Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Nga Azgan Haklaj
Para 20 vitesh teksa Kosova pas gjashtë shekujsh robërie po e ndjente armën e lirisë mes gërmadhave e plagëve të luftës që akoma kullonin gjak në Shkodrën iliriane bashkëmoshatare e Romës e kryeqendër e kulturës shqiptare zhvillohej seminari ndërkombëtar në përkujtim të 2000 vjetorit të Krishtërimit Shqiptar.
Akademikë, klerikë e studiues të shquar të Kosovës së lirë u bënë natyrshëm jo vetëm pjesë integrale, por njëherësh edhe frymëzuesit e këtij evenimenti madhor të një Kombi bashkëthemelues të Krishtërimit.
Vëllezërit tanë të një gjaku, gjuhe e historie vinin nga trojet tona dardane i të njëjtin gjak me Enean themeluesi i Butrintit e Romës, Kostadinit të Madh, i cili me Ediktin e Milanos në vitin 313 pas Krishtit i dha fund përsekutimit të krishterëve që kishte filluar nga Neroni e perandorët paganë.
Ata vinin nga atdheu i Niket’ Dardanit e Hasi i Gjergj Kastriotit e Pjetër Bogdanit, nga Shkupi i Justinianit e Nënë Terezës, nga Kosova e Ibrahim Rugovës.
Pjesëmarrësit e këtij tubimi historik ishin mëse të bindur se kulturalisht ishin të gjithë katolikë romanë por fatlum së B- të e mëdha të gjuhës e kulturës kombëtare Buzuku, Bogdani, Bardhi e Budi ishin jo vetëm priftërinj katolikë e udhëheqës shpirtërorë të një populli që ishte zhytur thellë në natën e errët otomane, por edhe rilindas të mëdhenj e patriarkë të kulturës kombëtare, të gjuhës dhe historisë së tij.
Duke pershkruar përplasjen vigane mes arbërorëve e barbarëve të Azisë në trojet tona Kadare i madh shkruan:
“Shqipëri e sertë
300 kyengritje në 400 vjet”
Në ato vite të stuhishme kur kombi ynë luftonte për jetë a vdekje për të mbrojtur lirinë, ekzistencën dhe identitetin e tij të krishterë.
Paraardhësit e mi të Gashit ju drejtuan në vitin 1688 për ndihmë me anë të një letre Selisë së Shenjtë të Romës.
Ishte koha kur Pashë Begolli, ky Napoleon Zervë i shekullit të XVll-të, sherbëtor i Stambollit kishte bërë masakra çnjerëzore në Fisin e Gashit duke shkatërruar me zjarr e hekur krahinën, duke shkatërruar kishat e vrarë barbarisht katër priftërinj katolikë.
Sot pas qindra vitesh amaneti e shpirti i të parëve të mi me jep të drejtën sublime t’i drejtohem publikisht Atit të Shenjtë Papa Françeskut e t’i kërkoj që Selia e Shenjtë të njohë e bekojë pavarësinë e Kosovës!
At i Shenjtë !
Shqiptarët kanë parë në të gjitha kohërat tek Vatikani e paraardhësit tuaj në Fronin e Shen Pjetrit mikun e sinqertë dhe aleatin e madh në përpjekjet titanike për lirinë, ruajtjen e besimit e të vetë ekzistencës së tyre.
Ata i janë mirënjohes përjetësisht Selisë së Shenjtë, e cila në epokën heroike të Gjergj Kastriotit, ku në trojet tona luhej jo vetëm fati i këtij Kombi fisnik e liridashës, por edhe i Europës u ba aleate e tij duke i dhënë një ndihmë materiale e kurajo të paçmuar morale.
Nderimi i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti me titullin e ndritshëm të “Kapitenit të Selisë së Shenjtë dhe emrimin e tij si komandant të kryqëzatës antiturke nga Papa Piu i Dytë është emblema e ndritshme që Selia e Shenjtë ka vendosur në gjoksin e një populli në nderim të luftës së tij për mbrojtjen e Europës nga barbarët e Azisë, forcimin e besimit, nxitjen e civilizimit dhe progresit të saj.
Është koha që ju si autoriteti me i lartë moral i botës, si përfaqësues i vullnetit të Krishtit në tokë e Peshkop i Romës të dekretoni me të drejtën hyjnore dhe juridike si Kryetar i Shtetit të Vatikanit njohjen e pavarësisë së Kosovës pas një akti të tillë të kryer nga Qeveria e Izraelit, e cila me këtë njohje e nxori atë nga kthetrat neootomane turko- arabe.
Kjo njohje ishte jo vetëm gjest solidariteti i Atdheut të profetëve e vendlindjes së Krishtit, por në radhë të parë si një dritë shprese e besimi për një popull martir, i cili ka ecur prej 2000 vitesh në rrugën e golgotës duke mbrojtur identitetin e vet me kryqin e rëndë të mundimit e përsekutimit, duke pritur me shpresë e kurajo mbinjerëzore agimin e lirisë dhe të shpresës.
Është momenti historik që ju t’i njihni Kosovës të drejtën hyjnore për të jetuar në paqe në shtetin e tokën e saj të premtuar, ashtu siç ua njohu vetë Zoti këtë të drejtë popullit të tij të zgjedhur Izraelit.
Marrveshja Kosovë – Serbi e inicuar dhe firmosur nga burri me i fuqishëm i Planetit Presidenti Trump e njohja e Shtetit të Kosovës nga pasardhësit e Abrahamit e Moisiut, Davidit dhe Jezu Krishtit me firmën tuaj do të krijonte Trininë e Shenjtë të drejtësisë ndërkombëtare e një standard ri për t’i njohur më në fund çdo populli të drejtën për të jetuar i lirë dhe i pavarur në trojet e tij të lashta të cilat Zoti i plotëfuqishëm ia ka dhuruar.
I bekuar At i Shenjtë !
Une dhe brezi im që përjetuam diktaturën më të egër komuniste në Europë nuk do të harrojmë kurrë Shenjtorin e lirisë së popujve Papa Gjon Palin e Dytë, i cili në kohën kur shqiptarëve u ishte mohuar çdo lloj lirie, biles edhe ajo me sublimja besimi tek Zoti, Kreu i Kishës Katolike nga bregu i Otrantos i drejtoj sytë e tij engjellor drejt tokës së Gjergj Kastriotit dhe u lut për popullin e tij martir.
Është kjo arsyeja që Nënë Tereza e Ibrahim Rugova ashtu si Heroi ynë Kombëtar në Shekullin e XV-të i drejtuan syte e lutjet me shpresë nga Vatikani, miku dhe aleati i tyre i madh dhe kërkuan ndihmë për ta nxjerrë popullin e tyre nga skllavëria e imponuar nga armiqtë e lirisë, të Krishtërimit Roman, të vetë rrënjëve Judeo – Kristiane dhe civilizimit europian.
Sot tre dekada pas rënies së perdes së hekurt e shembies së Perandorisë Sovjetike, Turqia dhe Arabia Saudite në një aleancë paranojake me Rusinë e krishterë e me Kinën komuniste në vend të demonit të kuq të komunizmit duan të ringjallin në Kosovë, Bosnje e Shqipëri, si vende me shumë muslimane demonin e zi të fondamentalizmit islamik për ta përdorur si kryeurë të ekspsnsionit të tyre fetar, ideologjik, kulturor dhe ushtarak drejt Italisë e vendeve të tjera perëndimore.
I nderuar dhe i bekuar At i Shenjtë !
Latinët e lashtë na kanë lanë trashëgim shprehjen lapidare:
” Ku është shtepia e Zotit aty është liria”.
Selia e Shenjtë është kryetempulli i Zotit në Tokë, është shtepia e lirisë së popujve, tempulli i paqes dhe meshirës Hyjnore.
Në emër të paqes, lirisë e mëshires hyjnore marr guximin të ju kërkoj At i Shenjtë të nënshkruani Aktin e njohjes së Shtetit të Kosovës, si një peng nderimi ndaj kontributit kolosal që shqiptarët kanë dhënë prej 2000 vitesh për Krishtërimin e lirinë e Kontinentit Europian.
Ju uruaj jetë të gjatë e sukses të plotë në Misionin tuaj të Shenjtë.
Shqipëria, dmth ne, do të paguajmë edhe 44 milion Euro nga t...
Vetëm në një sistem elektoral të pastër kombëtar proporciona...
Nga Përparim Kabo * Në mënyre ligjore 25 prilli 2021 u caktu...
Nga Azgan HaklajÇdo ditë që kalon po me jep të drejtë për de...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka bërë një analizë të gjat...
Rilindasi “Sami Frasheri” dhe rilindasi Erion Velija po “ndë...
Nga Dr. Bislim AhmetajFaleminderit për kohën dhe predispozit...
Nga Azgan Haklaj Identiteti kulturor në rrezik nga matrapazë...
Tashmë është faktuar që të paktën nga shtatori 2019 deri në ...
Për të kuptuar se përse nuk bën përpara vendi ynë, mjaft të ...
Nga Ibrahim BajramiSot u ndjeva i fyer nga një deklaratë e k...
* Ngadhënjimi i Trumpit shpresa e njerëzimitBota e lirë sheh...
Rruli i Rulit të Arsidit dhe djaloshi i çelur në inkubatorët...
Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papr...
Nga Lorenc Vangjeli…sepse mund të vijë një ditë që do të ket...
A e dini kur Lulzim Basha e shpiku idenë e mijëra kandidatur...
Nga Ilir Levonja Një nga arsyet që kuotat e Donald Trump-it ...
Nga Mentor Kikia * Ne nuk kemi thjeshtë nevojë për të ndrysh...
Nga Agron Tufa* Mesazhi im personal e botëkuptimor për Opozi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...