Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Ka një detaj të vogël, në pamje të parë të papërfillshëm, që tregon më mirë se gjithçka se përse Rama e hoqi qafe, ministren e Srsimit, Besa Shahinin. Në bisedën e tyre të fundit në kryeministri, teksa ajo po i?a kalonte detyrën deputetes së Elbasanit, Evis Kushit, ish- anëtarja e Qeverisë i thotë kryeministrit, se këtej e tutje ajo do të angazhohej për një të majtë të re, jo demagogjike.
I ndërgjegjshëm se ishin përpara kamerave, Rama u përpoq të korrigjonte aq sa mundej: ?E majta jonë pra?, ia ktheu ai duke dashur të mos rëshkasë asnjë shenjë keqkuptimi kritik mes tyre.
Në fakt, keqkuptimi është më i madh dhe atë e dëshmon qoftë edhe një fakt i vetëm. Pak ditë më parë, Besa Shahini, doli në ekranin e Euronews dhe njoftoi se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme duke u larguar madje nga Shqipëria. Ajo mori guximin, minimal për çdo vend të botës demokratike, por krejt të patolerueshëm për standardet e qeverisë së rilindjes, të thoshte pa leje dhe hapur atë që mendonte.
Ajo i kishte kryer të gjitha detyrimet e saj si anëtare e kabinetit. E kishte informuar më parë kryeministrin për këtë vendim, i kishte shprehur rezervat e saj që nuk i bëri kurrë publike, për mungesën e idealizmit tek i cili ajo kishte besuar, për zhbërjen e vlerave të së majtës, për ndërhyrjen në punësime të burokratëve të partisë, që ajo refuzoi naivisht deri në fund ti pranonte si shefa.
Por, ndonëse asgjë prej këtyre vërejtjeve nuk e tha me zë të lartë, duke u fshehur pas arsyeve personale, vetëm fakti se shpalli me kokë të saj largimin, pa i lënë udhëheqësit, kënaqësinë që ta flakte jashtë kabinetit, u shndërrua në një ndëshkim për të.
Ndryshe nuk ka se si shpjegohet që një ministre, që ka dëshmuar se nuk është prekur si shumë të singjashëm të saj nga sëmundja e protagonizmit, të deklarojë vetëm pak ditë më parë se do të qëndrojë në post deri në pranverën e ardhshme dhe menjëherë pas kësaj të detyrohet të lërë karrigen.
Ky është realisht thelbi i asaj që ka ndodhur.
Besa Shahini nuk ishte dhe nuk është as një disidente, as një kundërshtare e Edi Ramës. Madje, nga një pozicion radikal, ajo sot mund të stigmatizohet dhe kritikohet se hyri në qeverinë e tij, kur kësaj të fundit i kishte dalë boja me kohë, për pafatësi, korrupsion dhe mungesë aspiratash.
Ajo u konformua me këtë kabinet, bëri sikur besonte në reformat që ai do të vazhdonte, në zbatimin e ?paktit për universitetin?, në zgjedhjet farsë të rektorëve të universiteteve.
Pra e thënë në një fjalor popullor, ajo punonte për Edi Ramën dhe i shërbente atij.
Por, në qeverinë e rilindjes, kjo është e pamjaftueshme. Sepse aty të mos venerosh liderin dhe mos i thurësh lavde atij është e barabartë me një mëkat.
Mes kolegesh që njëra e thërret shefin Skënderbe, tjetra ?brandi i Shqipërisë në botë? dhe dikush tjetër e prezanton si artist të përmasave ndërkombëtare, Besa Shahini qe një mish i huaj.
Nga fundi i mandatit të saj ajo qe e vetmja që nuk e lejonte Ramën të bënte humor me të në mbledhjet e kabinetit dhe që refuzonte të përdorte si njësi matëse të vetmin kut që ka vënë rilindja, atë të likeve në Facebook dhe të kronikave televizive fallco.
Këto ishin krimet e saj, të cilat i pagoi me çmimin e një largimi, që pati po aq mungesë transparence dhe përfilljeje të publikut sa ç?ishte edhe emërimi i saj.
Vetëm për kaq, ajo u ndëshkua.
Jo se ishte kundër Ramës, por se kërkonte, që me aq sa mundësi kishte, të qe vetvetja. Jo se nuk donte vazhdimsinë e pushtetit të rilindjes, por se shpresonte që në këtë mision të mos shërbente si një ushtare qorre. Jo se gegërishtja e saj nuk përputhej me stilin e pasardhësit të Nolit, por se e shkuara e saj e bënte ta përbuzte politikën spektakël.
Këto ?lukse? të vogla, që kanë të bëjnë më shumë me personalitetin e njeriut sesa me vizionin e tij, asaj nuk ia duruan. Atë e shkarkuan pasi hapi rrugën dhe pranoi vetë se do të ikte.
Rama e preu Shahinin në besë, pasi ata patën rënë më parë dakord, se ajo do të vazhdonte deri në fund të mandatit. Kjo qe ?tradhtia? e fundit që mund ti bënte. Një goditje se guxoi të vepronte pa leje. Një ndëshkim se tentoi sadopak të respektonte vetveten, një një mjedis ku të gjitha janë në garë, për hosana gojore ndaj liderit.
Shkolla filloi dhe kjo është rruga e vetme për të shmangur n...
Nga Eduard Prodani Shqiperia nuk ka lige futbolli profesioni...
Nga Myslim MurriziNuk ka hipokrizi me te madhe sesa te lexos...
Presidenti Ilir Meta nëpërmjet zyrës së tij të shtypit dhe d...
Hidhini një sy tabelës që ndodhet në fund të këtij postimi, ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të gjatë...
Nga Kreshnik SpahiuSot është 12 shtator, përvjetori i vrasje...
Zoti Basha shpëtoje PD-në nga pushtimi i diversantëve të Sul...
Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka bërë një analizë...
Nga Ylli PataSi një rrufe në qiell të hapur ishte lajmi i dj...
Disa ditë më parë Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi...
Nga Azgan Haklaj * Krimi dhe terrori e kanë shoqëruar njerëz...
Më mirë të mos e kujtojmë më tezën e maturës me aventurat e ...
Nga Shaban MuratiPër të kuptuar thelbin e tensioneve të sotm...
Ministrja e Arsimit ia hapi edhe njëherë kapakun historisë s...
Abraham Linkolni është një figurë që më frymëzon edhe kur nu...
Nga Ilir MetajMe mire te dish,apo te kesh?Gjate nje vizite n...
Nga Azgan HaklajPara 20 vitesh teksa Kosova pas gjashtë shek...
Shqipëria, dmth ne, do të paguajmë edhe 44 milion Euro nga t...
Vetëm në një sistem elektoral të pastër kombëtar proporciona...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...