LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Islami paralajmëron ‘tërmet’ në politikë/ Ndërkombëtarët do të çmontojnë kapjen e shtetit të Edi Ramës

27 Shtator 2020, 16:31, Politikë CNA

Ish-deputeti socialist, Kastriot Islami, ka folur rreth aktualitetit politik në vend, ku ka theksuar se ndërkombëtarët do të bëjnë të mundur demontimin e kapjes së shtetit nga ana e kryeministrit Rama.

Gjithashtu Islami shprehet se manovrat e Ramës për ndryshime në Kodin Zgjedhor e kanë nxjerr zbuluar përballë shqiptarëve të cilët do ta largojnë me votë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas tij, Rama nuk do t?i shpëtojë ndëshkimit.

?Si përfundim mendoj se shqiptarët kanë bindjen e plotë e të palëkundur se një raport i ngjashëm i hartuar nga një ekip ekspertësh të pavarur nga Komision Europian me rekomandimin e disa vëndeve të rëndsishme të BE, i ngjashëm në mos identik me ?ekipin Priebe? , do të rezultonte për qeverinë Rama edhe më i errët e më negative përsa i përket kapjes së shtetit që Rama ka realizuar në 8 vjetët e qeverisjes së tij?

Madje tentativat për një mandate të tretë janë një provë më shumë në favor të këtij përfundimi?Por mbi të gjitha shqiptarët presin me padurim, po ashtu si edhe në vendet e tjera të BP,  që paketa e rekomandimeve për çrrënjosjen e kapjes së shtetit të arrijë në Tiranë në mënyrë që ti zbllokohet Shqipërisë rruga drejt anëtarësimit të vendit në BE, duke filluar natyrisht me hapjen e negociatave, që me shumë gjasa do të rinisë vetëm pas largimit të qeverisë Rama nga pushteti?

Ndonëse shumica e shqiptarëve janë të angazhuar për ta kryer me sukses këtë operacion qoftë edhe të vetëm?ata me siguri do të kenë edhe mbështetjen e fuqishme të vëndeve kryesore të BE?Kjo ka filluar të duket gjithnjë e më qartë me vendosjen e 15 kushteve nga PE për qeverinë Rama për hapjen e negociatave dhe angazhimin e tyre serioz për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, pavarësisht se Rama po lëviz në një drejtim të paditur dhe po tenton ti shpëtojë ndëshkimit nga ?paketa Priebe? që në realitet synon çrrënjosjen e kapjes së shtetit nga Rama dhe rifutjen e Shqipërisë në shinat e integrimit??, u shprehur ai në një intervistë për Telegraf./CNA.al

Lajmet e fundit nga