LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një vit pas vdekjes së Al-Bagdadit, ISIS po ringrihet me shpejtësi

28 Tetor 2020, 07:29, Politikë CNA
Një vit pas vdekjes së Al-Bagdadit, ISIS po ringrihet me

Nga Mourad Kamel ?World Crunch?

* Vrasja e tmerrshme disa ditë më parë e një mësuesi në Francë, kishte shumë nga shenjat dalluese të sulmeve të shkuara të grupimit terrorist islamike ISIS. Një shënjestër tejet simbolike për Perëndimin:Samuel Pati, një mësues i respektuar i historisë dhe gjeografisë, që do të kritikohej nga një prind mysliman dhe agjitator islamik për shfaqjen e karikaturave satirike të profetit Muhamed, si pjesë e mësimit të tij vjetor mbi fjalën e lirë.

Më pas erdhi akti brutal: një goditje e shpejtë nga pas, dhe prerja e kokës me një thikë kasapi në një rrugë pranë shkollës së tij në veri të Parisit. Më vonë u zbuluan në internet disa komunikime midis autorit të krimit, një banor francez me origjinë çeçene, dhe një operativi të ISIS në Idlib të Sirisë.

E megjithatë sipas të përditshmes franceze ?Le Parisien?, hetuesit thonë se kontaktet e vrasësit ishin me një grup tjetër terrorist islamik në Siri (Haya?t Tahrir El Sham, HTS), dhe se sulmi i 18-vjeçarit (që më vonë u vra pas përplasjes me policinë), nuk u frymëzua dhe as u orkestrua nga ISIS.

Kjo ngjarje vjen pothuajse saktësisht një vit pasi lideri i pamëshirshëm i ISIS,Ebu Bekr Al-Bagdadi, u vra më 26 tetor 2019 gjatë një sulmi të Forcave Speciale të SHBA-së. Por analistët e sigurisë dhe ekspertët e inteligjencës, thonë se tani ka shumë shenja se ISIS po ri-ngrihet, i udhëhequr nga pasardhësi i Al-Bagdadit, që gjithashtu ka reputacionin e një vrasësi të pamëshirshëm.

Al Jazeera raportoi se ISIS mori përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë të shtunën në Kabul të Afganistanit, që shkaktoi të paktën 24 të vdekur në një shkollë, midis tyre edhe nxënës. Edhe pse u themelua në vitin 1999, ISIS tërhoqi vëmendjen e botës vetëm në vitin, kur pasoi Al-Kaidën si forca kryesore e terrorit islamik pas vdekjes së themeluesit të saj Osama bin Laden.

Strategjia e ISIS, ishte paksa e ndryshme nga ajo e Bin Ladenit, me ambicien për të krijuar një ?Kalifat? ose shtet islamik, duke pushtuar një territor të gjerë në Lindjen e Mesme, teksa përhapi në të njëjtën kohë terror në mbarë botën me sulme si ai i nëntorit 2015 në Paris, ku mbetën të vrarë 130 njerëz, si dhe sulme të tjera më të vogla diku tjetër në Perëndim.

Vetëm 3 javë pas eliminimit të Al-Bagdadit, u zgjodh pasardhësi i tij:Amir Muhamad Said Al-Maula, i njohur edhe si Abu Omar Al-Turkmani, ose ?shkatërruesi?. Ai i ka dhënë mundësi grupimit terrorist të rigrupohet dhe?riafirmojë praninë e tij në Siri dhe Irak, duke planifikuar sulme gjithnjë e më të guximshme? sipas një raporti të OKB të botuar në janar të këtij viti.

Al-Maula la lindur në vitin në 1976 në qytetin irakian Tal Afar, 70 kilometra në perëndim të Mosulit. Vendlindja e tij është një enklavë turkmene. Ai ka një diplomë në drejtësinë e Sheriatit nga Universiteti i Mosulit, teksa ka qenë dikur oficer në ushtrinë e Sadam Huseinit, si shumë kolegë të tij.

Pas pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, iu bashkua kryengritjes sunite, që shkaktoi vdekjen e shumë irakianëve dhe që synonte kundërvënien ndaj amerikanëve. Më vonë u burgos për 5 vjet nga forcat amerikane në burgun e Bukas, ku u njoh me Al-Bagdadin.

Nuk ka dyshime mbi egërsinë e liderit të ri. E përditshmja ?Akhbar Al An?, ka raportuar se si Al-Maula urdhëroi shfarosjen e pakicës Jazidi në Irak, dhe mobilizoi njerëzit e tij të vrisnin  dhe përdhunonin burra, gra dhe fëmijët të këtij komuniteti, me një strategji të qartë të spastrimit etnik. E njëjta gjë ndodhi edhe me pakicën e krishterë në Irak.

Me humbjen e territorit që zotëronte dhe të vëmendjes globale pas vdekjes së Al-Bagdadit, lideri i ri mori përsipër ripërtëritjen e ISIS. Ekspertët thonë se Shteti Islamik vepron aktualisht si Hidra mitike, ti mund t?i presësh kokën, por një tjetër do të rritet sërish pas kësaj.

Studiuesi irakian, Hisham Al-Hashimi, thotë se strategjia e rigjenerimit të ISIS kalon në 3 faza. E para është mbledhja e burimeve (ushtarë dhe armë). E dyta ka të bëjë me fillimin dhe përgatitjen e infrastrukturës së sulmeve, dhe e treta është marrja nën kontroll e territorit, në të cilin grupi do të jetë në gjendje të imponojë politika dhe krijojë një lloj ekonomie që do të jetë në gjendje ta mbështesë atë.

Ndërsa sulmet e frymëzuara nga ISIS në Perëndim kanë qenë të rralla, grupi duket se po e forcon praninë e tij në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Sipas raportit të OKB, edhe pas humbjes së territoreve të tij, ISIS ka ende 100 milion dollarë, dhe kjo shpjegon pjesërisht qëndrueshmërinë e tij.

Një vit më parë, disa analistë besuan se vdekja e Al-Bagdadit ishte një shenjë se si operacionet dhe ideologjia e ISIS ishin në grahmat e tyre të fundit. Grupi u detyrua gjithashtu të luftojë me grupimet rivale sunite, përfshirë militantët e HTS, që mund të kenë pasur një rol në vrasjen e mësuesit francez.

Por ambiciet e Shtetit Islamik janë arma e tij më e madhe. ISIS u ofron ende ndjekësve radikalë vizionin e një Kalifatit të ri që do të mbretërojë mbi botën myslimane./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga