Të përndjekurit politikë janë zeri i Atdheut dhe demokracisë
Nga Azgan HaklajAta nuk janë minoritet as pakicë, janë gardi...
Nga Azgan Haklaj
T’i kthehet menjëherë e drejta e zgjedhjes së ushtruesve të pushtetit në mënyrë të drejtëpërdrejtë
Kanuni i Lek Dukagjinit testament i lirisë, monument shpirtëror i shqiptarëve
Kala e pamposhtur e qëndresës së tyre në mbrojtje të identitetit kombëtar, dokeve, zakoneve, vetëqeverisjes e mënyrës së jetesës, gurëthemel i jurisprudencës europiane
Lek Dukagjini ( Leka i Tretë) në kronologjinë e Dukagjinëve, kësaj dinastie famëmadhe arbërore ishte bashkëkohës e bashkëluftëtar i Gjergj Kastriotit, i cili në momentet kur po kalonte në amëshim ia la amanet Atdheun e lirinë e tij.
Lekë Dukagjini pas Lekës së Madh (Aleksandrit) e Gjergj Kastriotit është personaliteti më i madh historik i Racës Iliro- Arbërore, jo vetëm për faktin se udhëhoqi për një dekadë pas vdekjes së Heroit Kombëtar epopenë heroike të arbërorëve në luftën kundër Perandorisë Osmane, por së pari për vizionin e tij gjenial, për lirinë e individit, të drejtat e dinjitetin e tij, të cilat i kualifikoj e i shpalli në Kanunin që mban emrin e tij si të shenjta e të padhunueshme.
E Drejta Zakonore Shqiptare, ky korpus madhështor juridiko -moral i frymëzuar nga parimet e lirisë e të drejtësisë hyjnore është si çdo mrekulli e këtij formati frut i gjenisë krijuese të Racës Iliro – Arbërore.
Kanuni Shqiptar është Kushtetuta e Parë e Europës se qytetëruar, një manifest i lirisë, i së drejtës dhe dinjitetit njerëzor.
Për Kombin Shqiptar Kanuni i Lekës është vula dhe emblema e konstilacionit shpirtëror, një nga tre shtyllat e identitetit tonë, njëherësh trashëgimi me vlera të jashtëzakonshme për historinë e kulturës e të qytetërimit botëror.
Lek Dukagjini, ky kalorës e dashnor i lirisë e i dinjitetit njerëzor e vuni këtë kod juridik, apo kod nderi siç e meriton ta quajmë, në themelet e qeverisjes së Principatës së tij të madhe e të fuqishme në një kohë të errët e te trazuar për Atdheun e tij dhe Europën, e cila e përçarë në shtete e principata të vogla, e zënë në luftëra civile e ngatërresa të mëdha, e paaftë të përballej me ekspansionin turk e la Arbërinë vetëm në epiqendrën e ciklonit.
Kanuni, testamenti i lirisë, i Princit të ndritur e iluminist Lek Dukagjini është monumenti me i madh shpirtëror i shqiptarëve, një kala e pamposhtur e qëndresës së tyre në mbrojtje të identitetit kombëtar, dokeve, zakoneve, vetëqeverisjes e mënyrës së jetesës, gurëthemel i jurisprudencës europiane.
Në parathanien e Kanunit të Lek Dukagjinit, mbledhur e kodifikuar nga At Shtjefën Gjeçovi, akademiku Gjergj Fishta shkruan:
“Ligja është arsyeja e përbashkët, autoriteti, vullnesa e përbashkët.
Në të përshtaturit me ligj dhe autoritet ngjallet lumnia dhe mjerimi i shtetit, i qytetasve marrë kolektivisht dhe individualisht”
Shekuj më parë se Europa e qytetëruar të hartonte kushtetutën e saj të frymëzuar nga idetë iluministe shqiptarët e kishin kushtetutën e tyre, e cila jo vetëm i mbronte mrekullisht të drejtat natyrore, nderin dhe dinjitetin, jetën dhe pronën e gjithësecilit, por njëherësh garantonte se para Zotit e Kanunit janë të gjithë të barabartë.
Mbreti dhe vegjëlia ( populli), zotnia e rrogëtari (sherbëtori), princi e bujku që punon tokën.
Çmimi i jetës së njeriut është i barabartë para Kanunit thuhet në këtë kod nderi.
Ai mbron me rreptësi lirinë e fjalës, të drejtën e pronës dhe paprekshmërinë e saj.
Lajmësi s’bën faj faj thotë Kanuni, e njëherësh urdhëron se askujt nuk mund t’i pritët fjala në kuvend.
Le të kujtojmë nenin famëkeq 55 të kodit penal të diktaturës, me të cilin janë ekzekutuar e denuar qindra shqiptarë dhe brutalitetin me të cilin ua prisnin fjalën të akuzuarve prokurorët dhe gjygjtarët kanibalë duke ju drejtuar:
“Mbylle, qepe, pusho, armik i popullit”, për ta kuptuar cili ishte Kanuni, e cila ishte “drejtësia popullore” që përgjaku shqiptarët.
Në viset që qeveriseshin nga Lek Dukagjini edhe 5 shekuj pas vdekjes së tij nuk kishte burrë të guxonte të shkelte asnjë pëllëmbë në pronën e tjetrit, sepse ai e la në Kanun:
“Eshtrat e vorrit e guri i kufinit janë të barabartë para Kanunit”.
Kanuni i maleve e shpalli femrën shqiptare të paprekëshme e të padhunueshme.
Në një nen që nuk e gjen në asnjë kushtetut? të botës thuhet:
“Me e vra djali nanën bjen në gjak me prindërit e saj”.
Deri këtu ka shkuar gjenialiteti i Lekës:
Ta mbrojë nanën shqiptare nga çdo agresor, qoftë ky edhe djali i saj.
Diktatura e etërve të këtyre që qeverisin sot pushkatoj qindra gra, mes të cilave shtatëzëna.
A merrnin vesh këta kanibalë nga e drejta zakonore e popullit të tyre?!
Sigurisht që jo, nuk donin të ia dinin.
Edhe sot në mijëvjeçarin e tretë shteti i donkishotëve dhe ata që nuk e njohin, apo e anatemojnë me qëllime të mbrapshta Kanunin nuk janë në gjendje ta mbrojnë femrën nga trafikimi, poshtërimi, dhuna në familje, e të i’a mundësojnë të drejtën për të qenë e lirë.
Ka plot raste të denoncuara ku banditët e pushtetit nëpër komisariate, në vend që t’i merrnin në mbrojtje femrat që kishin shkuar për të denoncuar dhunuesit e përdhunuesit e rrugës janë përdhunuar edhe brenda institucioneve të shtetit të kapur nga pushteti i bandave të sektit të rilindjes.
Banditët e pushtetit e nëpunësit e tyre kanë grabitur mijëra prona private legjitime e të trashëguara, vlera reale e të cilave llogaritet miliarda dollarë.
Sipas statistikave përgjatë 30- të viteve të fundit në Shqipëri janë regjistruar mijëra konflikte pronësie, ku qindra prej tyre kanë përcipituar në konflikte të armatosura e më pasojë vrasje të shumta.
Të “fortët” e qeverisë e të bandave të tyre nuk e kanë për gjë të ekzekutojnë në mes të ditës nëse t’i reziston pak si shumë për të mbrojtur pronën e trashëguar nga të parët e tu.
Për këto bëma Kanuni i Lekës të dekoronte me një breshëri plumbash në mes të turmës së popullit e shkoje gjakhumbur.
Ishte kjo Kushtetuta e popullit sovran, i cili njihte veç Zotin mbi krye.
Nga këtu buron sentenca madhështore e Kanunit si Kod Nderi.
“Shpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.
Si është Shqipnia e pyetën poetin kombëtar Gjergj Fishtën, autorin e parathënies së Kanunit në kohën e krizës politike dhe ekonomike në vitet 1920-të:
“Siç e duan armiqtë e saj” u përgjigj gjeniu i Kombit.
E tillë është sot Shqip?ria e timonierit të madh Faraonit Edi Rama dhe bandës së tij.
Ashtu siç e duan armiqtë tanë shekullorë.
Një tokë që po zbrazet përditë nga rinia e njerëzit e saj.
Një vend ku pushteti që i është vjedhur sovranit e ka çuar në një krizë të thellë politike, morale dhe në një situatë ekonomike në prag të katastrofës dhe humnerës.
Këtu Rama dhe maliqët e tij nuk pyesin fare për ligjin dhe sovranin, të cilin e ushqejnë për çdo ditë më një propogandë shurdhuese mashtrimesh dhe gënjeshtrash, të denja për përrallat e njëmijë e një netëve.
Popullit Shqiptar i është hequr përdhunisht e pabesisht kurora e sovranit.
I është mohuar e drejta hyjnore për të zgjedhur përfaqësuesit e tij të cilët ai beson se do ta ushtrojnë sovranitetin e vet.
E mira e përbashkët dhe interesi i përgjithshëm prevalojnë në Kanunin e Lek Dukagjinit, shekuj më parë së do të sanksionoheshin në kushtetutat franceze, italiane apo të SHBA- së.
Shqiptarëve po u vidhet e tashmja dhe e ardhmja, liria, nderi e dinjiteti i tyre.
Princi i lirisë Lek Dukagjini na urdhëron t’i rikthejmë kurorën e pushtetit sovranit.
Ai na la testamentin e shenjtë të lirisë në periudhën me të vështirë të historisë.
E ruajtën të parët tanë për 500 – vjet e na e lanë amanet.
“Amanetin nuk e tret as dheu” thotë një shprehje e urtë shqiptare
Merreni në dorë sovranitetin tuaj na bën thirrje Presidenti Donald Trump.
Është koha të jemi sovranë e të ngrihemi në emër të Atdheut.
Populli shqiptar duhet të marrë vetë në dorë fatin e tij.
Nga Azgan HaklajAta nuk janë minoritet as pakicë, janë gardi...
Nga Mentor Kikia Presdienti Meta u shfaq sërish me një thirr...
Nga Azgan Haklaj Sulltan Rama, çliroje nga prangat verdiktin...
Asnjë mënyrë votimi që ndryshon vetëm renditjen e kandidatëv...
Nga Përparim KaboKultura vritet me dy mënyra, vritet me anti...
*** Ka një kompleks permanent Edi Rama. Një kompleks të kokl...
Nga Irena BeqirajKur zoti Basha të më ulë taksat, do të zgje...
Nga Azgan HaklajKoha kërkon robespierë e jo robër të komuniz...
Nga Ing.Tanush ÇaushiTashmë kanë kaluar muaj të tërë nga ngj...
Nga Shaban Murati Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka pat...
Nga Adriatik DociÇdo njeri normal do ta kishte frikë SPAK-un...
“Rilindja” u kopjua si slogan nē 2013 si një mënyrē për të r...
Besa Shahini nuk preferoi të ikë në heshtje. Ajo ngacmoi një...
Ka një detaj të vogël, në pamje të parë të papërfillshëm, që...
Shkolla filloi dhe kjo është rruga e vetme për të shmangur n...
Nga Eduard Prodani Shqiperia nuk ka lige futbolli profesioni...
Nga Myslim MurriziNuk ka hipokrizi me te madhe sesa te lexos...
Presidenti Ilir Meta nëpërmjet zyrës së tij të shtypit dhe d...
Hidhini një sy tabelës që ndodhet në fund të këtij postimi, ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të gjatë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...