ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Nga Azgan Haklaj
Çdo ditë që kalon po me jep të drejtë për denoncimet e pushtuesve të PD për të cilët kjo forcë politike misionare kombëtare është ndëshkuar nga populli dhe ka dalë në opozitë, por ata e kanë mbërthyer si oktapod dhe nuk e leshojnë se duan ta përdorin si trampolinë për të fituar prapë pushtet, e për të fituar përsëri para.
Të gjithë u tronditëm kur mësuam nëpërmjet rrjeteve sociale për ortakëritë e krushqitë e udheheqësit të Partisë tonë Sahit Dollapi me pushtetarët e rilindjes për të mbushur thasët e tij më para, por nga ana tjetër ky djall bën engjëllin blu është vetëshpallur kadi e vali dhe ka uzurpuar komisionin e “baballarëve”, urdhëron e investigon të gjithë procesin me luspat e tij dhe me ruspat e vet hedh sivitë e demokratëve në Lanë, madje duke i ironizuar ata që kanë qenë shtylla kurrizore, shpirti i qëndresës për mbrojtjen e vlerave të demokracisë .
Po kush është ky kadi, ky mbatharak, i cili veç të tjerash mburret si gjel se është sekretar organizativ i Partisë Demokratike.
Ai ka qenë sekretari i parë i rinisë në rrethin e Tropojës, jeniçer i përbetuar i sundimtarit të fundit në Malësinë e Gjakovës, sekretarit të parë të këtij rrethi z Rakip Balla.
Rrjedh nga familja e Hoxhë Dollapit, një personalitet i shquar i Malësisë së Gjakovës, pjesëmarres në kryengritje e kuvende të lëvizjeve kombëtare për çlirim.
I njohur në trevat e veriut për fjalën e urtë e paqtuese.
Interpret brilant i të drejtës zakonore shqiptare.
Në shtëpinë e Hoxhë Dollapit gjetën strehë e mbështetje prijësit e lirisë së Kombit tonë Hasan Prishtina dhe Isa Boletini, Bajram Curri dhe Azem Galica.
Sahiti që kujton se është akoma në kohën e Koçi Xoxes, si sekretar organizativ i partisë komuniste zgjodhi një rrugë tjetër nga paraardhësit e tij.
Në vitet 90- të u rreshtua pa hezitim në radhët e atyre baballaret e të cilëve kishin tradhëtuar marrveshjet historike, Konferencën e Pezës, Marrveshjen e Mukjes e atë të Bujanit.
Në krah të atyre që kishin ekzekutuar Tafil Boletinin, Prek Calin, Jup Kazazin dhe nacionalistë të tjerë të shquar.
Ishte jeniçer i betuar i sekretarit të parë të Tropojës, i cili e shpërbleu me postin e sekretarit të parë të rinisë komuniste.
Pas viteve 90- të u rreshtua në Partinë e Skender Gjinushit dhe një ditë të bukur ky kameleon ndërroj kostumin dhe ngjyrën e u bë demokrat i flaktë, kuptohet pasi u bë drejtor karburantesh në qeverisjen e parë të PD-së dhe drejtor keshi e ujësjellësi në qeverisjen e dytë.
Gojët e liga thonë se zhvati para me thasë, të cilat i përkëdhelte në orët e vona të natës ashtu si plaku Grande i Balzakut florinjtë e tij.
Dikush i rekomandoj t’i pastronte ato dhe ai nuk u mendua dy herë porositi dhe blue tragetin Alpet me një shifër të frikshme.
Po ku i gjeti paratë Adam Smithi i ekonomisë kur në vitet 90-të mezi blinte 2-3 byrekë, apo 2-3 petulla në mëngjezoren pranë zyrës së tij ?!
Pyesni ata që kanë kaluar në doganën e tij për një vend pune ?!
Pyesni sekseret e tenderave të tij ?!
Ky është valiu “ynë” bacaloku “jonë” i nëntokës që na bën si shenjtor.
Sahit Dollapi i ngjan atij hajdutit që pasi grabit shtëpinë e tjetrit hyn në dollapin e tij për tu fshehur nga i zoti i shtëpisë.
Tani së fundmi qënka fshehur në dollapët e rilindjes, ku ka marrë miliarda lekë si sipërmarres.
Po kësaj radhe qenka fshehur si struci dhe e demontuan keqas.
Kadiu blu e ka ngatërruar vehten me të ndjerin Bezhani.
Por plaku i nderuar kishte tjetër mision, pavarësisht se nuk ia doli.
Le të hapë Sahiti dosjen e tij të zëzë dhe të na tregojë cili është?!
Cili është misioni i tij i vertetë në PD përpara se të hedhë në Lanë e t’u verë rruspat e ujësjellsave të Tiranës sivive të kandidatëve të saj ?!
Ky Kim Filb ka mision të shkatërrojë PD- në.
Këtë e deshmuan shifrat e frikshme që kishte marrë si shpërblim nga pushteti i rilindjes ku është hipotekuar prej kohësh ky emisar i kmerëve të kuq, sherbëtor i sektit rilindas.
Demokratë të Shqipërisë, shiheni sa groteske paskan qenë skenarët e kundragazëve dhe shkopinjtë e gomës së hapadollapit.
Mbi gjithçka Sahiti “ynë” ka paranë.
Është e dhimbshme, tragjikomike, por koha po me jep çdo ditë të drejtë.
Sado e hidhur të jetë e verteta duhet thënë.
Vetëm ajo të bën të lirë.
Demokratët e Shqipërisë e mësuan kush është kadiu blu, kumbari i rilindjes i fshehur në dollapët e saj, që aktronte si kllounët e cirkut në protestat e opozitës së bashkuar, por përfundimisht doli fallco, sepse e shitën.
Kësaj radhe le ta gjykojnë ata kadiun e kapur me presh në duar.
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka bërë një analizë të gjat...
Rilindasi “Sami Frasheri” dhe rilindasi Erion Velija po “ndë...
Nga Dr. Bislim AhmetajFaleminderit për kohën dhe predispozit...
Nga Azgan Haklaj Identiteti kulturor në rrezik nga matrapazë...
Tashmë është faktuar që të paktën nga shtatori 2019 deri në ...
Për të kuptuar se përse nuk bën përpara vendi ynë, mjaft të ...
Nga Ibrahim BajramiSot u ndjeva i fyer nga një deklaratë e k...
* Ngadhënjimi i Trumpit shpresa e njerëzimitBota e lirë sheh...
Rruli i Rulit të Arsidit dhe djaloshi i çelur në inkubatorët...
Rezultati i zgjedhjeve në Mal të Zi ishte një shpullë e papr...
Nga Lorenc Vangjeli…sepse mund të vijë një ditë që do të ket...
A e dini kur Lulzim Basha e shpiku idenë e mijëra kandidatur...
Nga Ilir Levonja Një nga arsyet që kuotat e Donald Trump-it ...
Nga Mentor Kikia * Ne nuk kemi thjeshtë nevojë për të ndrysh...
Nga Agron Tufa* Mesazhi im personal e botëkuptimor për Opozi...
Një artikull alarmant i “The Economist” për shpopullimin dhe...
Nga Nebil Çika *Thirrje !Të nderuar bashkëtdhetarë që keni t...
Intelektual nuk është çdo kush që ka një diplomë, aq më shum...
Një karrige deputeti, një kandidim çfarë nuk të bën. Të humb...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...