtje këtë ligj, por duke kërkuar vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për të marrë masa, për të mos lejuar përsëritjen e treguesve të tillë në nivel financiar për vendin.

Presidenti i Republikës, fton Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin e Shqipërisë të reflektojnë mbi këto mangësi në realizimin e treguesve fiskalë:

-Raporti i buxhetit faktik tregon mosrealizimin e treguesve fiskalë të buxhetit të vitit 2019, për shkak të mungesës në vazhdimësi të një planifikimi joreal të të ardhurave publike dhe, për rrjedhojë, edhe të shpenzimeve buxhetore.

? Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit, gjatë vitit 2019, janë realizuar në vlerën 460,349 milionë lekë, nga 486,677 milionë lekë të planifikuara ose 94.6% ndaj planit të rishikuara.

? Të ardhurat tatimore janë realizuar në masën 95.1%.

? Mosrealizim të lartë kanë treguar të ardhurat nga ndihmat, që janë realizuar në masën 8,811 milionë lekë kundrejt 15,500 milionë lekëve të planifikuara, ose 56.8 % ndaj planit.

? Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit, për vitin 2019, u realizuan në vlerën 491.897 milionë lekë, nga 519.577 milionë lekë të planifikuara sipas Aktit Normativ nr.11, datë 24.12.2019 dhe planit fillestar; pra, këto shpenzime janë realizuar 27,680 milionë lekë më pak se planifikimi ose e shprehur në përqindje, në masën 95%.

? Shpenzimet kapitale kanë treguar një mosrealizim të lartë në vlerën 74,993 milionë lekë nga 86,138 milionë lekë të planifikuara ose e shprehur në përqindje, në masën 85.7%.

-Raportime të ndryshme të nivelit të deficitit buxhetor, të detyrimeve të prapambetura dhe të borxhit publik, ndërmjet buxhetit faktik dhe raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

? Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deficiti buxhetor në raport me Prodhimin e Brenshëm Bruto, rezulton në masën 1.87%, brenda kufirit prej 2%.

? Sipas raportit të KLSH-së, raportimi i zërave në pasqyrën e konsoliduar të treguesve fiskalë, vijon të mbetet formal, duke mos reflektuar saktë dhe në mënyrë të plotë nivelin real të shpenzimeve buxhetore dhe, për pasojë, edhe deficiti vjetor, i cili sipas KLSH-së, bazuar në një vlerësim të kujdesshëm, për vitin 2019, arrin në 2.27% të PBB-së.

Niveli më i lartë i deficitit buxhetor është në shkelje të ligjit ?Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë për vitin 2019?.

? Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së përgjatë vitit 2019, sipas raportimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ka rezultuar në ulje në krahasim me një vit më parë. Ky raport ka shënuar rënie nga 67.9% në 65.9% të PBB-së kur i referohemi treguesve të borxhit publik për tremujorin e katërt të vitit 2019. Por në Raportin e Buxhetit Faktik të vitit 2019, hartuar nga MFE-ja është raportuar se stoku i borxhit publik ndaj PBB-së është në nivelin e 66.2% në vitin 2019. KLSH-ja ka përfunduar se treguesit e borxhit publik, në raport me PBB-në, për vitin 2019, bazuar në PBB-në faktike të publikuar nga IMF (Ëorld Economic Outlook), tetor 2020, janë të ndryshëm nga deklarimi i MFE-së. Niveli i borxhit, i rivlerësuar nga KLSH-ja është 66.7% e PBB-së./CNA.al.





Lajmet e fundit nga