Ekonomia e përditshme/ Çfarë ndikimi kanë çmimet e karburantit sot?
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Nga Ylli Pata
Si një rrufe në qiell të hapur ishte lajmi i djeshëm i përhapur në media, ku paralajmërohej dorëheqja e Ilir Metës nga posti i presidentit.
Lajmi i bujshëm nuk ndalej me kaq, por jepte skenarin se Ilir Meta mund të lërë detyrën e kreut të shtetit para mbarimit të mandatit dhe të bëhet jo vetëm kryeministër, por edhe ministër i Brendshëm, pas 26 prillit të vitit të ardhshëm, pra pas zgjedhjeve parlamentare.
Ky lajm tronditi më së shumti vetë opozitën, që i ra si një ?bombë?. Kjo pasi, ka më shumë se disa vite që PR i Partisë Demokratike po mundohet të krijojë një profil të Lulzim Bashës-kryeministër, me një mundim jo të vogël, dhe vjen një ditë që bie si bombë në opinion se këtë post do ta marrë Ilir Meta.
Madje jo vetëm, por me ?paketë 2 plus 1?; pra voto PD e LSI-në dhe president bëhet Sali Berisha dhe kryeministër Ilir Meta.
Një manovër që natyrisht duhet parë se çfarë përfaqëson si një lëvizje propagande, por fakt është se opozita, madje edhe vetë LSI, u kap gafil në këtë çështje.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, një ditë më parë kësaj deklarate, deklaroi në Open në Top Channel, se Basha është kandidati zyrtar i opozitës për kryeministër.
Por përse atëherë Ilir Meta-kryeministër dhe ministër i Brendshëm u hodh në eter?
Ndoshta për të motivuar mbështetësit e presidentit, por edhe ish-presidentit që u promovua sërish si president, por çështja ka sjellë brenda opozitës një debat jo të ri; që qendra galvanizuese e saj nuk është 100% Lulzim Basha apo aleatët e tij, por Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Në vitin 2017, kjo dyshe sulmoi ashpër Bashën kur firmosi marrëveshjen me Edi Ramën, dhe një vit më parë u fol shumë se Berisha e Meta ndikuan më shumë që të digjen mandatet e të bojkotohen zgjedhjet. Kjo atmosferë është nxehur edhe nga zërat brenda PD-së, si Genc Ruli, që i bëri thirrje Sali Berishës të bëjë mënjanë më në fund.
Por që Doktori as e vuri ujin në zjarr madje tha që do të jetë në ?syrin e ciklonit? për betejë me Edi Ramën.
Po kush e ka betejën reale me Edi Ramën në opozitë? Lulzim Basha apo Ilir Meta?
Nëse e kanë shumë, njëri duhet të jetë gjenerali dhe të tjerët kolonelë.
Me lajmin e rrjedhur që Meta lë Presidencën për Qeverinë, kjo çështje pështjellohet edhe më shumë. Mund të duket si lëvizje që kërkon të motivojë bazën më të fortë anti-Ramë në opozitë, që të krijojnë përshtypje se dy ?ujqit e vjetër? janë në tavë, por se i prishin radhën Bashës, i cili me shumë kujdes po e krijon një fabul përbashkuese të një opozite unike.
Nëse Ilir Meta kërkon të bëhet kryeministër, duhet të marrë ose PD-në, ose LSI-në, që të bëhet zv.kryeministër, siç ka qenë në vitin 2009. Por brenda dite, ashtu siç u tha në lajmin e lançuar nga qarqet pranë presidentit, çështja vetëm shton konfuzion. Se ja e zëmë se u bënë zgjedhjet dhe fitoi opozita.
Më 26 prill nuk ka shans që Meta të bëhet kryeministër pasi jep dorëheqjen. Sepse nuk janë certifikuar rezultatet. Por edhe sikur të certifikohen ato, do të duhet që presidenti i Republikës të thërrasë partitë që kanë shumicën për të dhënë mandatin e kryeministrit.
Nëse Meta ka dhënë dorëheqjen kush do t?ia japë mandatin Ilirit? Berisha që bëhet president?
Do të duhet të mblidhet Parlamenti që kërkon prapë dekret presidencial. E nëse dorëhiqet Meta, për 45 ditë rolin e presidentit do ta luajë Gramoz Ruçi, si kreu i Kuvendit të shkuar. Pak shumë konfuze kjo çështje, pasi i bie pak vakuum pushteti, por që Edi Rama të japë dorëheqjen duhet që presidenti të ketë mandatuar të riun.
Kjo zallamahi që u hodh dje si një silur politik, duket se do të jetë më shumë një bombë tymuese që do të trondisë opozitën. Sigurisht e ka një objektiv, por që duhet parë në detaje. Fakt është se të vetmit që janë dëmtuar nga kjo ?kapsolle? politike, janë Lulzim Basha e Monika Kryemadhi. Ndoshta nuk janë ?qorruar?, por që zhurma i ka shqetësuar, dhe jo pak.
Disa ditë më parë Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi...
Nga Azgan Haklaj * Krimi dhe terrori e kanë shoqëruar njerëz...
Më mirë të mos e kujtojmë më tezën e maturës me aventurat e ...
Nga Shaban MuratiPër të kuptuar thelbin e tensioneve të sotm...
Ministrja e Arsimit ia hapi edhe njëherë kapakun historisë s...
Abraham Linkolni është një figurë që më frymëzon edhe kur nu...
Nga Ilir MetajMe mire te dish,apo te kesh?Gjate nje vizite n...
Nga Azgan HaklajPara 20 vitesh teksa Kosova pas gjashtë shek...
Shqipëria, dmth ne, do të paguajmë edhe 44 milion Euro nga t...
Vetëm në një sistem elektoral të pastër kombëtar proporciona...
Nga Përparim Kabo * Në mënyre ligjore 25 prilli 2021 u caktu...
Nga Azgan HaklajÇdo ditë që kalon po me jep të drejtë për de...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka bërë një analizë të gjat...
Rilindasi “Sami Frasheri” dhe rilindasi Erion Velija po “ndë...
Nga Dr. Bislim AhmetajFaleminderit për kohën dhe predispozit...
Nga Azgan Haklaj Identiteti kulturor në rrezik nga matrapazë...
Tashmë është faktuar që të paktën nga shtatori 2019 deri në ...
Për të kuptuar se përse nuk bën përpara vendi ynë, mjaft të ...
Nga Ibrahim BajramiSot u ndjeva i fyer nga një deklaratë e k...
* Ngadhënjimi i Trumpit shpresa e njerëzimitBota e lirë sheh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...