“Pa drejtësi, nuk ka qetësi”/ Paralajmërohet një tjetër protestë për vrasjen e Klodian Rashës
Një tjetër protestë është paralajmeruar se do të mbahet ditë...
Është mbledhur paraditen e sotme Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në këtë mbledhje të parë u bë konstituimi i Komisionit, ngritja e sekretariatit teknik dhe përcaktimi i relatorëve. Deputetët vendosën që për këtë komision të jetë dy relatorë, një nga PS dhe një nga grupi i deputetëve të pavarur, respektivisht Klodilda Bushka dhe Elena Xhina.
Përbërja e komisionit është konfirmuar sipas votimit në seancën plenare të Kuvendit, me 9 deutetë: Ulsi Manja kryetar, Enver Roshi zv. kryetar, Klodilda Bushka Sekretare dhe anëtarët Alket Hyseni, Adnor Shameti, Ermonela Felaj, Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe Elena Xhina.
Në fjalën e tij kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja sqaroi se objekti kryesor është sqarimi i punës që është bërë për sqarimin e akuzave të shprehur në raportin e Dick Marty, i miratuar në vitin 2011 në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Për të qenë të qartë Komisioni i Posaçëm nuk është komision hetimor. Veprimtaria bazohet në nenin 24 të rregullores . Në janar 2011 Asambleja Parlamentare e KiE ka miratuar një rezolutë, ku i kërkon autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të bashkëpunuar për të sqaruar të gjitha të dhënat e të dhëna në raportin Dick Marty.
Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2012 ka miratuar një ligj ku i hap punë bashkëpunimit me EULEX për të sqaruar këto të dhëna.
Veprimatria e këtij komisioni lidhet kryesisht me kontrollin parlamentar, se si autoritetet shtetërore dhe zyrtarët shtetërore kanë zbatuar këtë ligj në Kuvendin e Shqipërisë për të verifikuar të dhënat e raportit të Dick Marty”, tha Manja.
Ai nënvizoi se në fund do të dilet me një projekt rezolutë për këtë çështje.
Komisioni i Posaçëm do të caktojë edhe programin dhe kalendarin e punës për të administruar dokumentet e nevojshme në këtë drejtim.
Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, miratoi më 26 nëntor me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim,ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në./CNA.al.
Një tjetër protestë është paralajmeruar se do të mbahet ditë...
Stresi u shpall mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia për ...
Efektivi i policisë së Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion mbi gjen...
Gjatë mbrëmjes së djeshme, punonjësi i policisë me inicialet...
Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e K...
Policia ka dhënë njoftim zyrtar mbi arrestimet, shpalljet në...
Arjan Hoxha, ish-drejtues i Policisë së Shtetit për Euronews...
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie k...
Vrasja e 25-vjeçarit nga policia mesnatën e të martës ka ngr...
Profesor Përparim Kabo ka reaguar lidhur me vrasjen e 25 vje...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pë...
Ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka kësh...
Pasi thyen xhamat e Kryeminisë dhe Bashkisë, e institucionev...
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i është përgjigju...
Në “Murin e Kujtesës” ku janë të shënuar në formë simbolike ...
Në protestën që po bëhet përpara ministrisë së Brendshme ësh...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty pr...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të situ...
Qindra të rinj janë mbledhur përpara ambienteve të Ministris...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...