PD publikon faturat/ 10 milion euro për mikun trafikant të Ballës, SPAK të hetojë
Partia Demokratike ka vijuar me akuza ndaj qeverisë Rama, pë...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka reaguar pas lajmit se Gjykata e Arbitrazhit i ka dhënë të drejtë kompanisë greke “Aktor” e cila hodhi në gjyq shtetin Shqiptar dhe kërkonte 44 milion euro për ndërprerjen e kontratës, për rrugën Tiranë-Elbasan.
CNA.al, raporti dje se shkeljet kanë ndodhur në kohën kur kjo ministri drejtohej nga LSI nga papërgjegjëgjshmëria e ministrave Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.
Ne reagimin e saj, Balluku sqaron dhe se pse kompania greke e hodhi në gjyq shtetin shqiptar ndersa shton se me të ardhur në pushtet qeveria Rama vuri pas hekurave përgjegjësit pranë ARRSH-së për shpërdorimin.
?Kemi ndjekur me vëmendje 24 orët e fundit baltën politike dhe publike, të hedhur nga vetë ata që gatuan çorbën më të madhe, në rastin më të mirë për shkak të injorancës dhe në rastin më të vërtetë për shkak të korrupsionit hierarkik, që nuk lë jashtë asnjë prej tyre. Duke ndjerë detyrim për të sqaruar publikun dhe keqardhje për shfaqjen politike të radhës, po shtjellojmë historikun kokëfortë të kësaj kontrate, që duhet të futet në histori si një rast për studim, se si nuk duhen bërë kontratat.
Kontrata për ndërtimin e rrugës Tiranë ? Elbasan është lidhur në vitin 2012, kur në qeveri ishte Partia Demokratike, e cila sot sulmon duke harruar se e nënshkroi këtë kontratë pa studim gjeologjik dhe me dhjetëra ndryshime sipas kërkesave të kontraktorit dhe sigurisht me ndihmën e zyrtarëve të korruptuar, këtë kontrate e ka iniciuar shtrembër që në gjenezë, pikërisht Partia Demokratike.
Stafetën më pas e morën ministrat e transportit dhe drejtorët e emëruar nga LSI, për t?a bërë përfundimisht këtë kontratë një aferë, në disfavor të pastër për Shtetin Shqiptar.
Abuzimet me kontratat e rrugës Tiranë ? Elbasan, u bënë të njohura për publikun në fillim të vitit 2018, kur pas denoncimit të kryer nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, organet e drejtësisë arrestuan tre zyrtare të lartë të MIE dhe ARRSH, të emëruar në këto pozicione nga LSI. Zbardhja e kësaj çështjeje nisi në muajin shtator 2017, pas ndryshimit të drejtimit politik të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe kontrolleve dhe auditeve të kryera për procedurat e realizuara.
Vendimi i fundit i arbitrazhit vërteton dhe njëherë se ndryshimet e njëpasnjëshme në këtë projekt, sipas oreksit të ministrave dhe drejtorëve që ndërroheshin dhe i përkisnin LSI, të ndjekur penalisht për shkeljet e kryera, do pasoheshin me faturë financiare për shqiptarët.
Çështja e arbitrazhit në fjalë bazohet në:
Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë ? Elbasan, Segmenti nr. 1, deri në hyrjen e tunelit, km 13, të nënshkruar në 12 Shkurt 2012;
2. Kontratën për ndërtimin e rrugës Tiranë ? Elbasan, Segmenti nr. 3, nga dalja e Tunelit, km 15.2 deri në qytetin e Elbasanit, km 27, të nënshkruar me datë 13 shkurt 2012.
Gjithë çështja bazohet në pretendime të ngritura nga Kontraktori JV Copri Aktor në 17 Maj 2015, për kosto shtesë të krijuara gjatë punimeve në Segmentin 3. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment.
Përsa i përket Segmentit nr. 1, pretendimet nga Kontraktori janë ngritur në 11 Dhjetor 2015, për kosto shtesë të shkaktuara gjatë punimeve në Segmentin 1. Kontraktori pretendonte për dëme të shkaktuara nga ARRSH deri në atë moment.
Të dyja këto pretendime të ngritura në vitin 2015, janë ngritur dhe administruar gjatë gjithë periudhës kur Ministria e Transportit dhe ARRSH drejtohej nga LSI.
Në mënyrë që të mundësohej zhvillimi i një gjykimi mbi këto mosmarrëveshje, ARRSH nënshkroi dy amendime kontratash në muajin Korrik 2017 me kontraktorin JV Copri Aktor, që lejonin zhvillimin e gjykimeve me anë të një Bordi të posaçëm, që u ngrit posaçërisht.
Drejtori i Njësisë së Projektit Tiranë ? Elbasan (Albens Alite) dhe ARRSH (Dashamir Gjika), në atë kohë e drejtuar nga LSI, nuk ndërmorën asnjë hap për mbrojtjen e interesave të shtetit në këto dy procese dhe nuk përfshinë as Avokaturën e Shtetit, si institucioni i krijuar me ligj për mbrojtjen e interesave të shtetit.
Me ndryshimin e drejtimit politik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në shtator dhe tetor 2017 kërkoi realizimin e auditeve financiare në ARRSH për këto problematika. Auditet e realizuara nga MIE dhe MFE, gjatë dhjetorit të vitit 2017, shpallen si jo të ligjshme dhe në tejkalim të kompetencave amendimet e kontratave të realizuara nga ARRSH. Mbi bazë të këtyre gjetjeve u bënë edhe kallëzime në prokurori për drejtuesin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit dhe ARRSH, ku nga ana e Prokurorisë u bënë edhe arrestimet përkatëse.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të zbardhur këtë çështje, si dhe ka qenë e gatshme për të bashkëpunuar me drejtësinë, për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore, autorët e kësaj çështjeje.
Qeveria Rama ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kontratë, duke pasur parasysh të gjithë historikun e lartpërmendur dhe nuk ka hezituar dhe as rreshtur së denoncuari këtë aferë, që i ka kushtuar vendit miliona euro me kontratat e rishikuara dhe së fundmi dhe me vendimin e Arbitrazhit. Balta politike, që hidhet çdo ditë nuk mund të mbulojë, as neglizhencën e theksuar dhe as korrupsionin galopant të baltëhedhësve.?/CNA.al
LSI pas skandalit me gjyqin 44 milionë euro për kompaninë greke të rrugës Tiranë – Elbasan
Partia Demokratike ka vijuar me akuza ndaj qeverisë Rama, pë...
LSI ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Infrastruktur...
Ka disa ditë që deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se do ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë...
Konferenca e Kryetarëve ka vendosur sot në lidhje me vijuesh...
Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën e z...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi falenderues për mësue...
Ish-nënkryetarja e bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku, ishte ...
Ka shkuar për gjykim në gjykatë dosja e ish-kreut të Bashkis...
Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar një homazh mësuesit, his...
Paraditen e sotme, është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, k...
Përfaqësuesit e “Diaspora për Shqipërinë e lirë” i drejtohen...
Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të PD për deputetë, ka...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka dalë me një mesazh prekës, n...
“Çmenduria” e kreut të Republikës së re, për të braktisur pa...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi është...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ndë...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka kaluar një fu...
Deputetët e “opozites së re” , të dalë nga lista Basha, ka...
Kuvendi pritet të çelë nesër sesionin e ri, te fundit parlam...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...