web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Diaspora shqiptare thirrje të fortë shtetit/ Zbardhen kërkesat

7 Shtator 2020, 08:04, Politikë CNA

Përfaqësuesit e ?Diaspora për Shqipërinë e lirë? i drejtohen këtyre Istitucioneve të shtetit shqiptar në emër të Diasporës e cila, sipas statistikave të një prej organizatave më të mëdha dhe të qëndrueshme si ajo e Lidhjes Shqiptare në Botë, janë afro 10 milionë shqiptarë të shpërndarë nëpër Botë. Ne, një grup organizatash shqiptare në diasporë të cilat i kemi qëndruar të gatshëm në çdo vështirësi Mëmëdheut si nënës Shqipëri, Dardanisë , Iliridës dhe Çamerisë e kudo ku ka gjurmë shqiptare me të gjitha mjetet shprehim qëndrimin tonë të unifikuar se; ?indinjohemi thellësisht dhe kurrsesi nuk mund të pranojmë se Diaspora na qenka një grup vetëm për faktin se i vetëvendos këtë emër vetes pa ia lënë askush stafetën dhe pa na kërkuar asnjëherë bashkëpunim apo keshillë?.

Në mes te Shoqatave, organizatave dhe lëvizjeve të ndryshme në diasporë kanë dalë gjithmonë emra të shqiptarëve të drejtë dhe bashkëpunues të cilët kanë punuar mes njëri-tjetrit  duke iu përgjigjur pozitivisht çdo thirrje të Atdheut. Kohët e fundit, janë shtuar ?Principatat? që po mbijnë si kërpudhat pas shiut, sidomos nga vatrat dhe celulat e politikës shqiptare nëpër Botë. Politika shqiptare kërkon të sundojë, por s?do ta kenë kurrë konsesusin e njerëzve të ndershëm që kanë punuar për bashkimin, mirëqenien e integritetin e komunitetit shqiptar. Ata  s?do të munden kurrë për interesa personale apo riciklime të një politike të degraduar të mbartin dhe paraqiten në emrin e Diasporës së ndritur Shqiptare.
Nisur nga situate e krijuar, kerkesat e arsyeshme tonat si pjesë e një diaspore të vetëdijshme dhe te pastër në dobi të shqiptarëve janë:

-Krijimi i Ministrisë Shqiptare të Diasporës jashtë trojeve shqiptare atje ku jeton vetë Diaspora.
-Krijimi vetëm i një Ministrie Diaspore për mbarë shqiptarët dhe jo tre.
-Përfaqësimi i Diasporës në ambasada , konsullata dhe në të gjitha Istitucionet që perfaqëson Shqiperia dhe Kosova nëpër Botë
-Përfaqësimi i diasporës në Parlamentin Shqiptar
-Depolitizimi i Diasporës
-Vota e Diasporës nëpër qendra votimi të survejuara nga vetë ata
-Referendum mbarëkombëtar për unifikimin e Trojeve Shqiptare
-Marrëveshje për krijimin e një organizimi të qendërsuar të shqiptarëve në trevat shqipfolëse.

Këto janë kërkesat për të cilat Diaspora Shqiptare ka luftuar dhe vazhdon të luftojë deri sa të plotësohen përfundimisht!

Marsela Koçi – Lëvizja Atdhetare Krahët e Shqipes, Londër

Aldo Deliu dhe Megi Cara – LPSH, Londër

Aleksandër Dermentli, Talat Pllana, Vitore Stefa Leka, Bashkim Kllobocishta, Isuf Bytyçi, Lutfi Vata, Danny Shaqe, Durim Meta, Ariana Kosova, Skenderbeg Klaiqi, Kastriot Fetahu, Toni Vrenezi, Kita Nova, Dava Gjoka, Vat Marashi, Afrim Mazreku, Ramush Krasniqi, Klodian Pasku,  Skender Lazaj, Lumturi Lume Plaku, Elsa Trebicka, Dritan Skuraj, Baki Ymeri, Kristian Zara, Bahri Qerana, Fadil Llani, Fatmir Murtini, Xhevahir Lekaj, Arben Gjinokastriti, Altin Uku, Saimir Myrtollari, Bora Zukali, Maksi Binjakaj





Lajmet e fundit nga