Zoti Basha çlirojeni PD-në nga simbolet, sherbëtorët dhe mendesitë e diktaturës
Nga Azgan HaklajKoha kërkon robespierë e jo robër të komuniz...
Nga Irena Beqiraj
Kur zoti Basha të më ulë taksat, do të zgjedh një shkollë private edhe më të mirë për vajzën edhe sa herë të kem një dhimbje koke, do të marr avionin dhe do të shkoj në Austri për vizitë mjekësore.
Por unë nuk dua të më ulësh taksat zoti Basha, dua që qeveria shqiptare të financojë arsimin parauniversitar që të mos jemi të fundit në rajon. Serbia harxhon 11.2% të GDP per capita, për një nxënës në arsimin parauniversitar dhe Shqipëria vetëm 8% të PPB per capita? Më premto që do të financosh arsimin parauniversitar duke e çuar të paktën sa Serbia e afërt.
Sot shpenzimet për shëndetësinë kapin vlerën 870 milionë eurove dhe 57% të tyre shqiptarët i paguajnë nga xhepat, sepse shteti mbulon vetëm 43% të tyre. Në Evropë qytetarët paguajnë vetëm 16% të shpenzimeve privatisht.
Mos më ul taksën zoti Basha, por na bëj të ndihemi evropianë duke financuar me taksat e mia shërbimin shëndetësor. Nëse ti më ul taksën mua, unë do të kem mundësi ta blej shërbimin më të mirë shëndetësor, biles jashtë vendit. Por nuk ndihem e shëndetshme kur të shoh fytyrën e zbehtë të fqinjes ime që nuk mund të marrë shërbim.
Mos më ul taksën zoti Basha, përkundrazi ngrije atë dhe rrit pensionin e nënës sime. Që të mos ndihet keq sa herë që i duhet të ngrejë telefonin e të më thotë që ilaçet i kanë mbaruar. Dua të ndihet mirë e t?i blejë vetë ato.
Mos lufto oligarkinë zoti Basha, biles hiqe fjalën ?luftë? nga fjalori, taksoje oligarkinë. Takso progresivisht pasurinë (shtëpinë e dytë edhe të tretë) dhe jo të ardhurat nga puna.
Mos u jep shqiptarëve të zënë nën thundrën e padijes, gënjeshtra të dobishme që qetësojnë si morfinë dhimbjet e paditurisë. Se për këdo që mendohet pak më gjatë e kupton që nuk mund të ketë ulje të përkohshme për diçka që nga natyra është e përhershme.
Se nuk janë më bizneset e 30 viteve më parë. Bizneset e dinë që nuk i ka penguar taksa që të rriten, por e kanë penguar monopolet, të cilat kemi 30 vite që i mbrojmë me ligje, siç mbrojmë hegjemoninë e liderëve të përjetshëm. Nuk janë taksat që rrisin shtresën e mesme, por punët e mira dhe cilësore që vijnë prej dijes.
Nëse ndonjë ditë bëhesh Kryeministër mos ma ul taksën, por përpiqu që Shqipëria të jetë një vend më i mirë edhe i drejtë për të jetuar. Me taksat e ulëta kam blerë veshje të bukura, kam blerë shkolla private për fëmijët e mi, kam blerë shërbim shëndetësor, por nuk kam blerë dot një nam më të mirë për Shqipërinë, nga emri i së cilës nuk divorcohem dot.
Mos ma ul taksën sepse nuk dua të dëgjoj më vajzën time që, edhe pse rritet mes të mirash, të thotë: ?Nuk dua të jetoj më në këtë vend?.
Nga Azgan HaklajKoha kërkon robespierë e jo robër të komuniz...
Nga Ing.Tanush ÇaushiTashmë kanë kaluar muaj të tërë nga ngj...
Nga Shaban Murati Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka pat...
Nga Adriatik DociÇdo njeri normal do ta kishte frikë SPAK-un...
“Rilindja” u kopjua si slogan nē 2013 si një mënyrē për të r...
Besa Shahini nuk preferoi të ikë në heshtje. Ajo ngacmoi një...
Ka një detaj të vogël, në pamje të parë të papërfillshëm, që...
Shkolla filloi dhe kjo është rruga e vetme për të shmangur n...
Nga Eduard Prodani Shqiperia nuk ka lige futbolli profesioni...
Nga Myslim MurriziNuk ka hipokrizi me te madhe sesa te lexos...
Presidenti Ilir Meta nëpërmjet zyrës së tij të shtypit dhe d...
Hidhini një sy tabelës që ndodhet në fund të këtij postimi, ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të gjatë...
Nga Kreshnik SpahiuSot është 12 shtator, përvjetori i vrasje...
Zoti Basha shpëtoje PD-në nga pushtimi i diversantëve të Sul...
Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka bërë një analizë...
Nga Ylli PataSi një rrufe në qiell të hapur ishte lajmi i dj...
Disa ditë më parë Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi...
Nga Azgan Haklaj * Krimi dhe terrori e kanë shoqëruar njerëz...
Më mirë të mos e kujtojmë më tezën e maturës me aventurat e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...