web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Humori dhe arti humbën një prej kolosëve”/ Meta reagon për ndarjen nga jeta të Koço Devoles

8 Nëntor 2020, 09:53, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit, Koço Devole, i cili ndërroi jetë pasi ishte prekur nga COVID-19.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, kreu i shtetit theksoi se humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.

?Sa shumë trishtim nga ky lajm!  Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë! Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve.

Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe?, shkruan Meta. CNA.al/ 

 





Lajmet e fundit nga