web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Artan Fuga/ Tregtinë e vogël nuk e shkatërron Covid19, por mungesa e logjikës ekonomike

12 Shtator 2020, 21:23, Opinione CNA

Hidhini një sy tabelës që ndodhet në fund të këtij postimi, dalë nga një mbledhje të dhënash në terren me anketim preju 800 vetash, bërë në rreth 25 bashkë qytetesh në Jug, Veri, Tiranë, si edhe qytezash periferike e komunash! Kryer nga departamenti i gazetarisë dhe komunikimmit të UT këtë vit!

Pastaj shihni kuptimin e të dhënave:

Cfarë kuptimi kanë të dhënat statistikore te gjetura ?

Ajo që vihet re menjëherë është fakti se individët, 800 sikundër theksuam më lart, kanë statuse socioprofesionale të lidhura me aktivitete ekonomike të një ekonomie të vogël dhe të shpërndarë, e cila gjeneron pak ose aspak zhvillim cilësor, që jep pak taksa për shtetin dhe buxhetin publik, që punëson pak, që ka shkallë të ulët ose shumë të ulët akumulimi kapitali dhe që e ka shumë vështirë të përballojë kërkesat e kohës për inovacione.

Nga 800 të anketuar u gjendën 9,4 përqind e tyre individë që deklaruan se kanë ndonjë biznes të vogël ose shumë të vogël në zonën urbane. Por kjo shifër duhet rritur edhe me së pak një të tretën e saj sepse realisht në zonën urbane u intervistuan vetëm 70 përqind e numrit total të të pyeturve. Pra mund të ,konsiderohet se janë pakashumë nja 13 përqind nëse 800 pyetsorët do të ishin shpërndarë mesatarisht dhe në mënyrë rastësore në zonën urbane të vizituar.

Cfarë janë këta? Shumica janë shitës ose individë që kanë ndonjë biznes të vogël familjar në shërbime etj. Me ato aktivitete që kanë mbulojnë të ardhurat për të gjithë familjen në cilësi të ulët si shërbime dhe plotësim nevojash. Por, janë në parim dhe në fakt ekonomi pothuajse të falimentuara sepse nga vëzhgimet sheh se vetëm në ndonjë rrugicë mund të ketë nja dhjetë a më shumë pika shitjeje me pakicë për ushqime ta zemë. Klientela pra është pjestuar me dhjetë dhe të gjithë konkurrohen nga sipërfaqet tregtare të mëdha.

Tregtinë e vogël nuk e mbylli Covidi19, por e mbyti sipërfaqja e madhe tregtare aty afër që i ka marrë natyrshëm krejt klientelën.

Do të ishte një rrugë afatgjatë krejt e gabuar nëse këtyre njerëzve do t?u premtohej se gjendja e tyre do të rregullohej duke ndejtur e pritur klientët e paqenë pas banakut. Ata duhet të kalojnë në sfera të tjera të një ekonomie që ende nuk është strukturuar si duhet. Me shitësa të vegjël Shqipëria ekonomikisht mund të ketë një model indian zhvillimi, apo pakistanez, nepalian, apo afganistanez, por europian jo njëherë! Varfëria aty bashkohet me vuajtjen shpirtërore, por edhe me dembelizmin.Ata njerëz duhet ta kuptojnë se dëshirat e tyre për një punë të rehatshme pas banakut shoqëruar me premtime elektorale sikur ajo ekonomi mund të ndreqet, janë burimi i të këqiave ekonomike për familjen dhe fëmijët e tyre.
Janë afërsisht nja 8 përqind të individëve të gjetur në ?rrugë? që deklarojnë se janë pronarë ekonomish të vogla në zonën rurale. Mos harrojmë se në këtë zonë janë shpërndarë afërsisht 30 përqind e pyetsorëve. Pra nëse të 800 pyetsorët do të ishin shpërndarë atje do të kishim një tre herë më shumë pra, nja 20 ose 25 përqind individë si pronarë të vegjël ruralë.

Por, dihet që edhe prona shumë e vogël fshatare se çfarë energjie zhvillimi mund të ketë!!! Pa mekanizimin, zgjerimin, kulturat e mëdha, plehrimin, vendosjen nën ujë të një ekonomie të mesme dhe të madhe bujqësore le ta harrojmë se na mjafton ai eksport i dobët dhe i padrejtë produktesh bujqësore si derimëtani.
Jo vetëm shkalla e pronësisë është krejtësisht e një ekonomie të vogël pashpresa rinovimi nëse nuk kryhen reformat e duhura strategjike , por edhe profesionet janë të tilla që gjenerojnë një individ, i cili ka të ardhura të pakta, është vendosur anash progresit të teknologjive dhe të dijes, dhe përgjithësisht janë punë pa zanat ose pa ndonjë kualifikim të veçantë. Këta njerëz e kanë vështirë edhe të konvertohen në degë të tjera të një ekonomie tjetër sepse nuk kanë ndonjë mjeshtri të qendrueshme dhe me shkathtësi specifike që duhen.

17 përqind e tyre na dolën se punojnë pra si kamarierë, roje, shofera taksish, pastruese, etj. Të ardhurat e tyre janë tmerrësisht të kufizuara. Shtoji këtyre edhe një 13 përqind pensionistë, të cilët se çfarë pensionesh kanë dhe do të na dali se një në katër Nga individët e ?ndeshur? në rrugë janë në gjendje jo vetëm shumë të ulët profesionalisht, por edhe me të ardhura shumë të pakta.
Për të mos folur për 16 përqind e ca e ?robëve të Zotit? që u hasën dhe e thoshin qartazi: Jam i papunë! Pra i nxjerrë jashtë nga procesi i punës dhe i integrimit socioprofesional! Te paktën pra një në pesë vetë e ndjen veten i papunë, dhe këtu të mos e prekim papunësinë e fshehur te pensionistët, te studentët, si edhe te ata që hidhen nga një punë te tjera duke lënë periudha boshësie integrimi në punë.





Lajmet e fundit nga