web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Të mbështesim sipërmarrjen dhe punësimin”/ Gjergj Luca apel politikës

11 Nëntor 2020, 17:04, Sociale CNA

Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i Rozafës, kompania më e madhe dhe kryesore në vend për përpunimin dhe eksport-importin e Peshkut, ka vendosur të zgjerojë aktivitetin e tij edhe në juglindje të vendit, duke synuar të punësojë rreth 1000 persona në Maliq, me kthimin në jetë të ish-fabrikës së sheqerit.

Luca bën apel për mbështetje të sipërmarrjes, nga cilido krah i politikës, madje Gjergj Luca u bën thirrje edhe sipërmarrësve, atyre që garantojnë vende pune dhe mirëqenje për këtë vend të ngrenë zërin dhe të kërkojnë mbështetje për të cilën çdo biznes ka nevojë.

?Ne mbas kthimit në jetë të pjesës së Labinotit dhe tani jemi në përfundim të fabrikës së Gramshit, të dy masakrave të demagogjisë demokratike e cila dikur ka qenë objekte pune, ne na u dha kjo mundësi sepse kryetari insistoi shumë fort që ne këtu të merrnim pjesë në këtë investim sëbashku dhe na garantojë që kjo zonë këtu ka rreth 1000 punëtorë, dhe kjo ka qenë dhe arsyeja qe unë kam ardhur këtu.

Gjendja e kësaj fabrike që në kemi marrë përsipër ta kthejmë në jetë këtu ka qenë më shumë se sa katastrofike.

Është e tmerrshme që të shohësh kollona të thyera dhe të shohësh një fabrikë që në atë kohë ka qenë model, se si mundet të thyhet dhe të shkatërrohet për t?i vjedh hekurin dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Kjo është dhimbja dhe kjo është pjesa më e zezë në historinë e këtyre 30 viteve që askush nuk e përmend, shkatërrimi absolutisht i çdo vlere të asaj kohe që ne kemi kaluar gjysmen e jetës.

Pra ti kthesh në jetë keto modele të mira që kanë qenë në atë kohë, do të thotë që ti kthesh në jetë, ti japësh vlerë njerëzve, që njerëzit të mësohen me punën, që njerëzit të mësohen me njëri-tjetrin, që njerëzit të ecin përpara bashkarisht dhe unë shpresoj që përveç mbështetjes që ne na ka dhënë kryetari me gjithë stafin e vet, më ka thënë që këtu është një djalë i ri që ka qenë në Parlamentin e Shqiprisë, mos gaboj Salianji.

Nuk është problemi me ngatërrur biznesin me politikën, por unë dëshiroj që ky djalë i ri, ashtu si mu ka mbeshtetur mua Taulant Balla dhe më është bërë një partner i fortë në të gjithë lëvizjet, punën dhe sakrificën tonë që kemi bërë si staf në Elbasan, unë kam dëshirë që dhe ky djalë i ri i Parlamentin shqiptarë mua të më bëhet një partner i fuqishëm në këtë investim për zonën e tij.

Apeli im është që të gjithë njerëzve të këtij vendi që janë hallemëdhenjtë e këtij vendi që investojnë në prodhim, duhet të çojnë  zërin kundra kësaj politike 30 vjeçare, sepse duhet të kuptohet një gjë që është më e rëndësishmja . Pa drejtësi nuk ka Shqipëri, dhe mos të rrijnë me gojën mbyllur por ta hapin gojën minimalisht me aq kujdes sa e hap unë?, ka theksuar Luca./CNA.al





Lajmet e fundit nga