“Me krahë të lehta, Lul!”/ Patozi ironizon Bashën: E ke nisur fuqishëm betejën
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizu...

Ish-deputeti Ervin Salianji, i përjashtuar nga komisioni Ruli-Luli ka reaguar fort ditët e fundit në lidhje me largimin e tij nga listat zyrtare.
Për më tepër ka filluar edhe një lëvizje kundër Lulzim Bashës, për t’i bërë presion këtij të fundit që mos të guxojë ta largojë.
Nga ana tjetër ai ka sjellë publikisht edhe argumentin se me të si udhëheqës politik, qarku i Korçës, Bashkia dhe zonat e tjera kanë pasur rezultate të shkëlqyera.
Në fakt ai që shkëlqen është vetëm dështimi i Ervin Salianjit, në mënyrë spektakolare, edhe në qark, edhe në Bashkinë Maliq, edhe në komunën e Lozhanit. Kjo e fundit vendlindja e Ervinit, e cila për disa mandate është drejtuar nga babai i tij, Bujar Salianji.
Le të shohim faktet më poshtë sipas tabelës:
Në vitin 2017, që pretendon Ervini, PD-ja ka gati 6 mijë vota më pak në qark, sesa në vitin 2013. Por, theksojmë këtu se logoja e PD-së në vitin 2017 ka pasur edhe aleatët. Që do të thotë se PD-ja në 2017 ka qënë në koalicion me parti të tjera, por me siglën e saj.
Po të marrim rezultatin e 2013-ës si koalicion, PD-ja ka rreth 14 mijë vota më pak.
Sipas të dhënave te KQZ, në vitin 2017, PD dhe aleatët e saj kanë marrë 56 mijë vota. Ndërsa në vitin 2017, kur qarku i Korçës drejtohej nga Ervin Salianji, 42 mijë vota.
Këto janë shifrat e qarkut Korçë. Pra, si koalicion janë 14 mijë vota më pak. Gjithashtu vetëm PD si logo ka 5 mijë vota më shumë në vitin 2013, sesa koalicioni i PD në vitin 2017.
Shkojmë dhe shohim rezultatet e Bashkisë Maliq, në qarkun e Korçës.
Në vitin 2013, sërish po i marrim diferencat me sigël, nuk po i marrim diferencat me koalicione, se nuk del llogaria fare, për të mos thënë që del e frikshme.
Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste në vitin 2013, ka rreth 11 mijë vota dhe në vitin 2017 ka rreth 13 mijë vota. Pra, është rritur me gati dy mijë vota.
Ndërsa Partia Demokratike, e vetme në vitin 2013, ka 8 900 vota dhe në vitin 2017 ka 7 400 vota.
Pra, nga viti 2013 në vitin 2017, diferenca është minus 1 500 vota.
Pra, socialistët janë rritur me dy mijë vota, ndërsa PD-ja është ulur me 1 500 vota.
Ky është rezultati i Ervin Salianjit në Bashkinë e Maliqit.
Ashtu si rezultati i mësipërm në qarkun e Korçës, ku diferenca nga 2013 në 2017 ishte rreth 5 mijë vota si logo dhe rreth 14 mijë vota, si koalicion.
Tani të shkojmë në një detaj të tretë, pra gënjeshtra e tretë e Ervin Salianjit, e cila ka të bëjë me komunën Lozhan. Ose e quajtur ndryshe, njësia administrative Gorë. Ku ka lindur Ervini dhe ku ka qënë kryetar babai i tij, për disa mandate.
Në vitin 2013, Partia Demokratike e ka fituar këtë komunë ku votojnë rreth 900 vetë, me plus 100 vota. Pra, e gjithë komuna është thuajse sa një qendër votimi në Tiranë. Apo në Korçë.
Dhe PD-ja e ka fituar me rreth 100 vota në vitin kur dilte në opozitë.
Ndërsa në vitin 2017, kur kjo njësi administrative drejtohej nga Ervin Salianji, pra ishte ai kandidat për deputet, bashkë me babain e tij, Partia Demokratike ka 415 vota, dhe PS 548 vota.
Pra, në vitin 2017, PD-ja si koalicion ka minus 133 vota. Dhe ajo që bie në sy është që janë humbur të gjitha qëndrat e votimit. Vetëm një qendër votimi është fituar me një votë dhe një tjetër me tre vota.
Ervin Salianji ka humbur edhe në fshatin e tij, jo vetëm në komunën e Lozhanit.
Pra, këto janë tre gënjeshtrat me fakte. Kush do ta mbajë Ervinin si lider dhe udhëheqës i madh, aty e kanë, le ta rikthejë dhe ta vendosë jo në krye të qarkut të Korçës, por po të dojë edhe në krye të listës së Shqipërisë.
Por, shifrat krahasuar 2013 me 2017, Ervini është një humbës i katërfishtë, në fshatin e tij, në komunën e tij, në Bashkinë e tij dhe në qarkun e tij./ CNA.al
E lanë jashtë listës/ Salianji protestë kundër Rulit e Bashës në Korçë
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizu...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me tone të ashpra t...
Sot gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, Rilindja Demokrati...
Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një letër ministres së Sh...
Nga Mourad Kamel “World Crunch”* Vrasja e tmerrshme disa dit...
Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Tel...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, ka folur p...
Oerd Bylykbashi thotë se opozita do të bëjë strategji dhe ta...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka...
Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e presidentit Ilir ...
Ish-deputeti Ervin Salianji i ka treguar “forcën” kryedemokr...
Kryetari i partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi ishte i...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nuk i ësh...
Eh mor Fatos, e paske harruar fare sot që je autori i thënie...
Nesër pasdite në orën 17°°, zonja Topalli ka njoftuar një da...
Sapo ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli njoftoi se po kr...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i është kt...
Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për në Byronë Kombët...
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i ka kërkuar sekr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...