E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Partia Demokratike i ka dërguar një letër SPAK, ku i kërkon sqarime në lidhje me hetimet për deputetin e PS-së, Ervin Bushati.
Në një deklaratë, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi se para dy vitesh Bushati u denoncua nga selia blu për pasurinë, pasi pretendojnë se ai ka fshehur 7 pasuri të paluajtshme. Në reagimin e tij, Bardhi parashtron disa pyetje, mes të cilave fakti se pse po zvarritet kaq shumë çështja.
?Zvarritja e hetimeve si për dekriminalizimimin dhe për zyrtarët e politikanët e korruptuar është një nga shqetësimet kryesore të Partisë Demokratike. Pas kërkesës për zvarritjen e verifikimit për të kaluarën kriminale të dy kryebashkiakëve të Vaut të Dejës dhe te Mallakastrës, Partia Demokratike i kërkoi SPAK-ut arsye përse po zvarrit hetimin e deputetit të PS Ervin Bushati. Aktualisht, ai është promovuar si një nga drejtuesit e fushatës së PS për Tiranën.
PD e kallëzoi atë 2 vjet më parë për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, por deri tani nuk ka asnjë rezultat. Bëhet fjalë për mosdekalrimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të tij, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë?, tha Bardhi.
Me të drejtën që i jep ligji, PD kërkon nga SPAK të ndërmarrë 3 veprime të shpejta, që janë informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal për Ervin Bushatin, datën e regjistrimit të çështjes nga SPAK dhe veprimet hetimore të kryera deri më sot dhe informacion mbi arsyet e zvarritjes së hetimit të kësaj çështje.
Letra e plotë që PD i ka dërguar kreut të SPAK Arben Kraja
I nderuar z. Prokuror,
Më 2 Tetor 2018, Partia Demokratike e Shqipërisë, ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një kallëzim penal për veprat penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? dhe ?Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim?, parashikuar nga nenet 190 dhe 257/a i Kodit Penal, ndaj shtetasit Ervin Bushati, me funksion ?deputet i Kuvendit të Shqipërisë?.
Gjatë gjithë periudhës së deklarimit 2014-2018, deputeti Ervin Bushati, rezulton se nuk ka deklaruar 7 pasuri të paluajtshme në emër të tij, duke bërë deklarim të rremë të pasurisë, nëpërmjet mospasqyrtimit në Deklaratat e Pasurisë. Konkretisht, rezulton se ai nuk ka deklaruar pasuritë e paluajtshme si më poshtë:
1. Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.
2. Një pasuri me sipërfaqe 600 m2 truall, me sipërfaqe ndërtimi 327 m2, në Tiranë, e regjistruar më 21.04.2017.
3.Një pasuri me sipërfaqe 938 m2 truall, në Tiranë, e regjistruar më 25.07.2014.
4. Një pasuri me sipërfaqe 76 m2, ndërtesë, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.
5. Një pasuri me sipërfaqe 376 m2 truall, në Qerret, Kavajë, e regjistruar më 30.05.2016.
6. Një pasuri me sipërfaqe 660 m2 truall, në Sarandë, e regjistruar më 17.07.2014.
7. Një garazh me sipërfaqe 42 m2, në Sarandë.
Më datë 30.06.2020, pas një kërkese për informacion nga ana jonë, njoftohemi se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pasi ka regjistruar çështjen penale nr. 2524, datë 01.04.2019, ka shpallur moskompetencën dhe ia ka kaluar aktet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke qenë se shtetasi Ervin Bushati, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe është subjekt hetimi nga SPAK.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 vite nga depozitimi i kallëzimit nga ana jonë, dhe rreth 6 muaj që çështja i është përcjell për hetim SPAK, ende organi i prokurorisë nuk ka përfunduar hetimet dhe nuk ka marrë të pandehur deputetin Ervin Bushati për kryerjen e veprave penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve? dhe ?Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim?, parashikuar nga nenet 190 dhe 257/a i Kodit Penal.
Mosveprimi nga ana e organit të prokurorisë me këtë çështje është një tjetër tregues që drejtësia shqiptare është e paaftë të sigurojë ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, duke zvarritur hetimet për më shumë se 2 vjet.
Duke qenë se në cilësinë e kallëzuesit nuk kemi asnjë informacion në lidhje me gjendjen e këtij procedimi penal, dhe faktit se ka kaluar një kohë e gjatë nga fillimi i hetimeve, në mbështetje të nenit 110 të K.Pr.Penale, ku parashikohet se: ?Palët dhe përfaqësuesit e tyre kanë të drejtë, në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit, të paraqesin memorie dhe kërkesa me shkrim?,
KËRKOJMË:
Mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj sipas ligjit.
KALLËZUESI:
GAZMENT BARDHI
Sekretar i Përgjithshëm
Partia Demokratike e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama i rikthehet përsëri raportit të ish-an...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ftesës për dialog nga a...
Ka hyrë në ditën e 25 greva e urisë së naftëtareve të Rafine...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi iu është bashkuar mesazheve...
Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar përmes një mesazhi për ...
Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve pas lajmit ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar n...
Koordinatori i Bindjes Demokratik Astrit Patozi ka reaguar p...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka zhvilluar ...
“LSI nuk ka frikë nga virusi, nuk e zë asnjëherë”. Kjo ka qe...
Ish deputeti i LSI Petrit Vasili reagoi pas akuzave të kryem...
Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i është përgjig...
Kryeministri Edi Rama reagon pas akuzave nga politikanët shq...
Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka reaguar pas videoskandalit që ...
Korça ka qenë historikisht një qytet, banorët e të cilit kan...
Zbardhet axhenda e samitit të Sofjes, i cili do të zhvillohe...
Të premten (06.05) Tirana është cilësuar nga ekspertët anti-...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi sot një ta...
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Ed...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...